• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Konsullata e Kosovës, nisi shpërndarjen e teksteve në Shkollën Shqipe në New York

November 10, 2013 by dgreca

BRONX NY : Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, njoftoi dje se ka vazhduar furnizimin me tekste mësimore të shkollave me mësim plotsuëse në gjuhën shqipe. Në këtë kuadër, dje Konsullata ka dorëzuar një kontigjent librash për shkollën Alba Life në Brooklyn dhe Staten Island. Ndërkohë, që të shtunën (9 nentor 2013), Konsulli i Përgjithshëm, ambasadori Bekim Sejdiu vizitoi Shkollën Shqip në Bronks – New York, me ç’rast dorëzoi kontigjentin e teksteve mësimore për këtë shkollë.

Konsulli Sejdiu qëndroi disa orë në Shkollën Shqip ë Bronksit, ku me ç’rast vizitoi disa klasa të kësaj shkolle, si dhe bisedoi me drejtuesit e shkollës, arsimtarët dhe prindërit, lidhur me procesin mësimor në këtë Shkollë shqip me mësim plotësues. Konsulli Sejdiu kishte edhe një arsye më tëpër për të qëndruar disa orë  në Shkollën Shqip të Bronkist, mbasi ai me këtë rast dhe një shembull teksa regjistroi vetë dy vajzat e tij në këtë Shkollë shqip (Melisa 11 vjeçare dhe Samira 8 vjeçare).

Gjatë një prononcimi për medien shqiptare këtu në Amerikë, Konsulli i Përgjithshëm, Ambasadori Bekim Sejdiu informoi se me angazhimin e Republikës së Kosovës dhe sidomos Ministrisë së Diasporës dhe Konsullatës në Nju Jork, për të mbështetur shkollat shqipe në SHBA dhe Kanada do të bëhet furnizimi me materialet e nevojshme për shkollat me mësim plotësues në diasporë. Me këtë rast ai u shpreh me admirim për edhe punën e shkollave shqipe në ShBA dhe i bëri thirrje diasporës që të vazhdojnë të mbështesin këto shkolla, si institucione jetike për ruajtjen e identitetit dhe kulturës kombëtare në SHBA.
Në dekleratën e kësaj konsullate theksohet se kontigjenti i teksteve mësimore që ka filluar të shpërndahet nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës është dërguar nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës. Ky është kontigjenti i dytë i teksteve mesimore që dërgohen që nga viti i kaluar dhe shpërndahen në SHBA dhe Kanada nga Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork. Tekset mesimore janë hartuar nga ekspert të lëmisë dhe janë të përgatitura enkas për shkollat shqipe në diasporë.
Gjatë ditëve dhe javëve në vijim, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës do bëjë shpërndarjen e teksteve mësimore edhe për shkollat tjera me mësim në gjuhën shqipe në SHBA dhe Kanada. Në fund të dekelratës së saj  Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës bënë thirrje komunitetit shqiptar në Amerikë dhe Kanada që shkollat e hapur rishtazi, për të cilat Konsullata nuk ka informacion, t’i drejtohen Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në numërin e telefonit 212 949 1400 ose në postën elektronike në adresën: consulategeneral.ny@rks-gov.net /Beqir Sina/

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Konsullata e Kosoves, shperndan, tekstet shkollore

Beogradi shpërndan kuvendet e komunave serbe në veri

September 10, 2013 by dgreca

Nga Anton Konushevci/

Qeveria e Serbisë ka shpërndarë kuvendet paralele të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Në një njoftim të ekzekutivit serb thuhet se në këto komuna janë emëruar kryetarë dhe anëtarë të organeve të përkohshme.
Qeveria e Serbisë, po ashtu ka formuar një ekip menaxhues për krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
Nënkryetari i bashkësisë së komunave dhe i vendbanimeve serbe, Marko Jakshiq, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë tha se shpërndarja e katër komunave serbe në veri të Kosovës, paraqet një akt të vërtetë dhune mbi serbët e Kosovës.
“Ajo që më së paku mund të pres është që serbët e veriut të Kosovës të paraqesin kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, që ajo të japë mendimin e saj për një vendim joligjor dhe antikushtetues. Thirrja për të dalë serbët në zgjedhjet që i ka shpallur Atifete Jahjaga, pra në zgjedhje separatiste, është diçka që nuk i kontribuon procedurës demokratike dhe atmosferës në veri të Kosovës. Mund të them se kjo është goditje për demokracinë. Për mua, zgjedhjet lokale në katër komunat nuk janë të ligjshme”, ka deklaruar Jakshiq.
Nga ana tjetër, Oliver Ivanoviq, kandidati për kryetar të komunës veriore të Mitrovicës theksoi për Radion Evropa e Lirë se një vendimi i tillë ka qenë i pritur, pasi që udhëheqësit e deritanishëm dhe këshilltarët komunalë kanë kundërshtuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të planifikuara të mbahen në fillim të nëntorit.
“Është një vendim i pritur. Në takimin e fundit që përfaqësuesit e komunave kanë pasur me presidentin e Republikës (së Serbisë) dhe kryeministrin, ka qenë e qartë se ata nuk do të ndryshojnë qëndrimin. Vendimin për shpërndarje e ka marrë qeveria, në bazë të ligjit për vetëqeverisje lokale. Pra, ekzistojnë edhe arsye formale. Por, prapavija është politike, sepse Qeveria e Serbisë nuk mund të zbatojë vendimet e saj nëse ka rezistencë aktive nga përfaqësuesit e komunave”, u shpreh Ivanoviq.
Serbët e veriut, megjithatë janë shprehur kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale të Kosovës, të parapara për 3 nëntor.
Kurse, për shpërndarjen e kuvendeve paralele të katër komunave ne veri, ata kanë mendime të ndryshme.
“Nuk e kuptoj politikën, por konsideroj se vendimi i qeverisë nuk është i mirë. Dhe nuk besoj se serbët do të dalin në zgjedhje”, tha Zorica Jovanoviq.
Kurse, Petar Stojanoviq thotë se është i orientuar në atë se çka thotë qeveria e Serbisë, pasi që, siç thotë ai, beson në të.
“Të jem i sinqertë unë jam i orientuar nga Qeveria e Serbisë, çka sjell edhe bëhet. Më shumë nuk më intereson. Ne nuk mundemi të gjithë të jemi në qeveri. Një ekziston edhe ne e dëgjojmë atë”, tha Stojanoviq.
Kurse, Jovan Novakoviq u shpreh:“Lum si ne për qeverinë tonë dhe që e kemi. Nuk i dallon cila është më e keqe se tjetra. Unë jam refugjat dhe tërë pronësinë e kam humbur. Ku është qeveria? As njëra asgjë s’ka bërë për mua. Jam i zhgënjyer prej të gjithëve”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Beogradi, Kosove, kuvendet e komunave, ne veri, shperndan

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT