Shqipëria-Franca 1:0
Stadiumi ‘Elbasan Arena’, Elbasan.
Shikues: 12.000.
Gjyqtarë: Halis Ozkahya, Çem Satman, Ekrem Kan (Turqi).
Shënues: Kaçe (43′).
Kartonat e verdhë: Cana, Kaçe, Cikalleshi.
Shqipëria: Berisha – Hysaj, Cana, Ajeti, Aliji – Basha (Lilja 71′), Kaçe (Balaj 80′), Lila (Memushaj 18′), Roshi (Sadiku 64′), Lenjani (Rama 56′) – Cikalleshi (Fejzullahu 88′).
Franca: Lloris, Jallet (Sagna 71′), Varane, Sakho, Evra, Gonalons (Valbuena 59′), Kondgobia, Lacazette, Payet (Pogba 46′), Griezmann (N’Tep 59′), Giroud (Fekir 46′).
***
Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore historike përballë Francës në ndeshjen miqësore që u luajt në stadiumin Elbasan Arena.Kjo ndeshje është e vlefshme edhe për miqësoret e Kampionatit Europian “Euro 2016″. Ergys Kaçe ishte autori i golit të shkëlqyer që i vulosi fitoren kombëtares shqiptare.
Ndërkohë, lojtarët e kombëtares kanë treguar një lojë të mirë edhe me shumë raste që nuk u shënuan. Edhe nga ana e francezëve ka pasur disa raste për të barazuar nga Pogba, Fakir dhe Valbuena. Në këtë ndeshje të rëndësishme që përmirëson renditjen e Shqipërisë në listën e FIFA dhe që përmirëson pozicionin e saj në vazot e eliminatoreve për botërorin e ardhshëm.Portieri i kombëtares Etrit Berisha ka qenë lider i ndeshjes duke arritur të shpëtojë në disa raste portën.
Pjesa e parë me golin e Kaçes
Ka nisur në “Elbasan Arena” ndeshja miqësore Shqipëri- Francë. Edhe pse sfida nuk ka vlerë pikësh, pasi ndeshjet e organizatorëve llogariten si miqësore, stadiumi në Elbasan është i tejmbushur nisur nga interesi për lojtarët e ekipit francez, por edhe në mbështetje të kombëtares, pasi këtë edicion ka bërë një paraqitje shumë të mirë.
Minuatat Shqipëri-Francë 1-0