Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois (AACI), në bashkëpunim me organizatat shqiptare që veprojnë në Illinois, edhe kësaj here organizoi dy manifestime madhështore për Festën e 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në qendrë e qytetit të Chicago (Daley Center Plaza), ashtu siç është bërë traditë çdo vjet, edhe sivjet u ngrit Flamuri Shqiptar përkrah atij Amerikan. Shumë bashkatdhetarë vizituan Chicagon gjatë gjithë ditës për ta ndëruar Flamurin Kombëtar.
Poashtu u organizua edhe mbrëmja solemne e 28 Nëntorit që u mbajt të Premtën në sallën European Cristal Banquets, ku morën pjesë më shumë se 600 bashkatdhetarë, veprimtarë dhe musafir nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga disa shtete të ndryshme të SHBA-ve. Musafir nderi I kësaj mbrëmje ishte Ambasadori William Walker. Fjalën për shëndetëse e mbajti kryetari i AACI-së, z. BujarBreznica, i cili uroj të gjithe shqiptarët për këtë festë të madhe. Ndërsa, Ambasadori Walker në fjalën e tij u ndal tek potenciali i diaspores tone dhe kerkoi bashkërendim më të mire të punëve, me qëllim që ta ruajmë kulturen, vlerat dhe gjuhën shqipe kudo që jetojmë si shqiptarë dhe ta ngrisimnivelin e bashkëpunimit me atdheun në çdo aspekt. Kësaj mbrëmje si munguan edhe voglushët e shkollës Shqipe Kongresi i Manastirit.
Mbrëmjen solemne e shoqëruan tingujt e bukur të muzikës shqiptare, me intepretime nga artistët Ermal Mamaqi, Sinan Vllasaliu, Blerina Braka dhe Grupi Dardania.