Saranda Iseni me sukses udhëheq firmën për ndihmë juridike në qytetin e Lundit dhe momentalisht është konsulente dhe ligjëruese edhe në Shkollën e Lartë Teknike në Malmo. Shkruan poezi, ndihmon shumë SHSHASH “ Papa Klementi XI Albani” dhe ka treguar një talent të rrallë si moderatore/
Nga XHAVIT ÇITAKU/
Në fillim e identifikuam vetëm si një figurë e dashur që me besimin e saj të pashoq në vetvete e frymëzon dhe e gjallëron punën dhe aktivitetin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi XI Albani” në Suedi. Mirëpo, me vonë kuptuam se Saranda Iseni përmban në veti shumëçka dimensionale në aktivitetin e saj të përditshëm, që nuk mund t’i gjesh tek femrat tjera në këtë vend të largët skandinav. Në të vërtetë, ajo ka merita të mëdha për angazhimin e saj të pandërprerë që zhvillon dhe virtytet e saja burrërore që për fat të mirë janë të mjaftuara për të vërtetuar shpirtin e saj për t’u bërë e denjë dhe të dalë krenare para çdo sfide eventuale. Ajo ka edhe një ideal të lartë kombëtar duke bërë përpjekje të pandërprera për të mbajtur kontakte me personalitete e figura të shquara të jetës politike, kulturore e sportive në të gjitha trojet etnike shqiptare, për të ndihmuar bashkatdhetarët tanë në këtë vend dhe për të zhvilluar aktivitete të shumta e të dobishme për kombin e atdheun.
Shkëlqen në fushën e jurisprudencës
Është një e re me karakter ë fort, me mendje të kthjellët, me vullnet shumë të madh dhe aftësi profesionale e krijuese. Duke pasur këto karakteristika doemos se i paraprinë arritjes se sukseseve dhe rezultateve jashtëzakonisht të mira sidomos në profesionin e juristes që hëpërhë e ushtron në qytetin universitar në Lund të Suedisë. Puna e saj e palodhshme dhe elani i saj për punë e ngritje në shkallë të lartë të arsimit, kësaj të reje ia mundësoi që vetëm pak vite pasi u vendos në këtë shtet të regjistrohet në Fakultetin Juridik dhe në afatin optimal të marrë diplomën në fushën e jurisprudencës me notë të lartë. Ndërkaq vetëm pas një viti ajo e hap zyrën për ndihmë juridike të qytetarëve, zyrë kjo që tashmë është bërë e njohur jo vetëm në rajonin e Skonës, por edhe më gjerë. Në këtë zyrë ofrohen ndihma në lëndët civile, kontrata të ndërmarrjeve, emigracion,sigurime si dhe të gjitha lëmit juridike- administrative, pos atyre që kanë të bëjnë me vepra penale. Duke njohur mirë funksionimin e sistemit të drejtësisë, sidomos të organeve gjyqësore, si dhe të institucioneve që janë në shërbim të qytetarëve, deri me tash pothuajse doli gjithnjë fitimtare në zgjidhjen e lëndëve në favor të klientëve të saj. Dhe jo vetëm kaq. Saranda Iseni nga ky vit ka hyrë me sukses në portën e madhe në lëmin e jurisprudencës me plotë befasi e të papritura, duke u bërë konsulente dhe ligjëruese në Shkollën e Lartë Teknike në qytetin e Malmos. Nëse vazhdon me këtë ritëm të sukseseve të arritura, emri i kësaj gruaje të re shqiptare do të dëgjohet për profesionalizëm perfekt jo vetëm në këtë vend, por edhe më gjerë.
E ndjeu rëndë shpërnguljen në dhe të huaj
Saranda Iseni ka lindur para 33 vjetësh në Kalishtë të Strugës. Katër klasë të fillores i kreu në fshatin e lindjes, ndërkaq pjesën tjetër dhe gjimnazin me sukses të shkëlqyeshëm në Strugën piktoreske. Në Suedi për shkak të bashkimit familjar u shpërngul në vitin 2000. Këtë rrugë të hidhur kurbetçare ajo e ndjeu rëndë dhe ia si e shpjegon shkurtimisht situatën në të cilën ajo u gjend në ato momente: “ Isha e mbështetur në dritare me vështrimin kah liqeni. Edhe pse ishte muaj shtator, që në mengjez kishte zbritur ulët një mjegull, qielli ishte errësuar dhe fare mirë mund të parandieje se pas pak, ndoshta, mund të bie edhe shi. Tek rrija dhe po prisja, gjithçka përreth po nxihej, peizazhi kishte marrë një pamje të zymtë, që i përshtatej gjendjes sime shpirtërore. Në fytyrë me ishte ishte mbështetur një hije makthi, i një njeriu të frikësuar që edhe dy ditë do të marrë rrugën e largët të mërgimit. Zot me ndihmo”. Ndërkaq, kur ajo arriti në Suedi jeta iu dukë jeta e ftohtë, e distancuar. Në të njëjtën kohë, në shpirtin dhe mendjen e saj ndjeu një energji se duhet maksimalisht t’i përkushtohet mësimit të gjuhës suedeze se ndryshe ardhmëria e saj nuk do të ishte e ndritur. Natë e ditë ishte me libër në dorë, mund ky që iu shpagua sepse në vitin 2007 u regjistrua në Fakultetin Juridik në qytetin universitar të Lundit dhe e përfundoi në vitin 2012. Është nën e mrekullueshme e dy fëmijëve.
Shoqata e shkrimtarëve i dha krah e frymë të re në shumë aspekte
Sukseset e deritashme që ka arritur Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar” Papa Klementi XI Albani” në Suedi sigurisht që janë të lidhura ngusht edhe me emrin e Saranda Isenit. Kontributi i saj i pazëvendësueshëm ka të bëj posaçërisht me organizimin e sesioneve dhe formave tjera letrare, ndihmën në fushën juridike, e posaçërisht derdhja e mjeteve nga fondet e institucioneve shtetërore në llogarinë e këtij asosacioni, ka të bëjë pikërisht me njohjen e saj të burimeve që i përcakton shteti për këto forma të veprimit. Talenti i saj ka arritur shkallën më të lartë edhe në fushën e moderimit. Në secilin eveniment të organizuar ajo është e pakrahasueshme dhe do të ishte më së e domosdoshme që personalitet që merren me këtë lëmi në Shqipëri, Kosovë e trojet tjera etnike të kontaktojnë me të dhe t’ia besojnë udhëheqjen e ndonjë organizimi të madh, pse jo edhe në fushën e muzikës. Për këtë do të binden se nuk kanë bërë zgjedhje të “keqe”. Saranda e flet shumë bukur gjuhën shqipe dhe duke e folur aq pastër ajo në të vërtetë dëshmon për dashurinë që ka për të. Anëtarësia në Shoqatën e Shkrimtarëve në Suedi, asaj, siç thotë edhe vet, i dha krah dhe frymë të re në ngritjen profesionale në shumë aspekte për shkak se u përkrah, u mbështet dhe i dha hapësirë për të treguar gjithë atë bagazh të pasur intelektual që ka. Është e angazhuar në shumë grupe punuese, që kanë të bëjnë me grumbullimin e materialit të veprimtarisë mërgimtare jo vetëm në këtë shtet, të cilat më pastaj botohen në librat “ Thesari Kombëtar i mërgatës shqiptare” Deri me tash janë botuar tre libra të tillë, të cilët janë pritur mirë nga opinioni, komuniteti shqiptar dhe kritika. Është anëtare e Kryesisë së SHSHASH” Papa Klementi XI Albani” në Suedi dhe Anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Krijuesve Shqiptar në mërgatë.
Fjalë miradije nga të gjithë
Prof. Fetah Bahtiri, veprimtar i dalluar dhe anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, e vlerëson kësisoj Saranda Isenin: “ Gjithmonë e buzëqeshur, e gëzuar e me diskonim të mirë. Gjithmonë e gatshme për të ndihmuar njerëzit në nevojë. E pasur me ndjenja patriotike për atdheun e vet, për kombin e vet, për mëmën Shqipëri. E gjindshme në të gjitha situatat kur moderon në ndonjë eveniment dhe shumë e aftë për këtë punë. Ka fjalor të pasur dhe gjuhën shqipe e njeh, e përdorë bukur dhe e shkruan me fare pak gabime. E do poezinë dhe merret me poezi. Shkruan lirika të bukura kryesisht nga jeta e përditshme e në veçanti merret me shkrimin e poezive kushtuar dashurisë. Si anëtare e Kryesisë së Shoqatës është e paprintueshme në punë dhe veprime. Detyrat i kryen me përkushtim dhe me sukses të plotë. Është e angazhuar në menaxhimin e shoqatës sidomos në fushën e veprimtarisë juridike. Një femër elegante, tërheqëse, e bukur”, përfundoi ai. Hysen Ibrahimi, Kryetar i Shoqatës, thekson: Saranda përgjithësisht është një grua intelektuale, e zgjuar, talente. Këto të arritura të zhvillimit të saj, mendoj se i ka trashëgimi nga familja e saj atdhetare. Ndërkaq, kur shohim talentin e saj në skenë si moderatore, ajo lë të kuptoj se ka një stil të tillë të të folurit dhe prezantimit, që i afrohet burimit të së folurës së pastër të gjuhës shqipe. Ajo arrinë ta përfitoj dhe t’i jap gjallësri atmosferës kudo që ndodhet, duke i bërë kureshtar për ta dëgjuar me vëmendje si të ishte një bilbil. Saranda Iseni është një grua e përmasave të mëdha që o shkon për shtati modelimi për të cilën gjë ka aftësi dominimi në çdo paraqitje, shoqëri dhe mjedis ku ndodhet. Në kuadër të veprimtarisë së saj në SHSHASH” Papa Klementi XI Albani”, po dëshmon se është shumë aktive, e sinqert në punë dhe e angazhuar për ta ndihmuar atë në të gjitha format e mundshme. Saranda në këtë asosacion gëzon respekt nga të gjithë anëtarët dhe tash ajo ka fituar një përvojë të konsiderueshme në fushën e krijimtarisë, modelimit, organizimit dhe sensibilizimit të punës së suksesshme të shoqatës sonë”, tha në fund Hyseni. Osman Ahmetxhekaj, veprimtar i dalluar, Saranda është një grua e shkolluar, e arsimuar, e edukuar dhe e zgjuar që ia kanë lakmi edhe shumë kolege e femra tjera jo vetëm të komunitetit shqiptar. Puna e saj e palodhshme dhe shumë intriguese është një shembull i dobishëm për brezat e tashëm dhe të ardhshëm jo vetëm në botën e mërgatës shqiptare. Është shokë shembullor, mikpritëse, gojëmbël, bujare, ambicioze, profesioniste në fushën e jurisprudencës, e gatshme për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë, moderatore e “ kalibrit” të lartë, bujare”. Me një fjalë, ajo është margaritari i mërgatës shqiptare në Suedi,theksoi Osman Ahmetxhekaj.
NGA DURRËSI DHURATA PËR FËMIJËT SHQIPTAR NË SUEDI
Shkruan: Sokol Demaku/
Poezisë jepi rrugë, le të udhetoj si ajo do e di, vargjet janë mrekulli e jetës, mbase ato janë shpirti i poetit dhe ndjenja e zemrës që ai shprehë për jetën. MaNifestimi i sotëm në Borås të Suedisë filloi më këtë moto organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni nga Borås dhe Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Suedi, në të cilën pos anëtareve të QKSH Migjeni, ishin edhe anëtarët të ShShAKShS , mysafirë të tjerë si dhe dy mysafirë të Bibliotekës së qytetit Båros nga Durrësi respektivisht nga Biblioteka e këtij qyteti zonjat Flora Dervishi drejtoreshë dhe pedagogia e kësaj biblioteke Alketa Spathi.
Ditë më parë këto ishin mysafirë në Fjärdingskolan në Borås ku me këtë rast ato takuan fëmijët shqiptarë, që vijojnë mësimet në këtë shkollë si dhe personelin e shkollës në fjalë, mësues suedez të cilët punojnë më këta fëmijë. Ishte një kënaqësi e vertëtë thonë mysafiret nga Durrësi takimi me pedagog suedez, por ishte shumë mbersëlënës takimi me fëmijët shqiptar të cilët ishin në numër shumë të madh në këtë shkollë. Flora thotë se është për cdo lavadatë puna e atyre pedagogëve me fëmijë në atë shkollë e cila thotë ajo është shembull se si duhet punua në një shkollë, por aq më tepër kujdesi i shtetit dhe respekti për njeriun që ishte pjesë e jetës dhe punës së këtyre pedagogëve. Kushte ideale për jetë dhe punë për fëmijët kjo është një e arritur shumë e madhe për ketë vend nordik, por edhe më impresionues fakti se edhe i huaj këtu ndihet vendas, pra nuk ka dallim nga suedezi sa ne arritëm të verejmë ketu.
Një bibliotekë shkollore me një tirazh titujsh në suedisht por cka na la përshtypje shume të madhe thotë Alketa ishin raftetet me libra në gjuhën shqipe në bibliotekën e kësaj shkollë e që mësuam se ka diku mbi 200 tituj në shqip e që ndoshta na thanë se është edhe e vetmja bibliotekë shkollore me literaturë të mjaftueshme në shqip për fëmijët shiqptar këtu, falë punës së palodhshme të anëtareve të QKSH Migjeni.
Pasditja ishte rezervua këtë ditë, datë 13 shtator 2013 për një vizitë tek nikoqiri Biblioteka e qytetit Borås. Kjo ishte një vizitë ngase ka kohë që nga udhëheqja e bibliotekes në Borås në durrës kishte arritur një ftesë për këtë vizitë në mënyrë këto dy biblioteka të zhvillojnë një bashkëpunim në të ardhmen në lamin e punës së kompletimit të repartitt ë literaturës në shqip me tituj të ri botimi nga Shqipëria. Me këtë rast u vizituan të gjitha repartet e kësaj biblioteke në përcjellje të punëtoreve të saj dhe me spjegime dhe informacione konkrete për punën që behët dhe si bëhet në bibliotekat e këtij shteti Nordik ku libri zenë një vend të rënësishëm në jetëne qytetareve të tij. Në këtë bibliotekë në bazë të informacioneve që dhanë punëtorët morem vesht se ka mbi 300000 libra me mbi 1500 lexues në ditë dhe me një fond të mjaftueshëm librash në Gjuhën shqipe, me synim që ky fond në të ardhmen edhe të rritet.
Mysafirët nga Durrësi nga durrësi i dhuruan kësaj biblioteke 20 tituj të ri në Gjuhën shqipe si dhe 10 tituj përfëmijë me përralla dhe peozi për fëimjë. Ishte impresionues takimi i mysafirëve me prindër suedez të cilët me fëmijët e tyre ishin në repartin e fëmijëve.
Çdo dhuratë e vërtetë nuk është dhe nuk mund të jetë dicka tjetër pos një simbol dashurie, një simbol që gjallëron jetën e kështu edhe këto libra thonë miket nga durrësi besojmë se do jenë një symbol bashkëpunimi mes dy bilbiotekave të këtyre dy qyteteve.
Dita e dytë e qendrimit të zonjave nga Durrësi ishte madheshtore sepse nga ana e QKSH Migjeni në Borås dhe Shoqata e shkirmtave eshqipra në Suedi në Shtëpinë e cultures në Borås ishte organziua një takim poetik, me poetë, shkrimtarë dhe intelektual shqiptar ku temë boshte ishte Ndikimi I letërsisë tek fëmijët shqiptar nbë megrim e ku ligjëruese ishte
Flora Dervishi.
Kjo temë zgjoi intersim të të pranishmit dhe ishte një frymëzim për mësuesit dhe prindërit shqiptar në mëgrim.
Më këtë rast mysafiret nga Durrësi për femijët shkollar shqiptar në mërgatë konkretisht këtu në Suedi kishin sjellurë dhurata të cmuera konkretisht një bagazh të madh me libra në shqip të cilat iu ndan shkollave në shtatë qytete Suedeze. Kështu nga 15 tituj me libra për fëjmijë dhe të rinj iu dhuruan qyteteve: Uddevalla, Halmstad, Skene, Göteborg, Ängelholm, Stockholm, Falkenberg, Varberg.
Sipas fjalëve të zonjës Flora Dervishi mësuam se ky aksion për kompletimin e shkollave me literaturë shqipe në qytet suedeze do vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se pritet një bashkëpunim më I dukshëm në këtë drejtim edhe me Shoqatëne shkrimtarëve shqiptar klëtu si dhe me QKSH Migjeni dhe shoqata tjera shqiptare.
Por është shumë vlerë të permendet se poetja shqiptare Teuta Sadiku. Me punë dhe banim në Greqi para ca ditësh në Borås nxorri në dritë librin e saj të parë me poezi me titull” Kronikë e qytetit tim” ku i gjithë botimi më dëshirën e autores iu dhurura bashkeardhetarëve në Suedi dhe nxënësve në disa shkolla këtu.
QKSH MIgjeni si dhe shoqata e shkrimtarëve shqiptar në Suedi në krye me kryetarin Hysen Ibrahimi e falenderon nga zemra poetën për këtë dhuratë.
Manifestimi i sotëm këtu filloj me leximin e peozisë së poetit suedez Karl Nodström Ata dhe ne” , ”Dem eller Vi” nga qyteti verior Renea të cilën poezi ai ua kuhston mërgimtarëve të parë shqiptar ikur nga vendi i tyre Kosova në kohën luftës. Ishte mjaft prekës recitimi fantastik i së res Saranda Iseni anëtare e kryesisë së Shoqatës së shkrimtarëve shqiptar në Suedi.
Ky manifestim vazhdoj me prezentmin e punës së anëtarëve të krysisë së shoqatës së shkrimtarëve si dhe falendertim in e disa prej tyre per kontributine edhënë në ruajtje dhe kutivimine gjuhës dhe kulturës shqiåer në mërgatë. E këtu duhet përmendur zotni Hysen Ibrahimin, Fetah bahtirin i cili dhe festonte 70 vjetorin e jetës, pastaj Sadulla Zendeli- Daja dhe veprimtarja e madhe Qibrije Hoxha.
Ky program vazhdoi me tingujt e muzikës së orekstrit të Robert Hotit, i cili për nderë të punës dhe kontributit të madh të të përmendurëve konkretisht Krytartit të shoqtës, Husen Ibrahimi, i cili për 25 vite me radhë ishte radhitur në ballë të aktiviteteve kombëtare në mërgatë.
Ne keta veprimtar i urojmë, dhe u deshirojmë suksese edhe me të medha në të ardhmen.