TE DIELEN, 27 MAJ 2018, FESTIVALI 5-TE I SHKOLLAVE SHQIPE NE SHBA/
Në mjediset e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA grupi përfaqësues i shkollës shqipe në Bronx,që i vazhdon prej disa muajësh mësimet këtu, po përgatitet për Festivalin e 5-të shkollave shqipe, që organizohet të Dielën me 27 Maj 2018, në orën 1.00 PM.
Përgatitjet i drejton veprimtari i njohur Gjergj Dedvukaj.
Grupi sot ka përgatitjet e fundit që nesër të paraqitet me dinjitet në Festival.
Për ata që duan të marrin pjesë njoftojmë se Adresa ku organizohet Festivali është :
GARFIELD MIDLE SCHOOL
175 LANZA AVE, GARFIELD, NJ 07026
Shkolla shqipe në Garfield, që drejtohet nga Profesor Shaban Gjoka,është pritsja dhe organizatorja e Festivalit të 5-të .