• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Right To Love”, filmi ku aktrojne edhe Shpend Xani, Pavlina Mani e Luan Bexheti

February 11, 2013 by dgreca

Intervistë Eksklusive me Regjizorin shqiptaro-kanadez  Paul Kurti/

Bisedoi: Ermira Babamusta, New York/

Regjizori vizionar Paul Kurti sjell për publikun botëror filmin “Right To Love” (E drejta për të dashuruar”. Filmi pati një sukses të jashtëzakonshëm në premierat në New York në dhjetor 2012 dhe janar 2013. Me 2 mars 2013 filmi do shfaqet dhe në Moskë, Rusi. Flitet për personalitet famoze dhe vipat që do marrin pjesë në këtë premierë.Skenari u shkrua nga aktorja dhe producentja e njohur Amina Zhaman, me origjinë Çerkeze, nga Kaukazi Verior. Filmi është i pari produksion rus i një filmi amerikan në anglisht. Filmi ka dhe dialog në shqip dhe shumica e aktorëve janë emra të njohur të kinematografisë shiptare dhe të huaj. Pavlina Mani, Luan Bexheti, Omar Chaparro, Karina Ivanova dhe Theodore Buloukos interpretojnë në këtë film me regji të Paul Kurtit. (Reklama e Filmit: http://www.youtube.com/watch?v=gHvAE53J-yA&feature=player_embedded).

“Më kontaktoi Amina pasi kishte dëgjuar dhe parë filmat e mi të shkurtër. Ajo kishte shkruar njëskenar dhe muzikën për një film, një histori mjaft personale për të. Një nga personazhet kryesore të filmit është shqiptaro-amerikan dhe meqe dhe une jam nga Shqipëria mund ta kuptoja më mirë këtë kulturë,” shpjegon regjizori Paul Kurti.

Paul Kurti ështënjë regjizor shqiptaro-kanadez. Nipi i aktores shqiptare Tinka Kurti, ai rritet me një interes të thellë në forma shprehëse vizuale, duke përfshirë vizatimin, arkitekturën dhe filmin. Ka studiuar regji në New York Film Academy. Ka krijuar disa video muzikë dhe filma të shkurtër, duke përfshirë fimin “Restless Wanderer” me tëcilin ka fituar cmimin YOBI Film. Filmat e tij janë shfaqur nëfestivale si WILDsound (Kanada), Dreambox (Japoni), Tirana International Film Festival (Shqiperi) etj. Nëvitin 2012 drejton filmin e tij tëparë me metrazh të gjatë “E Drejta per te Dashuruar“, i cili përfshin një grup të larmishëm e ndërkombëtër aktorësh.

Një pasion tjetër i tij është udhëtimi, ka udhëtuar në mbi 25 vende, për të njohur kultura, pejsazhe dhe njerëz të ndryshëm. Ndikimi i tij më i madh në fushën e filmit është regjizori gjerman Werner Herzog. Ai beson në krijimin e imazheve dhe tregimeve që nxisin diskutimin dhe shqyrtojnë nivelet më të thella të së vertetës.

****

Cila është historia e filmit “Right to Love” (E Drejta Për të Dashuruar)?

Paul Kurti: Filmi tregon historinë e Aminës (Amina Zhaman), një aktore Çerkeze-muslimane, e cila shkon në New York me ambicie për të interpretuar në skenat e Broadway. Ajo bie në dashuri me Tonin (Shpend Xani), një biznesmen Shqiptaro-Katolik, por familja e tij nuk e pranon dhe mundohet ta prishë lidhjen e tyre.

Në sipërfaqe duket si një histori moderne e Romeo dhe Xhulietës, por ka shumë elemente që e bëjnë këtë histori të veçantë dhe unike. Filmi bën shumë pyetje – sa jemi ne të gatshëm të sakrifikojmë për të ndjekur ëndrrat tona? Do sakrifikonim familjen, karrierën, dashurine tonë? Pse disa njerëz vazhdojnë të gjykojnë të tjerët në bazë të kombësisë dhe të fesë së tyre? A është një mentalitet grupi apo ndryshon në çdo individ nëbazë të përvojes së tyre? Do ndryshojnë ndonjëherë këto paragjykime?

 

Historitë që më interesojnë mua janë ato të cilat nuk japin përgjigje, por bëjnë pyetje. Unë përpiqem të analizoj një histori nga të gjitha pikpamjet e personazheve, madje edhe atyre që s’janë pozitive. Më pas është në dorë të publikut të formulojë mendime në bazë të çfarë u paraqit në ekran. Nëse filmi nxit bisedime, atëherë për mua ka arritur sukses.

Ku është xhiruar filmi?

Paul Kurti: Filmi u xhirua nëNew York gjatë verës së vitit 2012. U deshën përafërsisht 2 muaj përgatitje, 6 javë filmime dhe 5 muaj montazh. New Yorku është qyteti ku personazhi kryesor vjen meëndrrën për të interpretuar në Broadway, dhe është gjithashtu njëqytet që është ndërtuar mbi ëndrrat dhe punën e brezave të shumtë të emigrantëve nga prejardhjet e kombësi të ndryshme. Ky qytet është i përshtatshëm për këtë film.

 

Flisni për zgjedhjen e aktorëve

Paul Kurti: Amina Zhaman shkroi historinë dhe gjithashtu interpreton rolin kryesor. Në audicionet për rolin e Tonit, provuam disa aktore të ndryshëm, por kur pamë Shpend Xanin, menduam se ishte zgjedhja më e përshtatme per rolin. Interpretimi i Shpendit është ndryshe nga Toni i skenarit, ai ka një prani shumë më intensive nëekran. Megjithatë, mendova se ishtë një ide interesante për personazhin, dhe kam kaluar mjaft kohëme Shpendin duke folur dhe përpunuar Tonin.

Theodore Buloukos luan rolin e John Fisher, producenti që ndihmon Aminën të interpretojë në skenë. Ai eshte njëaktor me shumë përvojë dhe mjaft profesional dhe ishte një kënaqësi të punoja me të. Aktorë të tjerë janë Luan Bexheti, Omar Chaparro, Ariot Myrtaj, Karina Ivanova dhe shumëtë tjerë. Meqë ishte një film indipendent, dhe koha dhe buxheti ishin të kufizuar, shpesh nuk kemi pasur shume kohëpër prova. Por të gjithë aktorët e filmit e kuptuan këtë sfidë shfaqën gjithë aftësitë e tyre para kamerës.

Çfarë momentesh të veçanta të filmit ju kanë lënë mbresa?

Paul Kurti: Skena kur Toni ballafaqohet me nënën e tij Maviola, më ka ngelur në mendje. Kam qenë me fat sepse kam pasur mundësi të punoj me Pavlina Manin, një aktore e madhe qëkam parë dhe admiruar në televizor. Mendoj se Pavlina Mani dhe Shpend Xani interpretojnëmarrëdhënien nënë-bir në një mënyrë shumë të fuqishme dhe të ndershëm. Mendoj se përvojat e tyre personale i kanë ndihmuar gjatë interpretimit të kësaj skene. Ështënjë skenë intensive, ku publiku herëe përbuz dhe herë e mëshiron personazhin e Maviolës. Kjo ishte njënga skenat e pakta që kam shkruar dhe jam shumë krenar për rezultatin përfundimtar.

Cilë është pjesa juaj e preferuar e regjisë?

Paul Kurti: Deri mësot, mendoj se akoma s’kam gjetur diçka tjetër që më bën të ndihem vetvetja aq sa kur po bëj një film. Regjia ështe si të gjesh elementet e përshtatshme për të zgjidhur njëmister, ama të gjithat elementet duhet t’i përshtaten skenarit dhe filmit. Kjo përfshin vendet, aktorët, dialogun, lëvizjen e kamerës etj. Gjithashtu besoj se filmi është i përbërë nga ato momente të papritura dhe të paplanifikuara që ndodhin gjatë xhirimeve. Mund tëjetë një ide, një fjali e re, një vend interesant, etj. Një regjizor duhet të jetë i aftër t’i kuptojë këto momente dhe t’i përdorë për të mirën e filmit. Mua më peëlqejnë mjaft këto sfida. Megjithatë, sado që më pëlqen filmimi, mendoj se montazhi është vendi ku krijohet “magjia” e filmit, dhe gjithmonë e pres me padurim perjudhën e montazhit.

Çfarë projektesh keni për të ardhmen?

Paul Kurti: Kam shkruar dy filma me metrazh të gjatë, dhe jam duke kërkuar financime për t’i xhiruar. Tregojnë histori njerëzish që për arsye të ndryshme janë disi të izoluar nga shoqëria. Ne të gjithe njohim njerëz të tillë, mund të jetë ai fqinji i çuditshëm që banon në kat të fundit, me tëcilin nuk i kemi folur kurrë, por unë besoj se çdo person ka një histori interesante qe ja vlen të tregohet. Kjo është gjithashtu arsyeja pse mëinteresojnë dhe filmat dokumentare, dhe ndoshta një ditë me një subjekt dhe histori tëpërshtatshme, do mund të bëj një dokumentar (http://paulkurti.com). Ëndërra ime më e madhe ama është që një ditë të bëj një film me gjyshen time.

 

Filed Under: Interviste, Kulture Tagged With: Ermira Babamusta, Interviste, me regjisorin, Paul Kurti, shqiptaro-amerikane

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6

Artikujt e fundit

  • Shqipëtarët me besim të pakufishëm se Amerika se do të jetë miku ynë i përjetshëm
  • Eugene Pittard dhe kontributi i tij nё zbulimin e periudhёs sё Neolitit (7000-4500 p.Kr) nё Shqipёri
  • Argjentina një ëndërr e jetuar
  • “Kisha mesjetare e Shën Aleksandrit në Bokion (Pruell-Spiten): Historia dhe arkitektura”
  • 4 Korriku – Meteor i Demokracisë Botërore dhe Dritë Udhërrëfyese për Lirinë e Popujve
  • FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 249 VJETORIN E PAVARËSISË
  • 10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte
  • Jehona e Deklaratës së 4 Korrikut të vitit 1776 në SHBA dhe Shqipëria
  • Sotir Kolea, 4 shtator 1872 – 3 korrik 1945
  • Bajroni dhe dy këngë të Folklorit Shqiptar
  • Aty, ku fjala, kënga, vallja, lutjet, gëzimi e hidhërimi bëheshin vetëm shqip!
  • 7 Fakte Tronditëse Ujë me Akull ose me Temperaturë dhome
  • SHKOLLA VERORE SHQIPE NE KROACI, SELCE 2025
  • Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Dr. Atdhe Hetemi priti në takim Dr. Elmi Berishën, kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA
  • Mësuesit e Shkollës Shqipe në Bavari

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT