Shoqata patriotike “Çamëria” festoi sot 22 vjetorin e themelit të saj. Në ceremonië, e cila u zhvillua në ambjentet e kompleksit“Xibarku” morën pjësë kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi; Presidenti i Nderit i PartisëDrejtësi Integrim dhe Unitet, TahirMuhedini; nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ardian Turku; deputetja Rajmonda Bulku, zëvendësministrat Ferdinand Poni, Abas Hado dhe Ardian Tana, i cili është njëherësh kryetar i Shoqatës Çamëria, themeluesit dhe kontribuesit e Shoqatës patriotike “Çamëria”si dhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në vëndin tonë. Në fjalën përshëndetëse kryetari i Shoqatës patriotike “Çamëria”, Ardian Tana falenderoi pjesëmarrësit në këtë 22 vjetor të shoqatës si dhe vlerësoi kontributin e angazhimin e secilit prej tyre në mbështetjen e çështjen çame. “Dua t’ju falenderoj jo vetëm për pjesëmarrjen tuaj në këtë ceremoni por mbi të gjitha për angazhimin që keni patur gjatë gjithë viteve të aktivitetit të shoqatës patriotike Çamëria, mbështetjes që ju i keni dhënë kësaj shoqate ku falë kësaj mbeshtetje çështja çame ndodhet këtu ku ajo është sot dhe po hedh hapa të sigurtë drejt rrugës së zgjidhjes”- u shpreh Tana.
Më tej ai tha se shoqata patriotike Çamëria është nga të parat organizata të krijuar menjëherë pas pluralizmit në Shqipëri, e cila ka ditur të shpreh të gjithë vullnetin e popullsisë shqiptare të Çamërisë dhe se në këto 22 vite aktiviteti i shoqatës patriotike që nuk ka ndalur edhe pse ka patur përballë një shteti i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat e mundshme të na pengojë në rrugën tonë, siç është Greqia, duke e cilësur si shkaktaren e tragjedisë së madhe të shqiptarëve të Çamërisë. Ndërsa Presidenti i Partisë Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini u shpreh se çështja çame tashmë është drejt zgjidhjes dhe se me depozitimin në Kuvendin e Shqipërisë të Rezolutës Çame deputetët duhet ta votojnë. Gjatë kësaj ceremomie fjalën e mori edhe ish-kryetari i Shoqatës patrioktike Çamëria Servet Mehmeti, i cili shprehu mirënjohjet e tij për gjithë ata që i dhanë jetë kësaj shoqate dhe se çështja çame tashmë duhet të marrë zgjidhje me votimin e Rezolutës Çame. Në kuadër të 22-Vjetorit të Shoqatës Patriotike Çamëria, edhe shoqata kulturore atdhetare “Arbëria” nëpërmjet kryetarit të saj, Ago Nezha shprehu mbështetjen e plotë për zgjidhjen çëshjes së drejtë çame.(Foto-Arkiv)
SHOQATA CAMERIA PROTESTOI PARA SELISE SE KOMBEVE TE BASHKUARA NE NEW YORK
Të dielën e 9 dhjetorit në orën 4 pasdite, para Selisë së Kombeve të Bashkuara në 47 Street, Avenuja e parë, në sheshin e njohur per protesta, Dag Hammarskjold Plaza, Shoqata Camëria, me kryetar Endri Merxhushi, organizoi një miting- protestë në Ditën Ndërkombëtare kundër Genocidit. Moderatore e veprimtarisë ishte vatrania Nazo Veliu, me origjinë nga Camëria. Në ndihmë të shoqatës Camëria ishte dhe Shoqata e të rinjëve dhe te rejave ”Rrënjët Shqiptare”-Albanian Roots- dhe “Forumi për Demokraci”. Në mesin pjesmarrësve kishte dhe vatranë.
Drejtuesja e aktivitetit u kërkoi pjesmarrësve që të mbanin një minut heshtje në kujtim të martirëve camë, mbi të cilët veproi pa mëshirë genocidi i përgjakshëm i Zervës. Folësit kërkuan që edhe Qeveria Greke të ndërgjegjësohet dhe ta njohë cështjen Came. Edhe pse duket se Qeveria Greke nuk ka ndërmend që tash për tash ta njohë genocidin e pashembullt të ushtruar ndaj një popullsie të mbrojtur, kerkesa shqiptare duhet te behet me e forte. Edhe pse shtypi grek këto ditë ka aluduar se do të vihet në axhendë cështja came, qeveria e Athines ka përgënjeshtruar shtypin. Ka qenë zëdhënësi i Ministrisë se Jashtme Greke, i cili në fundjavë tha një “JO” të prerë per njohje te ceshtjes came. Gregori Delavekuras, zëdhënësi i Minsitrisë së Jashtme Greke, eshte shprehur se: “Ministri i Jashtëm, Dimitris Avramopulos e bëri të qartë se në Greqi nuk ka asnjë çështje të tillë dhe kushdo që konsideron se ka një problem, mund të drejtohet në gjykatat greke”. Qeveria shqiptare nuk duhet të kërkojë thjesht kthimin e pronave, por parasëgjithash, të njihet Genocidi, të tjerat zgjidhen zinxhir më pas.
Më pas folës të ndryshëm kanë kërkuar njohjen e genocidit cam dhe i kanë bërë thirrje Qeverisë Shqiptare, Parlamentit, politikanëve, që të luftojnë realisht për ta zgjidhur cështjen came. Po ashtu u kërkua që deputetët e Parlamentit Shqiptar të votojnë Rezolutën për Camërinë, e iniciuar nga dy deputetët camë, Shëptim Idrizi dhe Dashamir Tahiri. Folësit në radhë ishin: Endri Merxhushi,Ilir Hysa, Galip Taho(I ardhur posacërisht nga Shqipëria), Sali Bollati, Zef Balaj, Marko Kepi, Emin Egriu, Valbona Karanxha, Grid Rroji, Uk Lushi, Esat Rizaj dhe Fatos Daci. Rapsodi Tom Gjergji, i veshur me kostum cam, recitoi vargje per camerine, nderkohe qe nga altoporlanti shperndahej pervajshem kenga came” Vaj e mall per Camerine”.
Ne sens kritik mund te vleresohet pjesmarrja, e cila ishte simbolike për protesta të tilla (vetë, organizatorët përdorën në fjalimet e tyre një shifër pjesmarrjeje 50 deri në 60 vete), në fakt edhe koha ishte e papërshtatshme; ora e lajmeruar 4 pasdite, fillimi i protestes 4 e 20,(ndërkohë që dielli perëndoi në 4 e 29 minuta), po t’i shtosh kësaj edhe qenien mbyllur të zyrave ne Seline e Kombet e Bashkuara, si ditë pushimi,- përfitimi për senisibilizim mbetet i diskutushëm. Koha parapergatitore e njoftimeve ishte e pamjaftushme. Me shume iu dha rendesi faktit se kush e organizonte aktivitetin se sa te percillej njoftime tek komuniteti. Nuk është hera e parë kur ne shqiptarët flasim vetë dhe dëgjojmë po vetë. Ndoshta protokollimi në Selinë e Kombeve të Bashkuara i një Rezolutë të inicuar nga organizatat e Bashkuara Shqiptare me mbështeteje nga personalitete shqiptaro-amerikane të njohura për publikun dhe politikën amerikane, do të kishte më shumë vlerë se sa një miting proteste pa efekte prapaveprues dhe nga personalitete amerikanë.
Korresp i Diellit. (Më gjërësisht do të lexoni në Diellin e printuar)