• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHOQATA “SHQIPE E ARIZONES” URON DIOGUARDIN ME RASTIN E DITELINDJES

September 18, 2015 by dgreca

NGA LULZIM MULLIQI/
Organizimi i veprimtarive te shumta kombetare dhe kulturore viteve te fundit ne shtetin e Arizones,deshmon per nje perpjekje dhe ngritje cilesore te Komunitetit shqiptar ne kete shtet te larget te Amerikes.Mergata shqiptare ne kete shtet gjithnje e me teper eshte ne nje proces rilindjeje dhe gjallerimi qe po tregon me perpjekjet e saj per tu integruar ne shume veprimtari tona kombetare.Si perfaqesuese e ketij komuniteti,Shoqata Shqiptaro-amerikane”Shqipe e Arizones” pothuajse cdo vit organizon veprimtari te ndryshme me rastin e festive tona  kombetare si dhe nderon figurat madhore qe kane mbeshtetur ceshtjen shqiptareve ne periudha te ndryshme kohore.Keshtu ne nderim te kontributit te madh qe ka dhene ish kongresisti,Joe DioGuardi,per Kosoven dhe ceshtjen shqiptare ne pergjithesi,ne mbledhjen e kaluar te Bordi Drejtues te kesaj Shoqate,anetari i Bordit,Dhimiter Rrera  Propozoi qe ti dergohet nje telegram urimi,Joe DioGuardit me rastin e 75 vjetorit te lindjes.Me kete rast telegramin ne gjuhen Shqipe e pergatiti,ushtruesi i detyres se sekretarit,mr.Lulzim Mulliqi,nderkaq ne gjuhen Angleze,prof dr.Arben Lasku.Ne vijim te ketij telegrami nder te tjerash thuhet”Me rastin e ditelindjes dhe rrugeve te jetes me gjakun e arberit per kauzen e madhe shqiptare,Komuniteti Shqiptaro-Amerikan,ne Phoenix,(Arizona),permes ketij telegrami urojme ditelindjen tuaj ,duke iu deshiruar shendet,jete te gjate,begati dhe mbaresi ne jete!Per keto 25 vjet te aktivitetit politiko-kombetar te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane,keni qendruar ne balle te luftes politike dhe diplomatike per kauzen e madhe kombetare per te sendertuar vlerat e lirise,te demokracise dhe te Pavaresise se Kosovës.Sahere qe permendet emri i juaj i nderuar,Joe DioGuardi,na e kujton me krenari angazhimin tuaj kombetar,politik dhe diplomatik te ish kongresistit te respektuar ne Shtepine e Bardhe ne Uashington,qe beri te mundur per te levizur tere mekanizmat relevant vendimmarres amerikan dhe boterore per lirine dhe pavaresine e Kosovës,pastaj demokratizimin e jetes ne Shqiperi,dhe mbrojtjes ne vazhdimesi te ceshtjes shqiptare ne Ballkan.Veprimtaria e Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane nen udheheqjen dhe vizionin tuaj,pati suksese per vite dhe dekada me radhe ne sensibilizimin e Kongresit,Senatit,Departamentit te shtetit dhe Komunitetit Nderkombetare per gjendjen e veshtire te shqiptareve qe perjetonin ne periudha te ndryshme kohore nen sundimin barbar sllav.Me te drejte,z. DioGuardi dhe bashkeshortja e juaj,Zonja Sherly Cloys DioGuardi,quheni pjese e historise se lirise,pavaresise dhe shtetndertimin te Kosovës dhe nje ze i fuqishem i mbrojtjes se te drejtave dhe lirive te shqiptareve ne trevat etnike ne Ballkan.Ne fillim te viteve te 90-ta,me iniciativen tuaj dhe nen patronatin e Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane-Amerikane nisen fillet e para te prezantimit te ceshtjes se Kosovës para Dhomes se Perfaqesuesve dhe administrates amerikane e cila ne baze te fakteve dhe deshmive,u percaktua per perkraheje te parezerve,e cila nuk mungoi deri ne ditet e sotme.Dihet qe ceshtje shqiptare ende nuk eshte zgjedhur perfundimisht ne trojet e veta etnike ne Ballkan,por urojme qe me bekimin e zotit te punoj zemra e madhe me gjakun shqiptar qe projektet tuaja kombetare te sendertohen ne jete!
Shendet dhe suksese te reja Joe,DioGuardi!,thuhet ne fund te telegramin te urimit te Shoqates “Shqipe te Arizones” derguar ish kongresistit,Joe DioGuardit me rastin e 75 vjetorit te lindjes.

Bordi Drejtues i Shoqates “Shqipe e Arizones” ne Phoenix,Arizona
Kryetari,Burim Gashi-Ekonomist
Ish kryetari dhe anetar i Bordit Drejtues,prof.dr.Arben Lasku
Sekretari (ushtruesi i detyres),mr.sci.Lulzim Mulliqi
Financiare,Paulina Kalaj

Filed Under: Komunitet Tagged With: E DITËLINDJES, Lulzim Mulliqi, me rastin, SHOQATA "SHQIPE E ARIZONES", URON DIOGUARDIN

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT