Nga Beqir SINA – New York
Mbas kthimit të tyre nga një aksion për shpërndarjen e ndihmave, shkollave, dhe zonave të thella malore, në Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare, nisma tashmë e njohur “Shokë klase përgjithmonë”, me dy themelueset dhe drejtueset kryesore, zonjushen Lendita Hoxha, dhe znj. Mane Bodini, së bashku me aktivist të tjerë të kësaj nisme, e cila është pjesë e një projekti i cilësuar si mjaft ambicioz në komunitetin shqiptarë në zonën e Tri-Shtetshit, u takuan me Konsullen e Përgjithshme të Kosovës, Ambasadoren Teuta Sahatqija, dhe konsullin Fatmir Zajmi, i cili njëhereshit është edhe kordinator në komunitet me këto takime.



