• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPTARET NE ARIZONA NE FESTEN E FLAMURIT

November 25, 2017 by dgreca

IMG_4041NE ARIZONA U MBAJT PIKNIKU TRADICIONAL PER NDER TE PAVARESISE SE SHQIPERISE/IMG_4042

NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/1 Lulzim Mulliqi

Dite me pare shqiptaret e shtetit te Arizones per nder te Dites se Flamurit dhe Pavaresise se Shqiperise mbajten Piknikun tashme tradicional te Pavaresise qe i’u kushtua shenimit te 105-vjetorit te shpalljes se Pavaresise se shtetit shqiptar.IMG_4040Manifestimi kryesor u mbajt ne vendtakimin e shqiptareve te Arizones ne “Cactus Park 39 Ave”,me pjesemarrjen e qindra shqiptareve nga Kosove,Shqiperia,Ilirida,Malesia e Madhe dhe Lugina e Presheves.

1 Gjyste VulajPer dallim nga viti pararendes,kesaj radhe nuk u mbajten fjalime ceremoniale te rastit,por permes DJ-ve, u degjuan kenge te muzikes popullore shqiptare.Poashtu bashkeatdhetaret tane kishin sjellur me vete pije te fresketa te ndryshme dhe ushqime tradicionale shqiptare.2 FejzullahuMe pas nen patronatin e Shoqates Sportive te Arizones u mbajt edhe Turniri tashme  tradicional ne futboll te vogel,ku dy skuadrat fituese,te cilat u ndeshen  ne finale, fituan nga nje shperblim modest nga ana e organizatoreve.

1 DJMe pas bashkatdhetari yne dhe publicisti,Dhimiter Rrera shperndau per te pranishmit gratis nga nje numer te gazetes”Zeri i Camerise”,gazete kjo qe i ofron dhe bashkon shqiptaret nga te gjitha trevat tona etnike shqiptare.Krahas festes se” Falenderimeve”, qe u kremtua ne mbare Shtetet e Bashkuara te Amerikes,nje numer simbolik i shqiptareve te Arizones ne nje mbremje te organizuar nga Albo Party,s Production dhe organizatorit,Safet Pasjaqa mbajten nje koncert festiv familjar ,kushtuar 105- vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Shqiperise.Ky koncert u mbajt ne mjediset e Qendres kulturore “American Royal Palace” ne Thunderberd dhe 19 Ave ne Phoenix,te Arizones.Ne sallen e koncerteve dallohej dekorimi me flamujt kombetar kuq e zi,e qe ishin sjellur enkas per nder te festes se Pavaresise se Shqiperise.Me pas nisi programi artistik,ku u intonuan  himni kombetar shqiptar dhe ai amerikan.Me pas programin e hapi gazetari dhe moderatori

i kesaj mbremje,Mr.Lulzim Mulliqi.Ai poashtu foli per rendesine historike te 28 nentorit dhe per ngjarjet qe i paraprine kesaj date te rendesishme nga historia e popullit tone.Ai nder te tjerash theksoi se “Shpallja e Pavaresise se Shqiperise nga diplomati dhe plaku i Vlores,Ismail Qemali me 28 Nentor,1912 shenon rilindjen e shtetit shqiptar pas nje roberie te gjate nga sundimi Osman.Shpallja e Pavaresise se Shqiperise eshte padyshim ngjarja me e rendesishme per te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen”.Ne vijim ai ftoi ne skene kengetaren e muzikes popullore,Gjyste Vulaj,e cila kishte ardhur enkas nga Malesia per t’i argetuar bashkatdhetaret tane ne shtetin e Arizones.Ajo se pari i pershendeti te pranishmit dhe me pas per disa ore performoi ne skene ,duke i argetuar te pransishmit me nje repertor te pasur te kengeve popullore shqiptare.Programi i larmishem muzikor filloi me kengen kushtuar Flamurit,pastaj kenget  kushtuar Shqiperise dhe Mergimtareve fituan ovacione dhe duartrokitje frenetike nga te pranishmit.Gjate gjithe programit muzikor,zeri i mrekullueshem,tipik dhe karakteristik i kengetares,Gjyste Vulaj dhe nen shoqerimin e tingujve te embel te pianos se maestro,Sokol vulaj lane mbresa te jashtezakonshme tek bashkeatdhetaret tone.Keshtu kenga dhe vallja shqiptare e interpretuar me sukses nga kengetarja,Gjyste vulaj,vazhdoi deri vone pas mesnates dhe urimi i perbashket per t’u mbledhur perseri se toku ne festa te tilla kombetare buronte parreshtur nga zemrat e te gjithe pjesemarresve te ketij koncerti festiv.Ne bisede e siper kengetarje Gjyste Vulaj pos tuneut te saj artistik ne shtetin e Arizones,ajo do te jete e pranishme me shfaqjen e koncerteve te saj edhe ne komunitetin shqiptaro-amerikan ne Las Vega, te shtetit te Nevades si dhe ne komunitetin shqiptaro-amerikan te Cikagos ne shtetin e Illinoisit.

Nderkaq Shoqata shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones”,permes rrjetit te saj social (fejsbuk) ka njoftuar komunitetin se per nder te 105-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise,do te organizoje nje koncert festiv me daten 25 nentor ne Feniks te Arizones,me pjesemarrjen e kengetareve Valbona Mema dhe kengetares se mirenjohur nga Drenica,Aferdita Demaku.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Festa e Flamurit, Gjyste Vulaj, Lulzim Mulliqi, shqiptaret e Arizones

SHQIPTARËT E ARIZONËS NDEROJNË SHËN TEREZËN

October 31, 2016 by dgreca

1-murgeshaMë 23 tetor 2016, Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Grave të Arizonës organizoi manifestimin jubilar, që u mbajt për të dhjetin vit me radhë, kësaj here në nderim të shenjtërimit të Nënë Terezës./2-hajraNga Hajro HajraArizona, SHBA/

Janë jo më shumë se dy-tri ditë të vitit kur shqiptarët e Arizonës organizojnë manifestime masive, kur takohen e bëhen bashkë për të festuar ditët e shënuara kombëtare. Që nga viti 1993, kur është mbajtur i pari takim i organizuar për të kremtuar Ditën e Pavarësisë së shtetit shqiptar, asokohe me një numër relativisht të vogël pjesëmarrësish, 28 Nëntori ka qenë e vetmja ditë që ka tubuar shqiptarët e Arizonës.3-hajra

Me nismën e zonjave Lule Lane e Jeta Hajra, shqiptarët e   këtushëm u bënë edhe me një festë. Në nderim të figurës së Nënës Terezë, në vitin 2006 u organizua manifestimi i parë për Nënën Terezë. Ishte një manifestim modest, me një pjesëmarrje jo të madhe shqiptarësh, por  që u bë tradicional dhe nga viti në vit shënon rritje të numrit të pjesëmarrësve.4-hajra

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, 28 Nëntorit dhe Ditës së Nënës Terezë iu shtua edhe 17 Shkurti, kështu që prej këtij viti tri janë ditët që i bëjnë bashkë shqiptarët e Arizonës.1-hajraMë 23 tetor 2016, Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Grave të Arizonës organizoi manifestimin jubilar, që u mbajt për të dhjetin vit me radhë, kësaj here në nderim të shenjtërimit të Nënë Terezës.

Fjalët Mirë se vini! dhe Welcome! me të cilat u dëshiruan mirëseardhje mbi 150 pjesëmarrësve vogëlushi Dion Bejta dhe vogëlushja Era Misini (që të dy me prejardhje nga Ferizaj, por lindur në Amerikë), shënuan fillimin e manifestimit të sivjetshëm. Fill pas kësaj fjale të mirëseardhjes, në sallë hynë fëmijët, të cilët parakaluan pranë fotografive të Shën Terezës, vendosur në të dyja anët e podiumit. Më pastaj u ngjitën në podium Adriana Bendo e Anton Gegaj, të cilët e shpalosën, shqip e anglisht, qëllimin dhe karakterin e këtij manifestimi: arsyet e këtij organizimi për 10 vjet me radhë, me punë vullnetare, janë të shumta. Karakteri i këtij manifestimi kuturor është universal, i kushtohet bamirësisë dhe sakrificës së thellë të Shën Terezës, si dhe tolerancës fetare. Po ashtu, për ne shqiptarët, ky manifestim ka edhe karakter kombëtar, sepse Shën Tereza është shqiptare, është Nëna Jonë, është gjaku ynë. Tereza e Shenjtë (Gonxhe Bojaxhiu) qysh si e vogël qe frymëzuar nga bujaria familjare për t’i ndihmuar të tjerët dhe këtë virtyt nga vendi i saj i vogël e vazhdoi si murgeshë deri në vdekje për ta ndihmuar botën e madhe.6-hajra

Ne si nëna përpiqemi që fëmijët dhe rinia jonë shqiptare, të rriten në frymën bamirëse të Shën Terezës dhe të frymëzohen nga vepra madhështore e saj, të mos gjykojnë qorrazi, të jenë më tolerantë në përgjithësi dhe të kenë tolerancë fetare në vaçanti. Të ndihmojnë kurdo që munden dhe të falin buzëqeshje ngado që shkojnë.  Ndonëse Shën Tereza ishte katolike shumë e devotshme dhe, ndonëse ne shqiptarët kemi përkatësi të ndryshme fetare: katolike, myslimane, ortodokse, bektashiane e të tjera (edhe udhëheqëset e këtij manifestimi janë të përkatësive të ndryshme fetare), megjithëkëtë, falë veprës së madhe që ka lënë pas, ajo është ikona që bashkon të gjithë shqiptarët e të gjitha feve nën hijen e mirësisë dhe me shenjtërimin e saj po shenjtërohet i gjithë kombi ynë.

7-hajraPër Shën Terezën foli në emër të të rinjve Xhesina Fidani. Pasoi lutja e Nënës Terezë në gjuhën shqipe (projektuar në ekran), pastaj një pikë baleti interpretuar nga DanielaKalaj dhe Xhesina Fidani, për t’ua lënë vendin recituesve Klevis e Andi Lasku, Dion Bejta, Tana Griffin, Daniela e Joseph Kalaj dhe Anxhelina Gegaj, të cilët, ndonëse lindur e rritur në Amerikë, recituan në gjuhën shqipe.Kujtime nga takimi me Nënën Terezë evokuan Lule Lane e Diana Shehu- Griffin.Një pikë teatrore përgatitur nga aktorja profesioniste Rina Hajra, e cila dhe interpretoi rolin e Shën Terezës me thënie të saj në anglisht (thënë shqip nga Jeta Hajra), emocionuan publikun dhe bënë që disa prej tyre të derdhnin dhe lot.

Pikë e fundit e programit ishte ajo e Grupit të Valleve “Ora”, me valltaret e reja Xhesina Fidani, Arba e Rina Hajra, Mjellma e Erza Gashi, Qëndresa e Vlera Syla, Mirjada Jaku, Anxhela Fidani dhe Daniela Kalaj, të cilat interpretuan disa valle burimore shqiptare.Njëra nga udhëheqëset e bordit të grave, aktivistja shumë e zellshme Marinela Papa, në mbyllje të programit falënderoi organizatoret e këtij manifestimi, me fjalët: ne si shoqatë falënderojmë dy themelueset dhe shtyllat kryesore të këtij aktiviteti vullnetar për 10 dhjet me radhë, zonjat Jeta Hajra dhe Lule Lucaj – Lane, falënderoj për kontributin rreth organizimit edhe Kristina Këlliçin, e cila veshjet tradicionale të Shqipërisë së Mesme nga koleksioni i saj ua ka lënë në dispozicion valltareve, një falënderim për ndihmën teknike, për përzgjedhjen e muzikës e të videoxhirimeve, me të cilat u rrumbullakësuan të gjitha pikat e programit shkon për çiftin Adriana  e Edmond Bendo, falënderoj po ashtu zonjën Fiqrete Zela, e cila po ua mëson fëmijëve gjuhën shqipe në shkollën shqipe, nën përkujdesjen e Elonia Laskut (ishin fëmijët që recituan ata që ndjekin orët e mësimit të shqipes), e një falënderim i veçantë shkon për valltaret, të cilat për tre muaj me radhë ushtruan vullnetarisht valle përgatitur nën përkujdesjen koreografike të Xhesina Fidanit e nën mbikëqyrjen e zonjës Jeta Hajra.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Hajro Hajra, nderojnë, Shen Tereezen, shqiptaret e Arizones

Artikujt e fundit

  • Kosova pret “Defender Europe 23”
  • E KEQJA VJEN CDO DITE NGA PAK…
  • KALLUSHI, RUGOVA DHE XHEMA…
  • Rikthimi i grekoproblemit në Himarë për shkak të korrupsionit shqiptar
  • LEONARD NEWMARK OBITUARY
  • U mbajt Akademi përkujtimore dhe promovimi i librit FRROK GOJANI PEDAGOG DHE MISIONAR I DENJË I SHKOLLËS SHQIPE
  • V I K T O R G J I K A…
  • Figurat
  • SHKOLLA DHE SPITALE APO ARSIM DHE KUJDES SHËNDETËSOR?
  • Miqtë apo vartësit e Fatos Baxhakut?
  • PER KRISTAQ DHAMON…
  • TË ARRITURAT E AMBASADORËVE TË KULTURËS, GJUHËS DHE TRADITËS SHQIPTARE NË SKANDINAVI NUK KANË TË NDALURA
  • Në Prishtinë hapet Seminari i 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
  • Një atentat për shqiptarët dhe një dhuratë për Serbinë !
  • Kryeministri Kurti e Presidentja Osmani pritën në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT