Prej disa ditësh, pjestari i komunitetit tonë, atdhetari i njohur Marash Mrnacaj, anëtar i Vatrës, po i nështrohet një mjekimi të specializuar mjeksor. Pasi kaloi disa ditë në spital në White Plains, NY, tash po riaftësohet në një qendër të specializuar.
Konkretisht ndodhet në Burke Rehabilitation Hospital, në Mamaroneck Ave, White Plains. Së bashku me nipin e tij Mark Mrnacja, anëtar i Këshillit të Vatrës, shkuan për ta vizituar me Zef Balaj dhe Asllan Bushatin mbrëmjen e së Martës, 24 Korrik 2018.
Marashi, të cilit i qëndronin pranë bashkëshortja Mrija dhe vajza Lula(çdo natë dhe gjatë ditës pjestarë të familjes i shërbejnë me radhë, krahas personelit mjeksor), u gëzua për viiztën dhe nisi nga biseda dhe shakatë. Kujtesën e kishte të mrekullushme. Së bashku me Zef Balën kujtuan çaste të përbashkëta të mërgimit.
Pas një orë bisedash dhe shakash u larguam me urimin:Shërim të Shpejtë Marash Mrnaçaj!(dg)