• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

New York: Të paktën 29 të lënduar nga një “shpërthim i qëllimshëm”

September 18, 2016 by dgreca

Të paktën 29 persona janë plagosur nga një shpërthim në një qark të qytetit të New York-ut.Shkaku i shpërthimit të së shtunës në Chelsea mbetet akoma i paqartë.

Kryetari i qytetit, Bill de Blasio ka thënë se shpërthimi është i “qëllimshëm”, por ka shtuar se nuk ka akoma informacione se mund të jetë i lidhur me terrorizëm.Një tjetër mjet shpërthyes është gjetur më vonë në të njëjtin qark.

Asnjëri prej 29 personave të plagosur nuk është në rrezik për jetë, kanë njoftuar autoritetet amerikane. Shumica prej tyre kanë pësuar prerje dhe dëmtime të tjera të vogla, që janë shkaktuar nga thyerjet e xhamave.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:00 sipas kohës lokale. Dëshmitarët kanë thënë se pas shpërthimit, njerëzit kanë filluar që të ikin në të gjitha drejtimet, raporton BBC.

Raporte ende të pakonfirmuara thonë se mjeti shpërthyer ishte futur në një kosh.

Disa blloqe në New York, tashmë janë mbyllur nga policia.

“Indikacionet e para thonë se ky është një akt i qëllimshëm”, tha de Blasio.

“Ne duam gjithashtu të themi se nuk kemi prova që e lidh këtë incident me terrorizëm”, ka shtuar tutje ai.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë thënë se mjeti i dytë shpërthyes që është gjetur në Chelsea, duket të jetë një tenxhere me presion, që kishte një qark elektrik dhe një telefon celular. Policia tha se ka arritur që ta largojë mjetin, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Chelsea është njëri prej zonave më në modë në Manhattan, ku ka bare dhe restorante dhe zakonisht kjo zonë është e mbushur me njerëz gjatë fundjavës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama është duke u mbajtur i informuar lidhur me hetimet që po zhvillohet për këtë ngjarje, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Hetuesit kanë filluar që të shikojnë regjistrimet e kamerave të vwzhgimit të lokaleve pranë vendit të shpërthimit.

CNN raporton se hetuesit janë duke shikuar një video ku duket një person afër zonës së shpërthimit, në mënyrë që të mësojnë nëse ai ka lidhje me shpërthimin.

Nga shpërthimi i fuqishëm janë thyer xhama. Banorët e kësaj zone kanë treguar se shpërthimi është dëgjuar edhe disa blloqe më larg.

Danilo Gabriel, 50-vjeçar, banorë i Chelsea, ka thënë për CNN se ishte në banesën e tij, që gjendet rreth një bllok larg vendit të shpërthimit.

“Isha në shtëpi duke shikuar TV. Ishte shpërthim i madh. E gjithë ndërtesa ku banoj u dridh. Më pas dola dhe shkova drejt vendit të shpërthimit. Banorët e kësaj zone ishin të parët që arritën në vendin e ngjarjes. Më pas erdhën zjarrfikësit dhe e bllokuan atë pjesë”, ka treguar ai.

“Skena ishte kaotike. Unë ndjeva një erë, që ngjante me erë sulfuri dhe më pas pash tym që dilte nga ndërtesa. Kam parë copëza metali, të cilat nuk ishin shumë të mëdha por as të vogla. Disa shok të mi kanë parë edhe xhama të thyer”, ka treguar ai.

Lidhur me këtë shpërthim është deklaruar kandidatja demorakte për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton.

“Natyrisht se ne duhet të bëjmë gjithçka që të mbështesim zyrtarët që mbërrijnë të parët në vendin e ngjarjes dhe të lutemi për viktimat”, tha ajo.

“Mund të flas më shumë, kur të kem më shumë informacione”, ka shtuar Clinton.

Ndërkaq, duke folur gjatë një tubimi në Colorado, kandidati republikan, Donald Trump i ka njoftuar mbështetësit e tij për ngjarjen.

“Askush nuk e di me saktësi çfarë është duke ndodhur por ne jemi duke jetuar në një kohë, më mirë është që të bëhemi shumë të fortë”, ka thënë Trump.

Bombat në formë të tenxheres me presion ishin përdorur edhe më herët. Në Maratonën e Bostonit, ku u vranë tre persona dhe u plagosën 260 të tjerë, në vijën e finishit ishin shpërthyer dy bomba me presion, nga dy vëllezër çeçen.(M. Sadiku)

Filed Under: Kronike Tagged With: 29 te lenduar, New York, Shperthim ne Chelsea

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT