• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Agron Tufa, atdheu i bukur dhe tufëzat cinike të chihuahua-ve

January 27, 2020 by dgreca

Shpend Sollaku Noé /

Tre opsione të lidhura ngushtë, të prezantuara në një foto të vetme. Një familje e bukur Tufa –  babi Agroni, mama Elvana, dhe të pesë fëmijët si trupa qiellore. Pas shpine mbetet atdheu, i errët, si pas dyerve të mbyllyra me të përplasur pas shpine. Përplasja çirret: Ikni, mos ua pafshim më bojën. Jetojmë më mirë pa ju. Nuk flet atdheu, i mbetur i pagojë.

Një tufëzë me chihuahua, sipas modelit koop, e ngjyrosur me të kuqe, përpiqet ta shtyjë sa më larg prej atdheut grigjën e babit Agron. Qenushët, sidoqoftë, nuk janë vetëm. Pas tyre, me jargosje të ngjirura, ca rottweiler të rrezikshëm, që mund të të shqyejne fytin edhe me një të kafshuar, për të vetmen arësye sepse i përkasin një race vrasëse.

   Foton xixëlluese të familjes Tufa kam kohë që e kam zgjedhur si sfond të desktopit të kompjuterit tim. Por kori, edhe i zhabave, ka qenë i mjaftueshëm për të mbytyr zërin e gjithkujt, e jo me timin – zë i nje ikanaci qysh prej 28 vjetësh, që e di më mirë se çfarëdolloj ulëritësi, pro apo kundër, se ç’do të thotë të ikësh dhe të kesh me vete një familje që duhet mbajtur e bashkuar, që duhet veshur, duhet ushqyer, në stomak, por sidomos në mendje.

I kam menduar shpesh Tufët azilkërkues sidomos këto ditë, kur m’u desh të sistemoja dokumentat e familjes time të viteve të para të azilit politik. Më mbetën sytë tek një libreze, të quajtur “Documento di Viaggio” – Dokument udhëtimi. Na e dhanë pas njohjes së azilit, sipas Konvencionit të Gjenevës, të vitit 1951, të ratifikuar në Itali me ligjin e 24 qershorit të vitit 1954, dhe më pas edhe sipas protokollit të New Yorkut të 31 janarit të 1967-ës, veprues sipas ligjit të 14 qershorit1970, n. 95. 

Ajo lloj pasaporte ndërkombëtare kishte ngjyre gri, ashtu siç na dukej edhe e ardhmja në dhe të huaj, sidomos në ato ditë pa mbarim të pritjes së përgjigjes. Sipas asaj libreze na ndalohej shkuarja ne Shqipëri për të paktën derisa të mos ekzistonte rreziku për jetën e ne azilmarrësve, ose deri sa të na njihej shtetësia italiane.

Edhe Agronit e familjes se tij besoj duhet t’u lëshohet ky lloj dokumenti, pasi ligjet më të rëndësishme ndërkombëtare se ato që përmenda më sipër për lëndën e azilit politik nuk kane ndryshuar. Edhe në Zvicër, si në Itali dhe në vendet e tjera që kanë njohur këto marrëveshje, jane emetuar ligje apo vendime në përputhje me kushtet kombëtare. Sipas njohurive të mia modeste, vendi në të cilin Tufët ndodhen, është ndoshta më i përparuari në këtë drejtim. Sipas kësaj ideje, chihuahua-t dhe rottweiler-at shqiptarë shpresojnë më kotë që të mos i jepet azili kësaj familjeje, që, sipas meje, i tejkalon të gjitha kushtet për t’jua njohur azilin.

 E vetmja shpresë chihuahua- rottweilerore  mbetet që t’u nxirret si pengese fakti që Shqipëria është tashmë një vend demkratik. Edhe në këtë pikë fatet e familjes time me atë të Agron Tufës ngjajnë. Ne e kërkuam azilin në prill të vitit 1992, kur në Shqipëri kishin fituar forcat që bota sapo i kish njohur si demokratike. Kjo edhe na u përmend kur kërkuam azil. Po unë kisha me vete jo vetëm oratorinë time, por edhe një valixhe plot me dokumenta të cilat më jepnin të drejtë. Kërkova të dëgjohem nga komisioni i posaçëm i Romës, dhe arrita t’i bind. Përgjigja zgjati ca, ajo arriti vetëm më 4 dhjetor të vitit 1992. Ato muaj qenë më të rrezikshmit për ekilibrin familjar. Nuk kishin të drejtë të punonim; shteti italian ishte ende vonë me ligjet për asistencën për të huajt, pra ndihma ekonomike për ne ishte pothuaj zero. Për të shpëtuar familjen m’u desh të punoj në të zezë, të përballoj argatllëqe nga më të rëndat.

Unë uroj, shpresoj e besoj që në Zvicër kushtet për kërkuesit e azilit, sidomos kur janë intelektuale dhe me familje, të jenë të ndryshme. 

Jam i sigurtë që Agron Tufa ka një thes me arësye dhe me dokumenta që mund të bindin çfarëdolloj komisioni për rrezikun që i kanosej familjes së tij. Ai është burrë  dhe intelektual 90 karatësh dhe jo ndonjë guhak i hutuar provincial. Fati i tij i madh është se gjendet në vendin në të cilin është firmosur dokumenti më i rëndësishëm për azilin, ai i Konvencionit të Gjenevës. Prandaj jargëmëdhenjtë e Tiranës që i urojnë kthimin e turpshëm në Shqipëri rrahin ujë në havan. Edhe në rastin e mosnjohjes së  azilit, Tufët nuk mund t’i mbrapshtojnë në vendin ku u kërcënohet jeta.

I rikthehem fotos së fillimit të shkrimit: nuk mund ta përmbaj trishtimin që më tejshpon.

Për mua dhe pjesën më të shëndoshë të inteligjences shqiptare, njerëz si Agroni vazhdonin të na ushqenin shpresën në nxjerrjen nga koma të vendit. Ikja e tij do të thotë zbehje e rëndësishme e asaj shprese. Familja e tij dhe e Elvanës ishte diamant nga më të rrallët në ballin e atdheut. Mungesa e tyre në Shqipëri është grabitja më e madhe që i bëhet ëndrës tonë për t’u kthyer një ditë atje. 

Filed Under: ESSE Tagged With: Shpend Sollaku Noe'-Agron Tufa

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT