• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shoqata KOMBI në Worcester përkujtoi 105-vjetorin e Himnit Kombëtar dhe Rilindasin ASDRENI

November 19, 2013 by dgreca

Nga Artur Vrekaj/

Shqiptarë nga Worcester dhe Boston u mblodhën këtë fundjavë të 16 Nëntorit 2013 në një veprimtari përkujtimore që organizoi Shoqata KOMBI për nder të 105 vjetorit të Himnit Kombëtar dhe figurës së Rilindasit Aleksandër Stavre Drenova, ASDRENI.Veprimtaria u çel me Himnin kombëtar të kënduar nga Spiridon Ilo dhe Xhuzepe Mauro që u përcoll edhe nga të pranishmit.

Ligjëratën kryesore me temën “Himni kombëtar” e mbajti shkrimtari Aristotel Mici. Ai përcolli një punim studimor që nga rrethanat që e shtynë Asdrenin për  të shkruar tesktin “Betimi mbi flamur”. Gjithashtu ai nënvizoi se si një simbol i mbarë shqiptarëve edhe himni kombëtar shtegtoi me këngën e tij të kënduar në të katër vilajetet Shqiptare dhe në Diasporë. Zoti Mici ka shkruar dhe një libër me titull “Himni Kombëtar” ku përfshihet dhe trajtesa historike që shpjegoi për të pranishmit. Ndërkohë, ai ju përgjigj edhe pyetjeve për disa ndryshime që u propozuan në 100 -vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, të cilat do tja prishnin anën historike sepse Himni ishte 104 vjeçar tashmë e breza të tërë ishin rritur duke e kënduar atë që nga Malësia e Madhe e deri në Çamëri, plus emigrantët në Europë dhe Amerikë.

Për mesazhin që na jep poezia e ASDRENI-t për ditët e sotme foli poetja Eriketa Tabaku. Ajo vlerësoi punën e ASDRENI-t si një rilindas i madh që shkroi se unë nuk dua të bëhem i famshëm, por të mbetem një Shqiptar i mirë.

Por në fakt, fama e tij mbeti, sepse hyri në histori jo vetëm me tekstin që u përzgjodh për himnin kombëtar por edhe me shkrime e korrespodenca me patriotë të tjerë në Stamboll e Shqipëri për një përzgjim të Shqiptarëve kudo në trojet Shqiptare apo Diasporë që të përbashkohen nën flamurin e Skënderbeut.

Veç kësaj, ai zë një vënd të veçantë midis Lasgushit dhe Naimit. Për nga tematika e poezive me temë dashurinë për vëndlidnjen që shkroi për Shqipërinë ai mbeti i kënduar për sa e sa e breza.Edhe sot, me këtë veprimtari atdhetare e letrare ne e bëjmë më koherente veprën e tij- përfundoi zonja Tabaku.

Zoti Sotir Pani, djali i Vasil Panit, kryetarit të Vatrës në Boston përcolli poezi të ASDRENI duke e bërë më të ndjeshme dashurinë për vëndlindjen sipas vargjeve të Rilindasit.

Më të larmishme këtë veprimtari e bëri edhe shfaqja e filmit dokumentar për  ASDRENI me skenar Kolec Traboini që ka fituar dhe kupën e festivalit të filmit Shqiptar më 1976.

Jani Plasa, shkrimtar vlerësoi botimin këto ditë të librit të shkrimtarit Pandi Manço me titull “Drenova dhe bijtë e saj”. Sepse Drenova ka nxjerrë figura atdehtare si ASDRENI që vërtet i kanë bërë krenarë për veprën e tij.

Mbi jetën dhe veprimtarinë e atdhetarit, këngëtarit dhe piktorit Spiridon T. Ilo dhe Thima Nashi foli poeti Artur Vrekaj. Përshkrimi i figurës së kudondodhur të Spiridon T.Ilo sa me Nolin kur u dorëzua prift në New York më 1908, sa me Ismail Qemal bej Vlorën më 5 Nëntor 1912, në Bukuresht në mbledhjen ku u vendos Pavarësia e Shqipërisë e më vonë kur firmosi Aktin e Pavarësisë të 28 Nëntorit  1912 kur solli dhe flamurin nga Bukureshti në Vlorë, sa me Xhuzepe Mauron në New York kur këndoi e regjistroi Himnin kombëtar me kompaninë Colombia si dhe më 1923 kur e regjistroi me kompaninë e tij diskografike Albanian Phonograph Records Co.

Worcester i Massachusetts (SHBA) ka qënë djep i shqiptarisë. Këtu Thoma Nashi, muzikant që studjoi në Shkollën e Muzikës në Boston themeloi në Dhjetor 1916 bandën muzikore që më vonë Konica e quajti Banda kombëtare VATRA. Më 1918 Thoma Nashi botoi tesktin e himnit kombëtar të përshtatur për piano dhe orkestër. Njëkohësisht koret e kishave shqiptare në Massachusetts këndonin himnin e flamurit edhe me ndihmën e maestros Thoma Nashi.Një përshkrim i kësaj veprimtarie u përcoll edhe në radion me program tetëdhjetë vjeçar Ora Shqiptare të Worcesterit që drejton Andrea Tanaça.

Për rëndësinë e përkushtimit të Asdrenit në Çështjen Kombëtare Shqiptare foli shkrimtari Jani Papandile që solli fakte letërkëmbimesh të ASDRENI me patriotët në Shqipëri, Boston, Sofje dhe Stamboll duke e bërë më të gjallë e më të dokumentuar këtë veprimtari atdhetaro-letrare.

Programi vazhdoi me një shfaqje fotografish ( slideshow) që tregonin tematikën e veprimtarive të Shoqatës KOMBI gjatë këtyre gjashtë vjetëve ku spikat fryma e atdhedashurisë dhe promovimit të simboleve, figurave dhe ngjarjeve kombëtare si dhe përfaqësimi në qytetin e Worcester ku banojnë afër 10 mijë Shqiptaro-Amerikanë.

Me vëmëndje të veçantë u përcoll edhe përshëndetja që kryetari i Shoqatës Çamëria Sali Bollati në New York përcolli për takimin e sotëm të shoqatës KOMBI në Worcester,MA. Të dashur e të nderuar Bashkë! Ju përshëndes me dashuri e respekt të madh juve për ftesën e përzemërt atdhetare, ju faleminderit shumë!

Sot, jemi këtu bashkarisht për të nderuar një ndër Rilindasit tanë të shquar, ASDRENIN e himnit kombëtar. Dhe ngjarje të tilla atdhetare edhe neve të moshuarëve (nipi im, 10 vjeçar me emrin Lis, korrigjon ndonjë nga mysafirët kur më quan plak), na rinojnë duke na mbushur me krenari kombëtare.

Hymnin e flamurit Shqiptar të Skënderbeut e kam kënduar për herë të parë me zë të lartë më 1941, kur isha vetëm 4 vjec. Ne të vegjlit e këndonim duke kërcyer , ndërsa të moshuarit e këndonin me lotë në sy.

Kjo ngjarje e shënuar festohej në Paramithi të Çamërisë që padrejtësisht fuqitë europiane e ndanë nga trungu i nënës Shqipëri. Por shpirti Shqiptar jo vetëm nuk u shua asnjëherë, por përkundrazi, si përgjigje ndaj poshtërsive të grekëve ndaj neve Shqiptarëve të Çamërisë, krenaria e të ndjerit Shqiptar forcohej!

Këtu në Worcester,MA ku jeni vendosur juve , me shumë të drejtë krenoheni se edhe emrin e Shoqatës e mbani me emrin KOMBI, pra kombi Shqiptar.

Vetëkuptohet se sa më larg Atdheut të ndodhemi, aq më shumë e duam dhe krenohemi me të.

Këtu, para afro 100 vjetësh erdhën edhe shumë Shqiptarë nga Çamëria, dhe krijuan Shoqatën Çamëria, prej nga krenoheshin si Shqiptarë, por edhe i drejtoheshin Presidentëve Amerikanë dhe udhëheqësave europiane për të drejtat e mohuara të Shqiptarëve atje në Çamëri .

Prandaj me shumë gëzim e pranova ftesën tuaj. Unë jam si ai gur i rrokullisur, linda në Çamëri ku mbeta jetim, u rrita tek Nëna Shqipëri, mbarova studime të larta në ish-Çekosllovaki dhe tashti nga fundi, ky gur i rrokullisur gjeti vend këtu në Amerikë.

Amerika si vend mbështetës i Shqipërisë e që nga krijimi i asaj Shqipërie të vogël më 1912, me Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës është bërë në të vërtetë një atdhe i Dyte yni. Prandaj, sot që jemi mbledhur të festojmë 105 -vjtorin e Himnit kombëtar kam shumë shpresa që do të vijë dita që këtë flamur të shenjtë ta shohim të valëvitet me krenari në trojet etnike.

Në fund u ndoq dhe kënduam së bashku himnin kombëtar të regjistruar nga kori i shkollës mbarëkombëtare Udha e Shkronjave në Tiranë me drejtor Artur Shkurti.

Ishte kjo veprimtari një zgjim për të çelur stinën e veprimtarive për 101-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në Massachusetts.

Filed Under: Komunitet Tagged With: e Himnit, ne Worcester, perkujtoi 105 Vjetorin, Shoqata Kombi

PERKRAHJE PER SHQIPTARET E LUGINES SE PRESHEVES

January 22, 2013 by dgreca

Shqiptarëve të Amerikës!

Organizatave shqiptare në  cdo qytet amerikan!

Institucioneve fetare të  komunitetit shqiptar të  Amerikës!

Të nderuar bashkëkombas!

Shoqata KOMBI e Worcester,Massachusetts dënon dhunën e përdorur nga regjimi serb me heqjen e lapidarit të  dëshmorëve shqiptarë në  Luginën e Preshevës!

Ne jemi të  indinjuar që  paqja në  Luginën e Preshevës është e kërcënuar dhe u jemi në krah vendorëve dhe popullsisë shqiptare, vëllezërve tanë të një gjaku që me dinjitet po përballojnë presionin militar dhe policor të Serbisë!

Në vijimësi do kërkojmë që, Bashkimi Europian, Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të rikthjejnë dialogun midis vendorëve shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe Qeverisë së Beogradit dhe të monitorojnë ushtrimin e të drejtave njerëzore nga shqiptarët sa më parë!

Ftojmë të gjitha komunitetet shqiptare dhe Organizimet e tyre në Amerikë , ti bashkohen kësaj thirrjeje që ti drejtohemi me një Zë Qeverisë Amerikane për një  përkrahje unanime për vëllezërit tanë të Luginës së Preshevës!

Këshilli Drejtues i Shoqatës KOMBI

22 Janar 2013

Worcester, Massachusetts, SHBA

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Artur vreka, per Luginen e Presheves, perkrahje, Shoqata Kombi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT