Shqiperia po proteston ne shenje zemrimi per ate çfare ndodhi ne Tirane , ku polici i mori jeten 25 vjeçarit Klodian Rasha. Duket se doreheqja e Ministrit Sander Lleshaj nuk i ka qetesuar protestuesit. Kemi pare protesta te zemruara, te shoqeruara me shkaterrime, ne Tirane e qytete te ndryshme te vendit, siç kemi pare dhe gaz nga policia dhe shume te arrestuar.. .
.Natyrisht shkaterrimet nuk jane te shendetshme per Demokracine, Protestat PO. …Sot Lushnjaret dhane nje leksion demokracie per protestat paqsore me kulture demokratike. Vetem Flamuj Kombetar dhe thirrje kunder qeverise….
Ja information qe dergio per Gazeten DIELLI, gazetari Shkelqim Bylykbashi: Partia Demokratike Lushnje ka organizuar nje proteste model si nga pjesemarrja po ashtu edhe nga qytetaria! Mijera banore te qytetit dhe simpatizante te se djathtes se bashkuar kane shprehur indinjaten e tyre ndaj qeverise dhe kryeministrit Rama! Me parullat “Rama IK”!, “E duam Shqiperine si Europa”, “Qeveri e Krimit” etj protestuesit kane pershkruar shetitoren nga stadiumi tek sheshi ne qender te qytetit. Pjesemarrja e rinise dhe grave ishte nje tjeter simbol i protestes per qellimin e saj politik, social, shoqeror e ekonomik. “Lushnja nuk i Nenshtrohet Diktatures”! Me kete moto u nis dhe u mbyll kjo proteste qytetare dhe paqesore! Nese nuk protestojme nuk mund te fitojme te drejtat tona qytetare! Kjo qeveri eshte e kapur nga krimi, mafia dhe oligarket! Se bashku do t’ja dalim! Fitore ne 25 prill!