Uashington, Prishtinë 11 maj 2015 – Liga Shqiptaro- Amerikane ka kërkuar nëpërmjet një letre shkarkimin e Petrit Selimin, nga posti i zëvendësministrit, për shkak të deklaratave të këtij të fundit lidhur me ish-kongresmenin amerikan, Joseph Dioguardi.
Liga Shqiptaro-Amerikane, ka thirrur një konferencë për media pas deklaratave të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Petrit Selimit, për ish-kongresmenin amerikan, Joseph Dioguardi.
Gjatë konferencës ata kërkuan nga kryeministri Isa Mustafa e ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, që ta shkarkojnë Petrit Selimin, nga posti i zëvendësministrit, pasi që sipas tyre ai ka fyer rëndë ish-kongresmenin amerikan, duke e krahasuar atë me Jeremiqin e Gjuriqin, raporton KlanKosova.
Gjithashtu ata u zotuan se për këto deklarata do ta padisin në gjykatë, Petrit Selimin./B.S./