• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë: Opozita do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e kryetares së KQZ-së

June 19, 2021 by dgreca

Pas shkarkimit nga presidentja të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, kreu i zyrës së BE-së në Kosovë tha, se është e rëndësishme që të ruhet pavarësia e KQZ-së para zgjedhjeve lokale këtë vit.

Nga Bekim SHEHU/

Partitë politike opozitare tashmë siguruan nënshkrimet e deputetëve dhe do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. Opozita dhe vetë Valdete Daka, shkarkimin nga pozita e kryetares së KQZ-së e cilësojnë të “jashtëligjshëm, antikushtetues dhe vendim politik kundër një organi të pavarur”.

PDK: Presidentja mori një vendim politik

Udhëheqësi i partisë më të madhe opozitare Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se vendimi i presidentes për shkarkimin e kryetares së KQZ-së dëmton institucionet demokratike. “Vendimi i presidentes së Kosovës, urdhëruar nga Albin Kurti për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, është antikushtetues, dëmton institucionet demokratike, rrezikon zgjedhjet lokale dhe është fund e krye politik. Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet”, tha Hoxhaj.

Vendimi: Daka cënoi pavarësinë e integritetin e KQZ-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tre ditë më parë i ndërpreu mandatin kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe në vend të saj,  emëroi gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi. Shkarkimi i Valdete Dakës nga detyra e kryetares së KQZ-së, pasoi pakënaqësitë e shfaqura nga lëvizja Vetëvendosje, ndaj Valdete Dakës. Pjesë e listës së lëvizjes Vetëvendosja në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte edhe vetë zonja Osmani me një numër të kandidatëve të saj. Në vendimin e presidentes Osmani për shkarkimin e zonjës Daka nga detyra e kryetares së KQZ-së, thuhet ndër të tjera se “Kryesuesja e KQZ-së me veprimet e saj, sidomos përgjatë procesit të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, ka cënuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së”.

Valdete Daka: Vendim i porositur

Edhe ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka nuk pajtohet me vendimin e presidentes dhe paralajmëroi se do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për rastin e saj, duke iu drejtuar edhe gjykatës kompetente. “Ky është vendim jo kushtetues dhe i pa mbështetur në ligj. Arsyetimi i dhënë në shkarkimin tim jo që është i paligjshëm por edhe kontradiktor dhe qesharak. Ky është vendim i porositur. Ky vendim i bërë publik pasditen e së hënës shihet qartë se ishte përgatitur më herët, këtë e dëshmon edhe fakti i emërimit të kryetarit të ri të KQZ brenda pak minutave. Publikimit të këtij vendimi i ka paraprirë takimit tim me presidenten ku ajo më kërkoi të japë dorëheqje në mënyrë të vullnetshme dhe në këmbim do të pranoj falënderime publike për punën e deritashme dhe më premtoi vazhdim të bashkëpunimit në të ardhshmen. I kam thënë se e kam përmbushur detyrën time sipas Kushtetutës”, tha në reagimin e saj Valdete

Daka.

Vendimin e presidentes Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës e ka cilësuar si shkelje kushtetuese edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. “Është shkelje e pastër Kushtetuese. Parametri kushtetues është kushtetuta jonë. Po qe se shkon në kushtetuese, Gjykata Kushtetuese kurrë nuk mund ta arsyetojë se shkarkimi i kryesueses së KQZ-së mund të bëhet nga presidentja siç e ka bërë presidentja e Kosovës. Që ta kemi të qartë, asnjë kompetencë e presidentit të Kosovës dhe presidentëve që kanë sistem të ngjashëm me ne, nuk kanë kompetencë ekzekutive, të gjitha janë zinxhirore. Kushtetuta e thotë shumë mirë se presidenti ka të drejtë vetëm për të emëruar kryesuesin e KQZ, që do të thotë për të aminuar zgjedhjen e bërë nga Apeli ose Supremja e Kosovës”, tha Enver Hasani.

Reagime të shoqërisë civile: Vendim i motivuar politikisht

Edhe shumë organizata të shoqërisë civile, shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së, e cilësuan “të motivuar politikisht, si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit”. Albert Krasniqi nga rrjeti i organizatave Demokracia plus, shkroi se kompetencat e presidentit të Kosovës janë të shumta, por jo aq sa ka vepruar presidentja Osmani. Presidentja Osmani në vendimin për shkarkimin e kryesueses së KQZ-së, ka marrë rolin e katër institucioneve të tjera: Gjykatës Kushtetuese, Kuvendit, PZAP-së dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi”, shkroi Krasniqi, sipas të cilit është i domosdoshëm interpretimi nga Gjykata Kushtetuese.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor të këtij viti. Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë, pas shkarkimit të zonjës Valdete Daka nga pozita e kryetares së KQZ-së, tha se “është e rëndësishme të ruhet pavarësia e KQZ, duke siguruar përgatitje profesionale për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit”. “Jemi njoftuar për vendimin e presidentes Osmani për të shkarkuar shefin e KQZ-së, e për të caktuar një të ri. Është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës dhe që pavarësia e KQZ-së të ruhet duke siguruar përgatitje profesionale në kohë për zgjedhjet lokale dhe për reformat në ligjin për zgjedhje”, shkroi Tomas Szunyog, shef i zyrës së BE-së në Kosovë.(DW)

Filed Under: Analiza Tagged With: kosova, Opozita, Shkarkimi i Kryetares KQZ

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT