• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova kërkon përkrahjen e shteteve anëtare të OKB

September 23, 2016 by dgreca

 

zkm-03zkm-04

zkm-05

zkm-01-Kryeministri Mustafa kërkon përkrahjen e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara për Kosovën/Nju Jork, 23  Shtator 2016-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të vizitës në Nju Jork, po zhvillon takime me drejtues të shteteve të ndryshme të botës.Gjatë ditës, kryeministri Isa Mustafa, ka takuar presidentin e Naurusë, Baron Waqa, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen e deritashme, duke kërkuar mbështetje të mëtejme për njohje të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.Kryeministri Mustafa, po ashtu, mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Gambisë, e nënshkruar nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministrja e Jashtme e Gambias, Neneh MacDouall-Gaye.Gjatë një takimi me sekretaren të përgjithshme të Frankofonisë, Michaelle Jean, kryeministri Mustafa kërkoi përkrahjen e Frankofonisë për Kosovën në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe për procese tjera zhvillimore.

Kryeministri Mustafa u takua edhe me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për të drejtat njerëzore të personave LGBTI, Randy W. Berry, ku u theksua përkushtimi i Republikës së Kosovës për garantimin e të drejtave të të gjithë njerëzve pa asnjë dallim.Kryeministri Isa Mustafa, ka mbajtur edhe një ligjëratë në Universitetin prestigjioz St.John’s, ku para shumë studentëve dhe profesorëve ka folur për Kosovën, të kaluarën e saj, zhvillimet e fundit si dhe për progresin e gjithanshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës. Kryeministri Mustafa ka diskutuar dhe është përgjigjur në interesimet e shumë pjesëmarrësve, duke sqaruar proceset kryesore që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës, zhvillimin ekonomik, integrimet euroatlantike e shumë procese të tjera.

Filed Under: Featured, Komente Tagged With: kosova, Mustafa, OKB, perkrahje

SHBA-Kosovë, përkrahje objektivave tё Ministrisë sё Drejtësisë

July 22, 2016 by dgreca

-Ambasadori Delawie uroi ministren Hoxha për pozitën e re dhe shfaqi përkrahjen e pa rezervë për realizimin e këtyre objektivave dhe përballimin e sfidave/
  PRISHTINË, 22 Korrik 2016/ Ministrja kosovare e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, i cili ishte i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës sё zëvendës ambasadorit njёherit udhëheqësi i misionit tё USAID, James Hope.
Ministrja Hoxha falënderoi ambasadorin Delawie për ndihmën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë Ministrisë dhe institucioneve të sigurisë dhe ligjit, njёherit e siguroi për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, në veçanti në sundimin e rendit dhe ligjit.
Ajo shfaqi përkushtimin për promovimin e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies si parime kyçe të qeverisjes së mirë. “Përkrahja për gjykatat dhe gjykatësit, mbështetja institucionale, siguria dhe mbrojtja e qytetarëve, reformat në kodin penal dhe procedurën penale, si dhe mosndikimi i politikës në gjyqësor do të jenë prioritetet kyçe” tha ministrja Hoxha.
 Ambasadori Delawie uroi ministren Hoxha për pozitën e re dhe shfaqi përkrahjen e pa rezervë për realizimin e këtyre objektivave dhe përballimin e sfidave. Mbështetja dhe bashkëpunimi me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë çelësi kyç në bashkërendimin e punëve, thekson njoftimi dërguar nga Ministria kosovare e Drejtësisë./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Kosove, ministrise se Drejtesise, perkrahje, SHBA

BE-ja dhe FMN-ja, përkrahje Ballkanit Perëndimor

May 27, 2016 by dgreca

-BE-ja dhe FMN-ja do të vazhdojnë të përkrahin reformat në vendet e Ballkanit Perëndimor duke fuqizuar qeverisjen ekonomike dhe menaxhimin e financave publike/

 Komisioni Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u takuan me ministrat dhe zyrtarët nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina,  Kosova, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia në Qendrën e Shkëlqesisë për Financa në Lubjanë, Slloveni më 26 maj 2016.

Njoftimi dërguar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë thekson se, qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i programit për zhvillimin e kapaciteteve të financuar nga BE-ja “Fuqizimi i qeverisjes ekonomike dhe menaxhimi i financave publike në Evropën Juglindore”, që aktualisht është duke u zbatuar nga FMN-ja në gjashtë shtete. Çështjet specifike që janë diskutuar përfshinë progresin në zbatimin e planit ekzistues të punës, drejtimin strategjik të programit dhe prioritetet që kanë të bëjnë me zhvillimin e kapaciteteve, si dhe planin e punës për vitin vijues.

Në këtë kontekst, pjesëmarrësit në takim diskutuan prioritetet e reformave të identifikuara nga vendet përfituese sipas Programeve të tyre gjegjëse për reforma ekonomike. Theksi i është dhënë mënyrës më të mirë për t’u siguruar se nisma e financuar nga BE FMN për zhvillim të kapaciteteve mund të përkrahë vendet në zbatimin e këtyre reformave përmes fuqizimit si të menaxhimit të financave publike ashtu edhe sistemeve për administrimin e të hyrave. Pjesëmarrësit u pajtuan për nevojën për bashkërendim më të ngushtë  me partnerët tjerë që punojnë në rajon, siç janë Banka Botërore dhe OECD-ja, që gjithashtu kanë ndjekur takimin.

Informata për historikun

Përkrahja e institucioneve dhe politikave makroekonomike dhe financiare publike në shtetet anëtare dhe partnere për një kohë të gjatë ka qenë objektivë e FMN-së dhe BE-së. Partneriteti i tyre është intensifikuar gjatë pesë viteve të fundit dhe përfshinë konsultimet e rregullta të niveleve të personelit dhe menaxhmentit. Bashkëpunimet e fundit përfshinë krijimin e objektit për tronditje ekzogjene dhe Veglën për Vlerësimin Diagnostikues të Administratës Tatimore./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Ballkanit Perëndimor, BE-ja dhe FMN-ja, perkrahje

Në Sllovaki kërkohet përkrahje për perspektivën evropiane të Kosovës

September 24, 2015 by dgreca

-Ddebat publik me temën “Sfidat e Kosovës në rrugëtimin drejt BE-së: Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe marrëdhëniet me shtetet jo-njohëse”/

Bratislavë, 24 Shtator  2015/ Zëvendësministri kosovar i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, së bashku me një grup të shoqërisë civile po qëndron në Sllovaki për një vizitë në kuadër të projektit “Lidhja me Evropën” të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Synimi kryesor i këtij projekti është përafrimi, njoftimi dhe thellimi i komunikimeve të veprimtarëve të ndryshëm të shoqërisë kosovare me ata të shoqërive të shteteve të Bashkimit Evropian që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Njoftimi i ministrisë kosovare dërguar nga Bratislava thekson se, gjatë qëndrimit në Sllovaki zëvendësministri Ilazi ka zhvilluar takime me përfaqësues të parlamentit, qeverisë, shoqërisë civile dhe mediat si dhe ka mbajtur një debat publik me temën “Sfidat e Kosovës në rrugëtimin drejt BE-së: Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe marrëdhëniet me shtetet jo-njohëse”.Gjatë prezantimit të tij zëvendësministri Ilazi ka shprehur mirënjohjen e Republikës së Kosovës ndaj popullit dhe shtetit sllovak për përkrahjen për perspektivën evropiane të Kosovës, duke kërkuar që kjo përkrahje të vazhdojë sidomos për procesin e liberalizimit të vizave dhe nënshkrimin e MSA-së.Zëvendësministri Ilazi po ashtu ka informuar të pranishmit me zhvillimet e fundit në Kosovë, sidomos me rezultatin e procesit të dialogut të normalizimit të raporteve me Serbinë si dhe reformat e ndërmarra prej anës së qeverisë për plotësimin e kushteve për liberalizim të vizave. Zëvendësministri Ilazi po ashtu ka përsëritur kërkesën e qeverisë së Kosovës për themelimin e një Zyre të Ndërlidhjes të qeverisë së Kosovës në Sllovaki.

 Shkëmbimet midis Kosovës dhe Sllovakisë, të ndihmuara dhe lehtësuara nga shoqëria civile, përkatësisht KFOS-i, kanë dëshmuar se komunikimi dhe shkëmbimi i drejtpërdrejt mes njerëzve nga të dy anët ndikon drejtpërdrejt në ndërtim e përshtypjeve të reja për Kosovën e pasluftës dhe njohjen e të arriturave.

Kryesimi i Bashkimit Evropian nga Sllovakia gjatë gjysmës së dytë të 2016, ka qenë po ashtu pjesë qendrore e programit./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: evropiane të Kosovës, Në Sllovaki kërkohet, për perspektivën, perkrahje

PËRKRAHJE VËLLEZËRVE TË KOSOVËS LINDORE NË TAKIMIN E SOTËM NË MONROE COLLEGE

October 12, 2014 by dgreca

*APEL PËR NDIHMË: TË PARANDALOJMË SHPËRNGULJET NGA KOSOVA LINDORE/
*”TË NDËRTOJMË, TË SHPËTOJMË, TË PARANDALOJMË”!/
Sot, e Dielë 12 Tetor, në orën 1.pm, në Monroe College, një dërgatë nga mërgata shqiptare në Zvicër , përfaqësues të Fondit Humanitar të Kosovës Lindore- Preshevë, Bujanoc-Medvegjë, do të takohen me shqiptarët e New York-ut dhe do t’i apelojnë diasporës shqiptare në SHBA, që t’i përkrahë në nismën Gjithëkombëtare:”TË NDËRTOJMË, TË SHPËTOJMË, TË PARANDALOJMË”!
Ky është një aksion Kombëtar që kërkon të lehtësojë jetësën e vëllezërve tanë të Kosovës Lindore- Preshevë, Bujanoc-Medvegjë, të cilët jetojnë nën Serbi, përmes ndërtimeve atje-të parandalohen shpërnguljet, që Serbia ka me shume se 100 vjet që i nxit, të ndihmohen për shkollim të rinjët përmes fondeve të mbledhura me këtë aksion Kombëtar, të ndihmohen me kredi bujqërit, me qëllim që të mos marrin rrugët e ikjes e tua lënë tokat serbëve….
Të shtunën me 11 tetor, dërgata e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore, u prit nga kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, dr. Gjon Bucaj, i cili shoqërohej nga anëtari i advisory board Zef Perndocaj dhe editori i Diellit Dalip Greca.
Dërgata e Fondit të Kosovës Lindore përbëhej nga, z. Xhelal Memeti-Kryetar; Adnan Imeri-sekretar, Skënder Ismaili-arkëtar. Ata shoqëroheshin nga kryetari i Shoqatës së Kosovës Lindore në NY, z. Entezam Veseli.
Kryetari i Vatrës, u uroi mirëseardhjen mysafirëve në Shtëpinë e Vatrës dhe i përgëzoi për nismën Kombëtare që i shërben qëndresës në trojet autoktone të shqiptarëve të Kosovës Lindore. Më pas ai i tregoi shkurtazi historinë e Federeatës Vatra, më e vjetra e mërgatës shqiptare. Dr. Bucaj bëri paralelizëm mes nismave Kombëtare gjatë 100 viteve të Vatrës, me ato të Fondit të Kosovës Lindore, që i bashkon cështja Kombëtare. Editori i Diellit, pwrshkroi dy aksionet mw tw rwndwsisihme tw Vartws, atw tw Shpwtimit tw Shqipwrisw, qw pat nisw nga Vatra me 3 Qershor 1917 dhe “Huaja Kombwtare e Vatrws” e vitit 1920. Kwto dy fushata edhe pse nw kushte tw ndryshme historike, mund tw shwrbejnw si model pwr Fondin e Kosovws Lindore. Fushata e parw e 3 qershorit grumbulloi 150 mijw dollarw dhe shwrbeu pwr mbrojtjen e Pvarawsisw gjatw Konferencws sw Paqes, ndwrsa e dyta, qw grumbulloi 197 mijw dollarw ndihmoi Qeverinw e dalw nga Kongresi i Lushnjws.
Kryetari i Fondit z. Xhelal Memeti, falenderoi për pritjen dhe më pas parashtroi platformën dhe kërkesat e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore. Ai tha se: Gjatë funksionimit 16 vjecar të tij, Fondi Humanitar i Kosovës Lindore në Zvicër, i themeluar nga bashkëatdhetarë mërgimtarë të Kosovës Lindore, ka përcjellë me vëmendje, ngjarjet e rëndësishme në trojet shqiptare të cilat kanë shënuar historinë më të re të shqiptarëve, dhe për aq sa ka pasë mundësi, u ka ndihmuar mbarëvajtjes së këtyre ngjarjeve. Fillimisht, Fondi, ndihmoi popullatën shqiptare në Kosovë gjatë luftës clirimtare kundër Serbisë. Pastaj dha kontribut për UCPMB në Kosovën Lindore , dhe i ndihu Ushtrisë Clirimtare Kombëtare në maqedoni.
Pasi përfunduan luftrat në trojet shqiptare, Fondi i Kosovës Lindore, u përkujdes për jetimët, familjarët e dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës, duke kontribuar për mjekimin, perkrahjen dhe shërimin e tyre; për të vazhduar me kontribute financiare në ndihmë të studentëve të kësaj Treve, kryesisht të atyre që vijnë nga familje me të ardhura të pakta. Prej disa vitesh ky Fond kontribuon me bursa studentore.
Kryesia e Fondit, duke parë se Trojet e Kosovës Lindore po boshatisen nga shpërngulja e shqiptarëve filloi të trokasë në dyert e zyrave të udhëheqësve të subjekteve të organizuara politike e shtetërore me qëllim të parandalimit të këtyre shpërnguljeve që boshatisin trojet autoktone shqiptare. Për këtë qëllim Kryesia e Fondit ka bërë takime me Kryetarët e Komunave dhe Kuvendeve Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, Këshillin nacional për Kosovën Lindore, Kryetarët e subjekteve politike në Kosovën Lindore, si dhe me disa përfaqësues në Republikën e Kosovës. Mendimi i përbashkët i këtyre takimeve ishte moshumbja e kohës, por vazhdimi i aksionit Kombëtar për ndërtimin e shtëpive të banimit,-fillimisht të atyre që janë më keq.
Të mos harrojmë eksodet e më parshme në historinë e kombit tonë, si ai shpërnguljes dhe masakrave të Camërisë, apo Kosovës. Disa nga trojet Kombëtare i humbëm, me ose pa fajin tonë, por gjithësesi i kemi humbë dhe këto humbje i ndjejmë si plagë të rënda në trupin dhe shpirtart tonë. Dhe që këtij shpirti dhe trupi mos t’ia shtojmë edhe plagë të tjera, që gjiëthsesi kanë nisë të na therin trupin-; Fondi u bën thirrje të gjithë shqiptarëve, t’i bashkangjiten këtij aksioni Kombëtar.
Shqiptar të New York-ut dhe rrethinave, ejani sot në orën 1.00 në Monroe College dhe dëgjojini vetë misionarët e Kombit, që duan të parandalojnë shpërnguljen e Trojeve autoktone shqiptare.
Për ata që nuk kanë mundësi, për informata të shkojnë në websitin e Fondit dhe të marrin informacion se si mund të japin ndihmën e tyre. Adresa : www. fondihumanitar.ch(Ne foto:Nga takimi i se shtunes mes Vatres dhe Fondit te Kosoves Lindore)

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, Fondi Humanitar, perkrahje, te Kosoves Lindore, vellezerve shqiptare

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GJEKË MARINAJ, POETI ERUDIT MALËSOR SHQIPTARO – AMERIKAN PO PUSHTON BOTËN ME POEZINË E TIJ
  • DY DIJETARE POETE NE SHERBIM TE KOMBIT, AT BERNARDIN PALAJ  – AT DONAT KURTI
  • KOSOVA DHE VENDET E BE-së QË S’E KANË NJOHUR ATË
  • 1913 / KUR GAZETA FRANCEZE BOTONTE NJË FOTOGRAFI TË RRALLË TË ANËTARËVE KRYESORË TË KONGRESIT SHQIPTAR TË TRIESTES
  • Kur Djemtë e Skelës u përleshën me “Vullnetarët e Enverit”
  • PËRSHPIRTJE PËR SHPRESËN, ZONJËN E NDERUAR OSE VIRTYTIN…
  • Njeriu i ri
  • ZHULIANA JORGANXHI : TA DUAM ME SHUME SHQIPERINE
  • SOT, shqiptarët e Amerikës përcjellin në banesën e përjetshme Ornela Shehin dhe Florind Belliun
  • 199 vjet nga vdekja e atdhetarit Marko Boçari
  • Kryeministri Kurti takoi Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it
  • “OPERACIONE SEKRETE-SHQIPËRIA NËN LUFTËN E FTOHTË”
  • TREGIMTARI I HESHTUR
  • Lavdi Betejës së Junikut, 10 gusht 1998!
  • Kosova para 32 viteve: Serbia ua ndaloi shqiptarëve edhe gazetën e vetme të përditshme Rilindja

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT