NGA GËZIM LLOJDIA/
Luan Toto e ka nisur jetën më 19. 12. 1937 në qytetin e Vlorës. Mbaroi shkollën e mesme në gjimnazin “Ali Demi”, në vitin 1956. Studioi në Poloni për inxhinier mekanik në vitet 1956-1958, por nuk i mbaroi studimet se iu pre bursa nga shteti. Në vitet 1958 – 1960 studioi, me korrespodencë, në Institutin Gjuhë letërsi Shqipe në Tiranë. Punoi në qytetin e Vlorës mësues i matematikës dhe fizikës, në vitet 1959-1962. Në vitin 1962-1965 punoi aktor në teatrin profesionist të Vlorës,. Në vitet 1965-1968 punoi piktor dekorativ në NTAN. Prej vitit 1968 deri në vitin 1992 deri sa doli në pension, punoi piktor në dekorin e qytetit të Vlorës. Është Anëtar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”.Në 75 vjetorin e ditardhjes në jetë Luan Toto ka një profil tashmë të njohur. Piktor,aktor,shkrimtar,përkthyes. Veprat e poetëve, shkrimtarëve, dhe artistëve të arteve figurative në përgjithësi mbajnë të hapur një thesar të dijes së thellë. Jo vetëm filozofia dhe letërsia por edhe artet e bukura punojnë për zgjidhjen e problemit të ekzistencës. Në këtë kuptim energjia që ka derdhur Luan Toto fokusohet në 4 fusha që ka të përbashkët frymëzimin. Letërsia është një mjet i fuqishëm ne edukimin shpirtëror dhe prandaj i arrin plotësisht pikësynimet e veta me mjetet e saj. Bija e parë e bukurisë hyjnore është poezia .Pra letrat. Krijimtaria e Luan Totos në këtë gjini :Sezaiu –novelë,Drite ne qeli- drame,Letra-drame,Arbeni –Drame për fëmijë,Krisma e pare – Drame për fëmijë,Nga cikli i romaneve,Koha e Rinise se baballarëve,Dielli perëndoi ne lindje,Duam ajër,Apokalipsi
Cikli trilogji :”Dielli përfundoi në lindje” përbënë në vetvete një cikël të gjatë të romanit historik me ngjarjet tragjike të viteve të luftë së dytë botërore para të çlirimit dhe pas çlirimit, ku goditi dhimbshëm tërmeti i luftës së klasave ishte ndoshta më i pamëshirshmi. Një pjesë e dramave të krijuesit Toto kanë jo vetëm artin e të shkruarit ,stilin,ngarkesën emocionale,intrigën pra janë gjithsesi në vetvete krijime mërfilli artistike të realizuar .Luan Toto ka treguar se edhe në gjininë e përkthimit të kryesisht asaj polake është një mjeshtër i vërtetë.Një këndvështrim teorik, ka thwn njw pwrkthyes i njohur,“përkthimi është një veprimtari psiko-gjuhësore ushtruar nga dikush me gojë a me shkrim me qëllim komunikimi midis bashkësish a individësh që nuk flasin të njëjtën gjuhë. Në rastin e përkthimit letrar, kjo veprimtari ka një rezonancë estetike ,sot ekziston në botën e qytetëruar një shkencë e përkthimit që quhet traduktologji . Falë përpjekjeve shkencore të këtyre dy figurave të teorisë e praktikës së përkthimit, sot përkthimi nuk është më si dikur një nëndegë e gjuhësisë, por shkencë më vete. Pra, përkthimi është shkencë; si i tillë, ai mban lidhje të ngushta me gjuhësinë, psikologjinë, leksikologjinë dhe leksikografinë. Gjithsesi, të mos harrojmë se, para se të ngrihej në këtë nivel, ai ka qenë gjithashtu dhe vazhdon të jetë një teknikë; si i tillë, ai mban lidhje me gramatikën, stilistikën dhe artin e të shkruarit.
Përkthimi nga gjuha polake
1-Gjermanët –dramë
2-Dita e parë e lirisë- dramë
3-Rruga e superspiunit-Tregim
4-Misioni i gjeneral Betuarit
5-Operacioni ‘Poli I veriut”
6-Dueli I spiuneve
7-Ku është Oberleutnanti Siebert
8-Katastrofa e Hiroshimës
9-Atentati kundër Kutscherit
10-Mullixhiu nga De-tregim
Piktura:“Nëna e arteve të dobishme është nevoja thotë një filozof. Ajo e arteve të bukura është tepria. Të parët kanë si baba intelektin. Të dytët gjenin .Ç’janë artistët ,krijuesit e veprave të dobishme ? Ata ndriçojnë mendjen njerëzore me veprën e tyre duke ndikuar në formimin qytetar .Rruga që nuk përshkohet nga drita është errësirë. Dhe përse na duhet ndriçimi . Intelekti është thjeshtë medium i zbërthimit të motiveve i gjetjes ,kuptimit të tyre. Një njeri normal ka 2/3 vullnet dhe 1/3 intelekt. Një poet,shkrimtare apo artistë ka 2/3 intelekt dhe 1/3 vullnet. Ajo që quhet çast përkushtimit nuk është gjë tjetër veçse çlirim i intelektit. Me këtë fuqi shpirtëror ndikon artisti,poeti dhe shkrimtari në qytetarin tonë. Në këtë kuadër vlerësimi dhe roli i një krijuesi mbetet i rëndësishëm në formimin qytetar. Në të vërtetë brenda atyre telajove arti shkrihej e gufonte,lëvizte plot nur bukurie,ngjyra e kolorit.I.B, poet dhe gazetar,pedagog e është shprehur se që kur ishte nxënës në gjimnazin “Ali Demi”, ai dallohej në të gjithë djemtë e talentuar në fushën arteve. Pra Luani thotë gazetari i mirënjohur Bregu ishte në krye,madje edhe në artet pamore. Një shqyrtim të këtillë unë e shikoj si një dritare të vlefshme. Lëmi, që ai gatuan më mirë është ndoshta piktura. Realizmi dhe qyteti i tij jugor me det shfaqen çuditërisht bukur. Peizazhet i godet mirë. Ka një dorë të vëmendshme që shket me aq kujdes përmbi telajo. Nuk ngopesh për nga bukuria dhe lirizmi kur shikon Ujin e ftohtë. Të kësaj pjese gjen dhjetëra krijime të hedhura duke treguar se arti i tij më parë se të zbres atje është gatuar në shpirt. Në të vërtetë, brenda ndjen poezinë, si ai qelqi që thuhet uji, që zbret, dallgët që shkumëzojnë, shkëmbinjtë dhe plazhet e detit të jugut, gjithë jetë. Mua jo se më pëlqen realizmi por kam nostalgji për këto vende piktoreske,që sa i shikon aq më të magjepse shfaqen, keni parë detin dëshmitarë, dallgët, diellin, perëndimin, bluja e theksuar tek piktorët e Vlorës si vetë ngjyrimi i detit.Një kalendar të tij dhe pash vjeshtën e thjeshtë pa rivale të vetë,ashtu siç e kishte bërë nëna. Përroskat e pathara ujëshumë, kopshtije të harlisura, ujëvarë, bimësi, banesa, stinë dhe cikle që shumëzohen nën shi, mirëpo tuneli mbetet pjesë e zemrës për vlonjatet. Ai është zgjedhur këtë herë ndryshe, në hyrje por dhe në dalje të tij, për të thënë se bukuria e tij nuk është vetëm në fillesë, dhe ajo që të impresionon janë pemët shkurrnajë me ngjyra befasuese. Ekspozita te hapura gjithsejtë 4. Ka punuar mbi tablo me motive te ndryshme .Ka nxjerr albumin me piktura të titulluar:Në studion e piktorit Luan Hysni Toto.Luan Toto në vitet e vrullshme të pjekurisë së atij artistike është shfaqur edhe si aktor në trupën e teatrit të Vlorës. Në vitin 1962-1965 punoi aktor në teatrin profesionist të Vlorës, ku luajti 6 gjashtë role kryesorë, midis tyre edhe rolin e peshkatarit tek “Familja e peshkatarëve” të Sulejman Pitarkës. Profili i tij do ta plotësojmë më mirë miqtë e tij aktor dhe,shkrimtarë e piktorë.