• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeministri Kurti priti në takim një delegacion të Shoqatës “Dibra” nga SHBA

August 25, 2021 by s p

Prishtinë, 25 gusht 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim një delegacion të Shoqatës Atdhetare “Dibra” që vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga viti 1996. Në delegacion ishin kryetari i shoqatës, z. Dashmir Miftari dhe anëtarët z. Albert Kolonja, z. Besnik Miftari, z. Bekim Paçuku dhe z. Fitim Kasapi. Kryeministri Kurti dhe delegacioni i shoqatës biseduan për kontributin e diasporës shqiptare dhe lidhjet e tyre me atdheun, si dhe përgjegjësinë e përbashkët për ruajtjen e vlerave kombëtare. Kryeministri theksoi nevojën për investime të diasporës, që do të ndikonte në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe do të krijonte mundësitë për kthim në vendlindje. Delegacioni i shoqatës “Dibra” i dhuroi Kryeministrit Kurti një pikturë me portretin e arsimtarit dhe veprimtarit të çështjes shqiptare, Said Najdeni, të realizuar nga piktori Sabit Bocku, si dhe i bënë ftesë për të vizituar shoqatën.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Albin Kurti, Shoqata Dibra, USA-Kosove

“Dibra” festoi 105 Vjetorin e Pavarësisë në teatrin“Saint George”

November 29, 2017 by dgreca

1 deshira ahmetiFlamuri Kombëtar që ngjiti artistët shqiptarë në “Shtëpinë e Ëndrrave” në skenën e teatrit të famshëm Saint George në Staten Island/2 kezja

Nga Keze Kozeta Zylo/

IMG_1978Shoqata atdhetare “Dibra” organizoi me plot sukses një mbrëmje gala në nderim të 105 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Teatrin “Saint George” në Staten Island, New York.  Kryesia e nderuar e kësaj shoqate me president të saj z.Dashnor Miftari kishin kohë që kishin lajmëruar mbarë komunitetin shqiptar për të marrë pjesë në këtë mbrëmje gala për të festuar Ditën e Shenjtë të Flamurit.     Shoqata e mirënjohur “Dibra” vazhdon traditën e paraardhësve të saj për festën Kombëtare, Ditën e Flamurit ku mbledh së bashku shqiptarët për të festuar këtë ditë të shënuar të popullit shqiptar.  Ishulli i bukur i Staten Island është zbukuruar këto ditë me flamujt kuq e zi në bulevardin kryesor gjithashtu dhe gazeta Amerikane “Staten Island Advance” kishte nxjerrë njoftimin për këtë koncert që do të zhvillohej në teatrin e famshëm “Saint George” qe eshte pak minuta nga Staten Island Ferry.  Salla ka 2,800 vende dhe u hap për publikun, më 1929.

Brill, i cili kishte në pronësi disa teatro të tjera në ishull dhe dikur kishte në pronësi me William Fox të famës së shekullit XX Fox i cili e parashikoi Shën Gjergjin si një shtëpi “ëndërrash” që konkurronte në katedralat e Manhattan-it të kinemasë.

E pikerisht në këtë shtëpi ëndrrash për herë të parë në historinëe diasporës performuan artistët shqiptarë të Diasporës si dhe të ftuar nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare jashtë kufijve të saj…

Moderatorja e programit zonjusha simpatike Kozeta Turishta e cila e prezantoi programin me profesionalizëm duke sjellë përvojën e saj disa vjeçare si gazetare në Top Channel pasi iu ka uruar gjithë shqiptarëve “Gëzuar Festën e Flamurit” ka ftuar në skenë artistët shqiptarë për të interpretuar pjesët që ata kishin zgjedhur nën drejtimin e producentit artistik Mjeshtrit Shpëtim Saraçi.

Është e pamundur të shkruash per secilin prej tyre, por më duhet të them se ata shkëlqyen të gjithë në performancën e tyre, ata sollën një natë magjike për komunitetin shqiptar në Staten Island dhe për gjithë Diasporën.

Koncerti filloi me Himnin Amerikan interpretuar nga Frederik Ndoci dhe Himnin Kombëtar shqiptar interpretuar nga Kastriot Tusha.

Pas Himneve moderatorja Turishta ka ftuar kryetarin e shoqatës z.Dashnor Miftari.  Fjala e tij përshëndetëse dhe urimet e ngrohta dhe të perzemerta në emë të kryesisë për 105 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë u mirëpritën me duartrokitje nga i gjithë publiku artdashës çka tregon për mbështetjen që i japin bashkëkombasit e tij.  Z.Miftari së bashku me kryesinë e tij po bëjnë një punë të mrekullueshme, një punë që i shërben dhe më shumë të ardhmes së Diasporës, nga se ata janë djem të rinj, me energji të reja dhe me po aq vizion për Kombin.

Pas përshëndetjes së tij në skenë ka ardhur këngëtari Gëzim Nika i cili ka interpretuar “Shqipëri o nëna ime” dhe Vallet e vendit tim.

Me duartrokitje të ngrohta është mirëpritur Ansambleisti i shtetit të Nju Jorkut z.Mark Gjonaj i cili me një shpirt të zjarrtë për Atdheun gjen kohën që të urojë shoqata të ndryshme në këtë ditë të shenjtë të Kombit.  Në skenë jane ngjitur për të përshëndetur dhe për të uruar shqiptarët në Ditën e Flamurit dhe ish kongresmeni Mickael Grimm njëherazi kandidat përsëri për në Shtepinë e Bardhë si dhe senatorja e shtetit të Nju Jorkut zonja Diane Savino.

Vedat Ademi ka interpretuar disa këngë si “Kolazh me këngë kosovare” duet me Xhoi Bejko si “Moj bjondinë”…

Xhoi Bejko këndoi Shqipëri o vendi im etj…

Arjan Kerliu interpretoi Te dua lumi im dhe “My way”…

Mira Konci “Moj e bukura more”, fatit i besoj dhe “Woman in love”

Aktori Mirush Kabashi interpretoi poemën “Gjuha Shqype” nga At Gjergj Fishta si dhe “Moj Demokraci” të poetit të ndjerit Pano Tacit ish i persekutuar politik.

Magjike dhe surprizë tejet e këndshme ka qenë dalja në skenë e këngëtares së famshme botërore Bebe Rexha, prindërit e se cilës janë me origjinë nga Dibra.

Haxhi Maqellara ka sjellë pranë spektatorëve interpretimin për “Elez Isufin” si dhe “Jam krenar që jam dibran”.

Sinan Vllasaliu intepretoi “Ktheju o rini” dhe “Ajredin Pasha”.

Kastriot Tusha “Vijnë pamporët”, Margjelo si dhe New York, New York…

Mbrëmjen Gala dhe gjithë bashkatdhetarët i ka përshëndetur nga Tirana, kryeqyteti i Kombit, nëpërmjet nje vidioje kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama i cili iu uroi për Festën e Flamurit dhe në vecanti falënderoi Kryetarin e shoqates “Dibra” z.Dashnor Miftari, kryesinë e tij si dhe një falënderim i veçantë i ka dhënë z. Ilir Rusi i cili e quajti vëllain e tij.

Dëshira Ahmeti Kërliu interpretoi “Per ty Atdhe” si dhe “Dua më shumë Shqipërinë” duet me Arjan Kërliun.

Frederik Ndoci interpretoi “Rrjedh në këngë e ligjërime”, “Por si ty nuk ka nje tjetër”

Koncerti ka përfunduar me ardhjen e gjithë artistëve në skenë të cilët i kënduan Kombit dhe Flamurit!

Koncerti ishte një sukses i jashtëzakonshëm, me një performancë të shkëlqyer në “Shtëpinë e ëndrrave” nga artistë të mirënjohur shqiptarë organizuar me madhështi nga shoqata atdhetare “Dibra”, e cila la për herë të parë një gjurmë të artë në 88 Vjetorin e teatrit “Saint George” në Staten Island.

Pas koncertit kryesia e shoqatës organizoi një mbrëmje në restorantin “Blue” në Staten Island, një restorant që shërben në menyrë të kulturuar dhe afron ushqime tejet të shijshme.

Muzika, DJ, artistët e shquar si Haxhi Maqellara, Arian Kërliu, Sinan Vllasaliu, Mira Konci, Xhoi Bejko etj e bën dhe më magjike natën e së dielës në ishullin e Staten Island, në Restorantin Blu, pranë oqeanit.  Uji me ngjyren blu të thellë që më dukej sikur të ishja pranë detit të Vlorës së Flamurit, pranë Vlorës së Ismail Bej Vlorës, shkëlqente nga reflekset e Hënës, e cila më jepte një ndjesi si një nuse e bukur dibrane me veshjen kombëtare që mirëpriti në sofrën e saj bashkëkombasit në Ditën më të shenjtë të Kombit, në Ditën e Flamurit Kombëtar.

Mbremja gala u filmua nga disa media ndërmjet të cileve TV “Alba Life” do te transmetojë së shpejti në kanalet televizive kronikën e përgatitur enkas për këtë koncert madhështor.

26 Nëntor, 2017

Staten Island, New York

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: 105 vjetorin, festoi, Saint George, Shoqata Dibra

Me Shoqatën “Dibra” në New York

January 3, 2017 by dgreca

Në mjediset luksose të hotelit “Hilton” në Staten Island, shoqata atdhetare “Dibra” e priti me plot hare, këngë e valle Vitin e Ri 2017-të/

1-dibra-ok1-raifi2-maqellara2-merita3-qemali-e-valle

Shoqata atdhetare “Dibra” në New York së bashku në ndërrimin e motive 2016 të-2017-të/

4-kengetarja-e-raifi5-qemali-raifi6-haxhiu-me-vella7-grup-keng

Nga Keze Kozeta Zylo/Në mjediset lluksose të hotelit “Hilton” në Staten Island, shoqata atdhetare “Dibra” e priti me plot hare, këngë e valle Vitin e Ri 2017-të.  Familjet dibrane vinin grupe grupe dhe uronin njeri tjetrin: “Gëzuar Vitin e Ri 2017-të”.  Salla e mbushur nga qindra vetë gumëzhinte nga njerëzit, por ajo qe i jepte më shumë emocion dhe dukej sikur mbushte gjithë godinën me cicërima zogjsh ishin  fëmijët e bukur dibranë.Ndërsa matanë xhamave të sallës dukeshin pemët nudo të zhveshura nga stina e akullt e dimrit si skulptura të Mikelanxhelos, ku rrezet e Hënës së verdhë në portokalli si dhe dritat e Vitit të Ri të sillnin imazhin e penelit të Van Gogut “Path In The Woods”, sillnin reflekse të magjishme midis pemëve dhe shtegut midis krahëve të tyre.

Mrëmjen e hapi artisti i mirënjohur, bilbili i Dibrës Haxhi Maqellara i cili pasi iu uroi gjithë shqiptarëve: “Gëzuar Vitin e Ri 2017-të” ftoi në skenë kryetarin e shoqatës atdhetare “Dibra” z.Dashnor Miftari i cili së bashku me kryesinë e shoqatës premton shumë për punë edhe më të bukura në shërbim të Kombit.  Z.Miftari uroi gjithë pjesëmarrësit për një vit të mbarë dhe plot suksese dhe i la ata të gezojnë dhe vallëzojnë nën tingujt e muzikës së bukur shqiptare.

Duke dëgjuar dhe ndjekur nga afër aktivitetet e ndryshme të shoqatës atdhetare “Dibra” të cilët në shoqatën e tyre pranojnë çdo shqiptar medoemos këta të rinj që drejtojnë kryesinë si dhe gjithë Dibra të kujtojnë dhe sjellin ndërmend fjalët e Haxhi Vehbi Dibrës në Kuvendin e Vlorës, në Ditën e Flamurit, ditën e Shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912, ku, ndër të tjera tha: “Kristiani e myslimani janë vëllazën shqiptarë e të pandarë.” Haxhi Vehbi Agolli (Dibra), (12 mars 1867-24 Mars 1937) ishte klerik dhe aktivist politik shqiptar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i parë i Parlamentit të Shqipërisë dhe kryetari i parë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Mbrëmja entuziaste me këngë e valle u drejtua nga artisti i shquar dhe mjeshtri i fizarmonikës z.Raif Hyseni së bashku me orkestrën e tij, anetarët e së cilës janë Mirgjen Darova, Sevim Omer dhe Adrian Asllani.  Z.Raif Hyseni nën interpretimin plot profesionalizëm në fizarmonikë me hapjet dhe mbylljet e saj duket sikur sjellë frymë, ajër në këto festa të bukura shqiptare.  Ai së bashku me bashkëshorten e tij simpatike artisten e shquar dhe të dashur të shqiptarëve znj.Merita Halili janë një binom i shkëlqyer artistësh që debutojnë profesionalisht dhe plot kulturë.  Zëri i saj u dëgjua si një kanarinë që duket se do na shoqërojë për gjithë vitin 2017-të dhe përgjithmonë.

Një zë i magjishëm që koordionoi bukur traditën me modernen ishte nga artisti i ardhur enkas nga Micigami, z.Florent Nushi.  Interpretimi i tij ngriti peshë gjithë sallën, ku ciftet në krahët e njeri-tjetrit vallëzonin dhe këndonin së bashku.  Tek ky artist nga Gjakova është kombinuar harmonishem talenti dhe kultura që ka marrë në Akademinë e Arteve.  Debutimi plot kulturë nga artisti Nushi solli dhe më shumë emocion dhe më shumë hare në këtë mbrëmje mbresëlënëse.

Edhe debutimi i artistes së re ardhur nga Virxhinia znj.Amarda Arkaxhiu ishte i bukur, i ngrohtë, dëgjohej dhe kërcehej me endje nga pjesëmarresit.  Energjia e pashterrshme e saj sillte dhe më shumë entuziazëm vecanërisht tek të rinjtë që s’duan të ulen kurrë në natën magjike të Vitit të Ri…

Dy artistët e mrekullueshëm, dy vëllezërit Haxhi dhe Agron Maqellara gjithmonë sjellin emocion, interpretime profesionale për këngën e bukur lirike dibrane, këngën e bukur qytetare dhe plot mesazhe frymëzuese.  Ata janë një familje arisitësh, ku dhe fëmijët e tyre po vazhdojn ëtraditën.  Vlen për të përmendur tenorin Blerar Maqellara një djalë që edhe pse në moshë të re arriti të jetë superstar në shkollën publike amerikane “S.E.Wagner” me mijëra studentë ku ai u përzgjodh në rolet kryesore në shfaqjet teatrale tejet të mirënjohura, marrë nga Brodway show.  Jam e sigurtë në ëndrrën time që një ditë do ta shoh Bledarin në skenat më të famshme.   Shumë këngë të interpretuara prej tyre janë të shkruara nga kantautori Haxhi Maqellara i cili është vlerësuar jo vetëm si artist por dhe si debutues për çështjen kombëtare. Kënga e tij për Tiranën ngre lart shpirtin punëtor dibran, krenarinë e ligjshme të saj dhe ja se si në këto vargje:  

“Aty hëngrëm bukë e krypë/ Tuj punu, e jo tuj lypë”…

Pjesëmarresit u argetuan gjithashtu dhe nën tingujt muzikor të “DJ Luani”.

Mbyllja e kësaj mbrëmje festive mbresëlënëse do të mbahet mend gjatë kur salla u mbush me zërat e të gjithë artistëve të cilët u bashkuan në skenë duke interpretuar së bashku këngë të ndryshme shqiptare.  Harmonia e zërave të tyre dukej si një kompleks i bukur që do të mbahet mend gjatë në kujtesën e pjesëmarrësve.  

Këtë natë të bukur festive e solli shoqata atdhetare “Dibra” me kryetar z.Dashnor Miftari dhe anëtarët e kryesisësi: Arbër Kuka/ Besar Dika/ Bekim Pacuku/ Bekim Papraniku/ Bekim Kosovrasti/ Gazmend Kërkuti/ Ibrahim Rexha/ Nderim Marke/  që edhe pse larg Atdheut mban gjallë dhe mbështetet në rrënjët e të parëve të tyre, është një shoqatë që ka brenda njerëz të cilët janë integruar me kulturë në botën amerikane çka të kujton personalitetin e shquar të Kombit, dibranin Josif Bageri i cili ka thënë:  “Mjaft kom kjon kpuc mbaronjës/ Mjaft punova kët mjeshtri/ Tani due me kjon shkronjës/ Me sa t’di, Vjershtor të mbrri”.

Shoqata atdhetare “Dibra” së bashku me pjesëmarrësit e pritën me këngë e valle ndërrimin e motive të vitit 2016-të në 2017-të.

Gjithë aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life” New York me themelues dhe producent z.Qemal Zylo, aktivitet që do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.

1 Janar, 2017

Staten Island, New York

Filed Under: Featured Tagged With: 2017, feste, ne Marriot, ne Nju Jork, Shoqata Dibra

SHOQATA”DIBRA” MBAJTI KUVENDIN ZGJEDHOR NE NJU JORK

February 1, 2016 by dgreca

*Shoqata Atdhetare Dibra në Nju Jork, mbajti Kuvendin e X-të zgjedhor – Dashnor (Dashi) Miftari zgjidhet kryetar /
* Në emër të Kuvendit të SHAD, iu dha një respekt i veçantë me një minutë heshtje, luftëtarit të lirisë së Kosovës, ushtarit të UÇK-së, Fatmir Abdullai – Begu – krenarisë së kombit “Fatmir Begu” Lavdi !/
Nga Beqir SINA – Staten Island NY/
STATEN ISLAND NY: Shoqata Atdhetare Dibra, ditën e diel në mesditë ( 31 janar ) mbajti Kuvendin X-të, të saj, zgjedhor në sallën e Dibra Klub ( Besim “TITI” Maqellara) Staten Island, New York, me një pjesmarrje të madhe dibranësh.Në këtë Kuvend – i cili ndoshta ka qenë edhe më i organizuari i kësaj shoqate në vitet e fundit, u hap nga Kryetari në ikje, zoti Musa Paçuku, një veprimtar i njohur në çështjen kombëtare, i cili e udhëhoqi me një përkushtim të veçantë këtë shoqatë, gjatë mandatit që ai la pas.
Paçuku, mbasi lexoi raportin në mbledhjen e parë, ku pos mangësive ai vuri në pah edhe disa nga rezultatet më të mira, të punës së SHAD, gjatë mandatit të tij, si kryetar.
Ai i dha një vend të veçantë, dhe meritor atyre dibranëve, që së bashku me të, nuk iu ndanë shoqatës në momente më të vështira, të punës dhe mbarvajtjes së saj. Duke u dalluar me kontributin e tyre : në protestat para OKB-së, për mos-devijimin e lumit Radika, mbrëmjet tradicionale dibrane, ngritjen e flamurit me rastin e 28 Nëntorit, promovimin i librit të shqiptarëve të Rekës, e të tjera aktivitete me komunitetin shqiptarë.
Kryetari, në largim, përcolli edhe mesazhin dhe frymën e bashkimit në komunitet, dhe në mes komunitetit dibranë dhe shoqatës, i cili tha Paçuku duhet të ketë më tepër bashkëpunim, me më shumë pjesëmarrje të të rinjët dhe gjithë komunitetit dibranë në Shtetet e Bashkuara, në veprimtaritë kulturore, sociale dhe promovuese të dibranëve, dhe ato me karakter kombëtar, dhe jo si gjatë dekadës së fundit.
Në këtë Kuvend dibranë në Amerikë, folën edhe të katër kryetarët që e udhëhoqën në vitet e fundit shoqatën dibrane, zoti Lavderim Cami, z.Xheladin Pjeçja, z.Ibrahim Kolari dhe z. Ilir Rusi, të cilët thanë se “ka qenë previlegj dhe krenari, që ata udhëhoqën”SHOQATËN ATDHETARE DIBRA”, duke punuar me një përkushtim të veçantë ( pa ndonjë interes ) për të bërë më të mirën, për komunitetin dibranë në Shtetet e Bashkuara, dhe Dibrën, qytetin që u jep një krenari si emër, tek të gjithë shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, Çamëri dhe diasporë” thanë ata.
Por, të katër ish kryetarët e fundit, edhe veprimtarë të tjerë të komunitetit dibranë, anëtar të pandar të shoqatës në SHBA, prej se ajo u themelua, u shprehen edhe pak kritik, për atë përse shoqata vitet e fundit erdhi deri tek dëshperimi, “lodhja” e dibranëve, dhe dështimi i radhës, sidomos me uljen ndjeshmërisht të interesit, për shoqatën, nga të gjithë dibranët në zonën e Tri-Shteshit, ku thuhet se janë më shumë se 15 mijë dibranë, madje edhe prej tyre që kan bërë edhe ndonjë histori suksesi.
Mbasi kryesia e shoqatës zgjodhi me vota kryesinë permanente për udhëheqjen e Kuvendit, me kryetar Lavderim Cami, anëtar, z Musa Paçuku, Gazmend Kërkuti dhe Fisnik Daci, u miratua programi për zhvillimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Kryetarit të ri.
Më pastaj, u shpallën dhe u miratuan menjëher tre kandidaturat, Shpend Koleci, Dashi Miftari, dhe Besim Ramadani, dhe, u diskutua nga tre kandidatët, me përgjegjësi, duke iu përgjigjur pyetjeve të, të pranishmeve, se çfarë do të bënin ata me shoqatën. Sidomos, lidhur me shqetësimin e komunitetit dibran për ta rivitalizuar atë, dhe kthyer atu ku e meriton dhe e ka qëllimin shoqata. Gjithashtu, u folë mbi rëndësinë e programit të SHAD-së- Statusit të saj, si dhe për risitë që ata mund të sjellin me ndryshimet që duhen bërë për mbarvajtjen e saj.
Në fillim në emër të Kuvendit të SHAD, iu dha një respekt i veçantë me një minutë heshtje, luftëtarit të lirisë së Kosovës, ushtarit të UÇK-së, dibranit Fatmir Abdullai – Begu – krenarisë së kombit “Fatmir Begu” Lavdi !
Kuvendi i X-të, zgjedhor, mbasi u njoh me kandidaturat dhe debatin që u zhvillua me këtë rast, nisi me procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, si dhe miratoi disa ndryshime mbi organet udhëheqëse të kësaj shoqate, sidomos atë të uljes së numërit të anëtarëve të kryesisë nga 21 në 11 dhe ata të zgjidhen nga Kryetari i ri.
Për kryetar i kësaj shoqate, me shumicë “dërrmuese”, u zgjodh një i ri në komunitetin dibranë Dashnor (Dashi) Miftari, (afaristë majft i suksesshëm me vëllezërit e tij -) të cilit i pari ia urojë zgjedhjen – ish kryetari zoti Musa Paçuku, dhe dy kandidatët e tjerë, Shpendi Koleci, i cili mori 26 vota dhe Besim Ramadani i cili mori vetëm 6 vota.
Të pranishëm në këtë Kuvend zgjedhor i ishin më shumë se 112 veta si dhe katër kryetarët e fundit, Cami, Pjeçja, Kolari dhe Rusi, dhe shumë veprimtar të dalluar të komunitetit, dhe Klubi i Futbollit Korabi nga Nju Jorku me president Murat Melën.
Zgjedhjet ishin shumë demokratike, transparente( fair pa asnjë kundërshtim dhe dyshim) dhe me një pjesëmarrje me diskutime mjaft konstruktive, të cilat tani patjetër që duhet t’i shërbejnë, gjithësesi, edhe më shumë kryetarit të ri e kryesisë, së Shoqatës më të suksesshme në komunitetin shqiptarë, dhe një ndër më të nderuart në Shtetet e Bashkuara, Shoqatës Atdhetare Dibra në Satetn Island – New York.
Për së fundi në mbyllje të Kuvendit të X-të , kryetari i sapo zgjedhur i Shoqatës Atdhetare Dibra , në Staten Island – New York, zoti Dashnor (Dashi) Mifatri, pasi përshëndeti të pranishmit i falënderoi ata për besimin që treguan, dhe, kërkojë që ky besim të vazhdojë edhe mëtutje me mbështetjen e tyre, mbas këtij kuvendi.
Mes tjerash ai tha se: “Jam me të vërtet i emocionuar , dhe krenar e’i perveligjuar me dhënien e besimit nga ana juaj si kryetar i SHAD, gjë që për mua paraqet një motiv shtese për punën që që do të jetë fryt i përpjekjeve tona të përbashkëta si komunitet dibranë në SHBA. Unë premtoj – që së bashku me ju – çdo dibran do të punoj drejtë, me sinqeritet, përkushtim dhe vetëm në të mirën dhe në shërbimin e komunitetit dibranë, e veçanërisht asaj dibrane, këtu në zonën e Tri-Shteshit, ku ne mblidhemi rreth kësaj shoqate.
Gjithmonë, duke pasur parasysh se kemi një komunitet kaq të madh dhe mjaftë të rendësishëm, me kontributë të veçantë edhe në aspektin kombëtar, ndër vite këtu në SHBA. Mbasi, dibranët, kanë bërë histori suksesi dhe janë, biznesmen, afaristë dhe intelektual të dalluar në komunitet. Komuniteti, ynë, tha Miftari, ka një rini shëmbullore ( fëmijët dibranë të shkolluar, dhe shkëlqyer në shkollat më të mira Amerikane) nga e cila unë besoj që së bashku me ju – dhe çdo njerin me ne, me atë kontributin e tij – do të mund të kryejmë punë të mëdha, që do të jenë në të mirë të të gjithëve, ne komunitetit dibranë dhe Dibrës, qytetit tonë historik, dhe çështjes madhore, asaj të gjithë shqiptarëve – çështjes sonë kombëtare”.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Kuvendi i 10-te, Shoqata Dibra

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT