Presidenti Hashim Thaçi,Konsultatime për datën e zgjedhjeve të parakohshme/
-“Shpërndahet legjislatura e pestë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thekson dokumenti i nënshkruar sot nga Presidenti i Republikës/
PRISHTINË, 10 Maj 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Pas seancës së sotme të mosbesimit për qeverinë, anulohet seanca plenare e paraparë për të enjten e Kuvendit të Kosovës, pas dekretimit të shpërndarjes së tij sot nga Presidenti i Republikës.
“Bazuar në dekretin e sotëm të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për shpërndarjen e Legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kjo Legjislaturë përfundon punën e vet. Rrjedhimisht, anulohet seanca plenare, e paraparë për të enjten, në orën 10:00”, theksohet në njoftimin e dërguar pasdite nga Kuvendi.
“Shpërndahet legjislatura e pestë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thekson dokumenti i nënshkruar sot nga Presidenti.Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, qeveria e kryeministrit Isa Mustafa u rrëzua me 78 vota pro mocionit të mosbesimit, 34 kundër e 3 abstenime, derisa në sallë ishin 115 deputetë të parlamentit 120 anëtarësh.
Presidenti Hashim Thaçi,Konsultatime për datën e zgjedhjeve të parakohshme/
PRISHTINË, 10 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas shpërndarjes sot të legjislaturës së pestë, e cila votoi mosbesimin për qeverinë, do të mbajë nesër takim konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës. Njoftimi sapo u dërgua nga Presidenca e Kosovës./b.j/