• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AT GJERGJ FISHTA ARKITEKT I MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE…

June 21, 2021 by dgreca

AT GJERGJ FISHTA ARKITEKT I MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE VAZHDON TË JETË I PA DËSHIRUAR NË VENDIN E VET/

 Nga Frank Shkreli* /

20 Qershori (i vitit 1919) shënon përvjetorin e fjalimit të At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqës në Paris mbi “Shqiptarët e të Drejtat e tyre”. Fjalimi ka si autor At Gjergj Fishtën, Sekretar i Delegacionit shqiptar por është lexuar në frëngjisht në Konferencën e Paqës nga Imzot Luigj Bumçi, Kryetar i delegacionit shqiptar.  Viti 2021 shënon 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, me 15 mars, 1991 — pas një ndërprejeje prej gjysëm shekulli nga regjimi komunist i Enver Hoxhës — dhe hapjen e parë të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, me 1 tetor, 1991. 

Këto data më sollën në kujtesë një artikull që kam shkruar kohë më parë mbi vizitën e At Gjergj Fishtës në Shtetet e Bashkuara e që ndoshta ia vlen të përmendet në lidhje me këto përvjetorë të rëndësishëm të historisë së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe rolit që ka luajtur At Gjergj Fishta si njëri prej arkitektëve kryesorë në zanafillën e këtyre marrëdhënieve, në fillim të shekullit të kaluar.  E shoh të arsyeshme të kujtoj vizitën e At Gjergj Fishtës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1922, si dhe veprimtarinë e tij lobuese me atë rast, në mbështetje të interesave të Shqiptarëve – për të cilat pakë njerëz janë të informuar dhe më pak dëshirojnë të flasin e të shkruajnë për të — përfshir lobimin që Fishta zhvilloi gjatë vizitës së tij të parë në Washington me zyrtarët më të lartë amerikanë në favor të njohjes diplomatike të Shqipërisë si shtet i pavarur nga Shtetet e Bashkuara.  Këto shënime janë bazuar në disa të dhëna dhe korrespondenca në librin e vjetër përkujtimor, “At Gjergj Fishta 1871-1940”, botuar nën kujdesin e At Benedikt Dema, me rastin e vdekjes së At Gjergj Fishtës me 30-dhjetor, 1940. Nga këto të dhëna na del se historia e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane e ka fillimin shumë më heret se këto tre dekadat e fundit, megjithëse protagonistët aktualë të këtyre marrëdhënieve do të donin të na bindnin sot se historia e këtyre marrëdhënieve fillon me ta (e ndoshta po mos të jemi të kujdesshëm edhe mbaron me ta).

Komuniteti shqiptaro-amerikan me të drejtë njihet si mbrojtës historik i kauzave kombëtare shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke filluar nga veprimtaritë e diasporës më të vjetër shqiptare në Amerikë. Këto veprimtari, në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre në Ballkanin Perëndimor dhe kudo në botë, e që në fjalorin e sotëm politik njihen si “veprimtari lobingu”, për shqiptarët e Amerikës kanë filluar me takimin e Fan Nolit me Presidentin amerikan Woodrow Wilson, kur ish-Presidenti Wilson, sipas Nolit, i kishte premtuar se, “një zë do të ketë në Konferencën e Paqës në Paris dhe atë zë do ta përdorte në mbështetje të Shqipërisë”.  Shumë është shkruar për këtë rast si dhe për veprimtaritë lobiste të komunitetit shqiptaro-amerikan, sidomos gjatë 40-viteve të fundit, në mbrojtje të drejtave dhe interesave kombëtare të shqiptarëve kudo. 

Por falë urrejtjes, shpalljes së tij si armik e tradhëtar i popullit, harresës dhe anashkalimit zyrtar të personit dhe veprës së At Gjergj Fishtës për pothuaj një gjysëm shekulli nga regjimi komunist sllavo-aziatik – por edhe në 30-vjet të regjimeve post-komuniste, përfshir median dhe historiografinë shqiptare të influencuar nga komunizmi — pak njerëz mund ta dinë se përveç kontributeve të shumta në fusha të ndryshme, si në letërsi, gjuhë, kulturë dhe politikë shqiptare, Gjergj Fishta ka dhënë një kontribut të çmueshëm edhe në atë që sot e quajmë “lobing”, në mbrojtje të interesave kombëtare, në konferenca dhe takime ndërkombëtare të nivelit të lartë. Veçanërisht, roli që ka luajtur Gjergj Fishta në njohjen e pavarësisë së Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara dhe në lidhjen diplomatike midis dy vendeve.

Përpjekjet lobiste të Fishtës janë bazuar në disa të dhëna dhe korrespondenca përfshir në librin përkujtimor, të lartë përmendur, “At Gjergj Fishta 1871-1940”, botuar nën kujdesin e At Benedikt Dema, me rastin e vdekjes së At Gjergj Fishtës me 30-dhjetor, 1940.   Bazuar në korrespondencën e pasqyruar në këtë botim të veçant përkujtimor — midis Fishtës, At Justin Rrota dhe At Pal Dodaj — Gjergj Fishta njoftonte Kuvendin françeskan në Shqipëri  arrijtjen e tij në Amerikë, duke shkruar se, “Me 8 të këtij muaji (Mars, 1922) në ora 2:30 mbasdite vuna kambën në Amerikë, në New York”.

Nga të dhënat që paraqiten në këtë libër, del se vizita e At Gjergj Fishtës në Amerikë kishte dy objektiva:  Një, të “kujdesej për interesat e Shqipënisë”, sipas porosisë së Imzot Luigj Bumçit, Kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris.  Objektivi i dytë ishte që Fishta të takohej me personalitetet më të dalluara të diasporës shqiptare në Amerikë.  I rëndësishëm është fakti se — nga korrespondenca e Poetit Kombëtar që ai ka shkëmbyer nga Amerika me pjesëtarë të Urdhërit Françeskan në Atdhe — pas takimeve me përfaqësues të shquar të komunitetit shqiptaro-amerikan si Faik Konica gjatë vizitës së tij të parë në Amerikë në vitin 1922 – mësojmë, ndër të tjera, edhe për veprimtarinë lobiste të At Gjergj Fishtës në Washington. (I vetdijshëm për rëndësinë historike të këtyre letrave, At Pal Dodaj ka shkruar se përmbledhja e letrave të Fishtës që dërgonte nga Amerika më 1922 do t’u interesojë, eventualisht, studiuesve të historisë, megjithse deri më sot nuk duket që ky dokumentacion të ketë tërhequr interesimin e historiografisë pseudo-komuniste që gjithnjë dominon në interpretimin e historisë së Kombit shqiptar). Sidoqoftë, le t’i këthehemi disa prej komunikimeve midis Fishtës në Amerikë dhe Kuvendit Françeskan në Shkodër të cilat pasqyrojnë veprimtarinë lobiste të Fishtës në Washington.

Provinciali i Kuvendit Françeskan në Shqipëri në atë kohë, At Pal Dodaj shënon në librin përkujtimor (më sipër), “At Gjergj Fishta – 1871-1940”, se në një letër të datës 8-V-22, dërguar atij nga At Gjergj Fishta prej Washingtonit, Fishta flet për veprimtarinë e tij lobiste në favor të njohjes diplomatike të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, si dhe për takimet që kishte zhvilluar ai me Senatorë katolikë amerikanë, me ndihmën e françeskanit amerikan, Godfried Shilling, i cili në atë kohë gëzonte influencë të madhe në qarqet politike dhe diplomatike të Washingtonit, sipas të dhënave në këtë libër:

“Këtu në Washington kam kontaktue me nji senator katolik, siç të kam shkrue (29.4. 1922), dhe i jam lutë me u interesue pranë Qeverisë së Tij për njohjen e Shqypnisë si Shtet i Pamvarun”, thuhet në letrën e Fishtës. “Ai ka folë sot me Senatorin e Partisë Republikane, Henry Cabot Lodge…”, (politikan me autoritet i asaj periudhe dhe mbështetës i madh i rolit amerikan në punët botërore — shënim i autorit), “…i cili më tha se njohja e Shqypnisë asht e mundshme, prandej Qeveria e Tiranës, t’a paraqesi kërkesën e Saj me shkrim në Nensekretariatin e Shteteve të Bashkueme t’Amerikës.”  Në faqen tjetër të letrës, sipas At Palë Dodaj, Fishta ishte shprehur se, “Ndërkaq, vizita eme në Washington ka pasë, si përfundim, njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Të gjitha përpjekjet e maparshme të Qeverisë sonë, si edhe ato të (Federatës Panshqiptare) “Vatra”, s’kanë pasë sukses…Kjenë Senatorët katolikë — të cilëve ua pata paraqitë çashtjen, sidomos, nga pikëpamja fetare– ata të cilët me ndërhymje të veta siguruan njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane”, citohet letra e At Gjergj Fishtës dërguar nga Washingtoni në adresën e At Pal Dodajt.  Data e njohjes zyrtare e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Washingtonit dhe Tiranës, përputhet plotësisht me vizitën e At Gjergj Fishtës në Washington si dhe me përmbajtjen e letrave të tija, cituar më lartë. Albania – Countries – Office of the Historian (state.gov)

Sipas Zyrës së Historianit të Departamentit Amerikan të Shtetit — me anë të një telegrami që mban datën 25 Korrik, 1922 — Sekretari Amerikan i Shtetit (DASH) në atë kohë, Charles Evans Hughes, informon Komisionerin Amerikan në Shqipëri, Maxwell Blake se në datën 28 Korrik, 1922 ai mund t’i, “Dorëzojë Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë njoftimin me shkrim për njohjen de jure të Shqipërisë, nga ana e Shteteve të Bashkuara.”  

Sipas Zyrës së Historianit të (DASH) njohja e shtetit shqiptar nga Washingtoni u pasua me vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona më 4 Dhjetor, 1922, kur Përfaqësuesi i Jashtzakonshëm dhe Ministri Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Ulysses Grant-Smith i paraqiti letër-kredencialet Qeverisë së Shqipërisë në Tiranë, pikërisht me 4 Dhjetor, 1922, theksohet në tekstin e Zyrës së Historianit të (DASH).

Thonë se njerëzit e mëdhenj të një Kombi, siç është Fishta, vlerësohen më shumë pas vdekjes se kur janë gjallë.  Fatkeqësisht, kjo nuk ka ndodhur me At Gjergj Fishtën pasi edhe sot pas 30-vjet “post-komunizëm”, Poeti i Kombit dhe Mbrojtësi më i vendosur i të drejtave, vlerave dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve edhe sot e kësaj dite është i stigmatizuar si tradhëtar, si një personi i pa dëshiruar në Shqipëri – persona non grata në vendin e vet – atdheun, për të cilin punoi e veproi aq shumë.  Unë e kam shumë të vështirë gjithnjë të konstatoj se ku e ka hallin Tirana zyrtare me At Gjergj Fishtën, i cili me veprat e tija përjetësoi çdo gjë me të cilat mund të krenohet Kombi Shqiptar ndër shekuj, qoftë veprimtaria e tij shumë dimensionale, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në përgjithësi, qoft kontributi i tij në njohjen dhe vendosjen e lidhjeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fillim të shekullit të kaluar, në veçanti.  Unë ende nuk e kuptoj se pse sot, gjoja në demokraci, “At Gjergj Fishta sakrifikohet pikërisht si përfaqsuesi madhor i vlerave kombëtare”, siç është shprehur me një rast i ndjeri Profesor Arshi Pipa.  

Kemi arritur në një pikë të historisë pas kaq vitesh, që të themi me keqardhje të madhe, se me ketë klasë politike në Shqipëri dhe në Kosovë, e cila kontrollon çdo aktivitet të jetës së shqiptarëve në një sistem që guxojnë ta cilësojnë si “demokraci”- e kemi humbur shpresën se shqiptarët, si komb madje edhe 30-vjet pas komunizmit – do të jenë të lirë të vlerësonin më në fund njerëzit e mëdhenj të Kombit si At Gjergj Fishta për meritat historike që kanë. Me ketë nivel kulture bolshevike që tregon kjo klasë aktuale politike e shqiptarëve sot, ajo nuk është e denjë të përfaqësojë një komb të përparuar, që dëshiron të jetë i lirë dhe demokratik, në fillim të shekullit 21! Si të tillë, kot e kini se nuk mund të bindni askënd se ndani vlerat me botën perëndimore.  Fatkeqësisht për Kombin shqiptar, po shihet tashti se vlerat tuaja i kanë rrënjët thellë në trashëgiminë e Enver Hoxhës, nga e cila duket se e kini shumë të vështirë të distancoheni.

Kot e kini se me Enver Hoxhën dhe me gënjeshtrat tuaja nuk do të bëheni kurrë pjesë e botës së qytetëruar. Pyetja për këtë klasë aktuale politike, “post-komuniste” e të gjitha ngjyrave, vazhdon të jetë: me cilat vlera doni të shkoni drejtë Evropës dhe drejtë lidhjeve të ngushta me Shtetet e Bashkuara: me vlerat anti-kombëtare të sllavo-aziatikut Enver Hoxha a po me vlerat e At Gjergj Fishtës, “Përfaqsuesit madhor të vlerave kombëtare” dhe të vlerave të vërteta pro-perëndimore ndër shqiptarët, si dhe të njërit prej arkitektëve kryesorë marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, një shekull më parë.  Sa më parë që t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje – për mirë ose për keq — aq më e qartë do të bëhet rruga në të cilën kini ndër mend ta çoni Kombin shqiptar në të ardhmen!

Frank Shkreli   

Ndoshta mbrojtësi më i vendosur, historikisht, i interesave dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve – i këtij populli, të drejtat e të cilit i mbrojti si askush tjetër në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar — At Gjergj Fishta, për pothuaj një shekull tani i shpallur “armik i popullit” dhe “reaksionar”, nga ish-regjimi komunist i Enver Hoxhës, ndërkohë që vazhdon të trajtohet si persona non grata në vendin e vet nga regjimet e të ashtuquajturit tranzicion “post-komunist” i tre dekadave të kaluara.     

Profesor Arshi Pipa është shprehur, se ajo që e dallon patriotizmin e At Gjergj Fishtës nga të tjerët është, “karakteri militant, luftarak, i patriotizmit” të tij. Të tjerët, sipas Arshi Pipës, më shumë kanë mbrojtur, ndërsa Fishta ka mbrojtur dhe ka sulmuar. “Ai ka sulmuar të gjithë ata, persona ose shtete të vogla, ose fuqi të mëdha, të Lindjes e të Perëndimit, të Krishtit ose të Muhametit, që kanë synuar robërimin, pushtimin, copëtimin e Shqipërisë. Ata që kanë cenuar tagrin e popullit shqiptar, ata që kanë fyer dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”, ka shkruar i ndjeri Profesor Pipa për patriotizmin e At Gjergj Fishtës.

—————————————————————————————                                                    

Më poshtë, fotot e Personaliteve të larta politike amerikane, emrat e të cilëve i përmend At Gjergj Fishta në korrespondencën e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në viti 1922

See the source image Senatori Republikan, Henry Cabot Lodge, Kryetar i Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme kur Fishta vizitoi WashingtoninFather Godfrey Schilling at Mt. Tabor

Françeskani amerikan Godfried Shilling me të cilin u takua At Gjergj Fishta në Washington, 1922

See the source image

        Charles Evans Hughes, Sekretari Amerikan i Shtetit (1921-1925)

Larger memorial image loading...

Ministri (Ambasadori) i parë amerikan në Tiranë:  4 Dhjetor 1922 – 8 Shkurt, 1925  

At Gjergj Fishta dhe Konferenca e Paqës – fjalim monumental në historinë e Kombit shqiptar, 20 Qershor 1919

Filed Under: Emigracion Tagged With: At Gjergj Fishta, Frank shkreli, Marrdhenie, shqiptaro-amerikane

QORROLLEPSJA POLITIKE E GRUPASHËVE SHQIPTARO-AMERIKANË

August 17, 2020 by dgreca

Opinion Nga KOLEC P. TRABOINI-  Qorrollepsja politike e disa shqiptarëve të Amerikës, do karrieristëve që duan emër e lavdi por edhe përfitime, është histori e gjatë. Që nga korriku i vitit 1995 kur jam vendosur në Amerikë e ku kam 20 vjet qytetar amerikan, këtë këngë kukuvajkash politike servile kam dëgjuar. Zhgërryhen burrat e pilafit oriental të komunitetit për politikën brenda e jashtë amerikane. Zhargiten edhe me gazeta, u frynë dikur si gjela deti për Barac Obama-n, u kulmuan deri në orgazëm kundër kandidatëve për presidentë, John McCain (ndjesë pastë ai amerikan i madh e dashamirës i shquar i shqiptarëve), më pas edhe kundër Mit Romney, por u mbars mali e polli një mi. Në një vështrim të pa anshëm, asgjë për tu ruajtur në kujtesë historike në tetë vjetët e Presidentit Obama. Tregu amerikan në vazhdimësi u mbush me produkte kineze. Tërë  industria e lehtë por edhe ajo elektronike amerikane doli jashtë funksionit. U transferua në Kinë dhe në rajone të tjera, madje deri në Vietnam. Ndërkohë u shpif ISIS, shteti kalifat i terroristëve. Udhëheqësia në dëlir. Paradat e modës së Michelle Obames zinin kryevendin e lajmeve. Arriti sa në një libër për 4 gratë më të shquara të botës, sorrosistët që ende manipulojnë mediat e botimet, kishin vënë në krye, sipër Nënë Terezës, vetë Michellen. Me tu neverit ky servilizëm i pa principtë që nuk njeh kufi në hierarkinë e vlerave.Por ndodhi që amerikanët u lodhën me këtë demagogji të madhe e me  punë të vogla. Katër vjet më parë kërkuan një udhëheqësi të re dhe një mënyrë të re të drejtimit të punëve në Shtëpinë e Bardhë. Kasta politike parazite, të cilës ju prishën llogaritë me ardhjen e Presidentit Trump, duan sërish privilegjet që humbën, të përdorin paratë e amerikanëve, kinse me ca programe “shoqëri e hapur”, nëpërmjet të cilave të kapin qarqet politike dhe krerët e shteteve nëpër botë. Ti manipulojnë ata, duke shkatërruar identitetin e popujve në emër të kinse globalizmit. Kudo në botë, si një epidemi sorrosiste, kanë dalë ca kinse majtistë, por spekulatorë, demagogë dhe hajdutë të sprovuar. Këta janë parazitët e përhershëm të shteteve e qeverive, janë viruset politike të korrupsionit. Administrata e Presidentit Trump nuk u la shteg për rigjallërim, madje as frymëmarrje në qeverisje e buxhet. U arrit deri atje sa ai tha se as rrogën e Presidentit nuk do ta merrte, kur paraardhësi i tij në detyrë Obama, i zellshëm e i etshëm për para, u bë çuditërisht presidenti më i paguar në historinë e Amerikës.Erdhën zgjedhjet e reja. Amerika nën tysninë e një pandemie vrastare, Covid-19, që futi në kolaps ekonomik mbarë botën. Vdekjet janë të shumta, lufta për jetët njerëzore është e jashtëzakonshme, por edhe për jetën social-ekonomike gjithashtu.Pikërisht tani në këto ditë të përzishme e gjetën rastin të rishfaqen në skenë këta kinse politikanë tanë të Diasporës, të cilët mjerueshëm pretendojnë të dalin në emër të komunitetit shqiptar, ta uzurpojnë atë, në stilin e sorrosistëve, duke u bërë thirrje shqiptaro-amerikaneve të votojnë kundër Trump dhe pro Biden me Kamala Harris. Po pse u intereson këtyre demagogeve të komunitetit tonë shqiptaro-amerikan kjo dalje publike dhe pozicionim i hapur i shqiptarëve të Amerikës në njërin krah të politikës amerikane? Sigurisht llogarisin përfitimin e vet e jo të shqiptarëve kudo ku ndodhen. Dikur, në vitet e mia të para në Amerikë botoja e shpërndaja në komunitetin shqiptar një periodik me titull të dubluar, shqip  “Lajmëtari i Bostonit”  dhe anglisht “Albanian of Boston”, me qëllime informimi brenda komunitar, por edhe për çfarë ndodhte asokohe në Shqipëri e Kosovë, 1996-1999. Gjithmonë nëpër shkrime bëja kujdes të shtuar në lidhje me prononcimet për krahët e politikës në Amerikë. Asnjëherë anësi. Asnjëherë thirrje për veçanësi politike. Kam qenë e mbetem me mendimin që si komunitet shqiptar asnjëherë nuk duhet të dalim në en-bloc politik, madje për këtë kam bërë dhe polemika kundërshtuese me gazetat shqiptare që dilnin në New York dhe bënin lojën e krahëve të politikës jo vetëm në Amerikë, por edhe yshtje në aspekte të politikave konfliktuale në Shqipëri. Secili ka dhe shpreh mendimin e vet, sjell argumentet e veta personale, pa pasur nevojë për lista, grupime, tubime bolshevike, se kjo mënyrë më kujtonte gjithherë tubimet komuniste, apo të mitingjet e turmave amorfe në post diktaturë, kur populli manipulohej nga demagogë të rafinuar që e çuan Shqipërinë në katastrofë e në prag të luftës civile.Dalja grup me thirrje, me buçima, të sjellin dhimbjen e kokës. Sjellin konflikte e pështjellime sociale. Këto karrshillëqe politike shqiptarësh në Amerikë nuk shkojnë larg. Janë arkaike e mediokre. Nuk sjellin asnjë përfitim si komunitet. Mua më vjen keq që gazeta “Illyria” e cila ka mision tjetër e jo politikën e Amerikës, si dhe për profesorin 90 e sa vjeçarin shkodran Sami Repishti (por jo për Ilir Zherkën, që është ushtar politik i ngulitur interesash), që hyjnë në kësisoj qorrsokakësh politike.  Aq më keq që u bëjnë jehonë thirrjeve të grupazheve mendje cekëta, të cilat me llapashitjen e tyre monotone në cirkun e  politikës, i sjellin dëme të pallogaritshme komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe Shqipërisë e Kosovës. Është koha të heqin dorë nga manipulimi i shqiptarëve e ti mbajnë ata sa më larg përdredhësive të veta politike.   16 gusht 2020

Filed Under: Analiza Tagged With: Grupashet, Kolec P. Traboini, shqiptaro-amerikane

“ROZAFA’S MILK”, ANTOLOGJI NE ANGLISHT E POETËVE SHQIPTARO-AMERIKANË

November 20, 2017 by dgreca

BOTOHET NË ANGLISHT ANTOLOGJIA POETIKE “ROZAFA’S MILK” E POETËVE  SHQIPTARO–AMERIKANË NË AMERIKË/

auto_kkks1511212565Janë 19 poetë shqiptarë, anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë të cilët janë prezantuar në këtë antologji. Kjo antologji deri më sot mund të konsiderohet e para e këtij lloji  në historinë e letërsisë shqipe që krijohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1-adnan-mehmeti

NGA ADNAN MEHMETI/Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë është një organizëm kulture, duke i dhënë zhvillim artit të ri letrar, gjatë këtyre gjashtëmbëdhjetë viteve. Shumë herë u vlerësua nga emra të njohur të letërsisë amerikane, siç janë Frederic Turner, kandidat për çmimin Nobël në letërsi, Constance Rooke, shkrimtare dhe kritike letrare nga Kanadaja, Rainer Schulte poeti i njohur, Salman Rushdie, ish Presidenti i PEN Qendra Amerikane, Cara Lefebvre, studiuesja amerikane e pasionuar pas letërsisë shqipe dhe mike e Shoqatës, Carrie Hooper, profesoresha dhe poetja e njohur amerikane, njohëse e shumë gjuhëve por e përkushtuar për gjuhën dhe letërsinë shqipe, Louis Romano, autori i romanit të njohur amerikan “Besa”, James Pettifer, shkrimtar dhe gazetar, autor librash për Ballkanin, etj. Pas këtyre personaliteteve letrare, dhe pas botimit të monografisë voluminoze “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (Aktivitete dhe krijimtari)”, vjen vlerësimi me botimin në anglisht e poezive të anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve.

Shtëpia botuese Mundus Artium Press pranë Universitetit të Teksasit në Dallas, botoi antologjinë poetike me krijues shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me titull  “ROZAFA’S MILK” (Qumështi i Rozafës). Antologjia poetike u përgatit nga profesoresha e letërsisë amerikane, Diane Durant, e cila librin e shoqëron edhe me një parathënie. Në këtë antologji poetike janë përfshirë 19 poetë, anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, si: Teuta Osmani, Adnan, Mehmeti, Yllka Filipi, Raimonda Moisiu, Merita McCormack, Luigj Kola Çekaj, Idriz Çelaj, Mëhill Velaj, Këze (Kozeta) Zylo, Gjekë Marinaj, Veneta Çallpani, Kostaq Duka, Elko Qeparoi, Dalan Luzaj, Fation Pajo, Iliriana Sulkuqi, Albana Melyshi Lifschin, Rozi Theohari dhe Petraq Risto.

Redaktorja, pa i njohur fizikisht poetët, që janë të shpërndarë anembanë Shteteve të Bashkuara, i ka përzgjedhur krijimet e tyre dhe i ka futur në këtë antologji. Për secilin është dhënë  një biografi e shkurtër.

Autorja e fillon librin me një hyrje, e frymëzuar nga legjenda e Rozafës, të flijimit të nënës besnike, një metaforë poetike, që ndërlidhet me flijimin tek shqiptarët, që mund të koiçidojnë edhe me sakrificën e rrugëtimit të 19 poetëve shqiptarë, autorë të kësaj antologjie. Lexuesit amerikanë, dhe gjithashtu edhe lexuesit shqiptaro-amerikanë, që për arsye të ndryshme nuk mund të lexojnë shqip, u krijohet mundësia e leximit dhe mësimit për legjendën e njohur të Rozafës.

Për herë të parë në historinë e letërsisë shqipe që krijohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen interesimi nga ana e botuesve amerikanë. Antologjia në fjalë me titull “ ROZAFA’S MILK” (Qumështi i Rozafës), është një ndër kurorat më të bukura të anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e cila është përzgjedhur dhe përgatitur me mjaft përkushtim dhe i bën nder jo vetëm autorëve të prezantuar në të, por edhe letërsisë shqipe që krijohet në diasporë, në veçanti, dhe asaj shqipe, në përgjithësi.

Botimi i antologjisë në anglisht, shënon një hap përpara në prezantimin e vlerave reale të anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve, të kësaj shoqate elitare, në udhën e gjatë të letërsisë së përbotshme. Ky libër hap një derë të re komunikimi, për të lënë të hapur për lexuesin amerikan.

Libri mund të porositet direkt nga portali i shtëpisë botuese www.mundus artiumpress.org

Nju Jork, 19 nëntor 2017

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: “ROZAFA’S MILK”, Adnan Mehmeti, ANTOLOGJI NE ANGLISHT E POETËVE, shqiptaro-amerikane

NJOFTIM I SHOQATËS SË VETERANËVE SHQIPTARO-AMERIKANË

October 11, 2017 by dgreca

Njoftim i Shoqatës së Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë për aktivitetin e 11 nëntorit 2017, Ditën e Veteranëve/

1 Remembrance Day

Time to share and come to the Veterans Day Ceremony Subject: Save the Date.  Saturday Nov 11-2017, Veterans Day NOON 

MIRSEARDHET –  ALL ARE WELCOME.   ALBA RESTAURANT QUINCY CENTER

INVITATION      SEE. MORE BELOW (Checks payable to ALBA Restaurant $35 )

The Albanian American War Veterans (AAWV), host their annual dinner on

Veterans Day:  SATURDAY, NOVEMBER 11, 2017 at 12 NOON

Held at ALBA’s Restaurant

1486 Hancock Street

Quincy, MA 02169.    617-376-2522 

****For reservations and details please send email to:

Ron Nasson, Commander @ aawvbos@outlook.com

Call 508-668-6506.   

Virginia Kosmo. Honorary Member Recording Secretary /Archivist 

Call 781-894-2721.

Filed Under: Komunitet Tagged With: NJOFTIM I SHOQATËS SË VETERANËVE, shqiptaro-amerikane

Urim nga fëmijët shqiptaro-amerikanë të Bostonit

December 21, 2016 by dgreca

Foto lajm/

Christ is Born, Glorify Him!  Gëzuar Krisht Lindjet!

Wonderful day for the children with BaBa’s,Nana’s, family and friends.
The ” New Americans”, made baked goods from our Nana’s recipes.
Yum,Yum good. The children gave their gifts of Christmas cookies to all.
Fr Liolin invited ” Santa” to the delight of young and old. (Still a Mystery Santa)
Happy New Year!  Gëzuar Motin E Ri  2017! 

Gjithë të mirat për fëmijët shqiptaro-amerikanë kudo që janë në SHBA e në botë!

Eksluzive për gazetën “Dielli” nga Bostoni. {SH.K}

Filed Under: Komunitet Tagged With: shqiptaro-amerikane, të Bostonit, Urim nga fëmijët

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 23 MARS 1935…Vdekja a aktorit te madh dhe “Unaza e Iffland-it”…
  • VATRA I PËRGJIGJET ADI KRASTËS
  • Në st. Gallen të Zvicrrës u promovua libri që i kushtohet 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë gjakatare!
  • SCIENTIFIC AMERICAN (1942) / GJON MILI DHE METODA E BLICIT TË SHUMËFISHTË STROBOSKOPIK
  • VATRA URON BESIMTARËT BEKTASHIANË: GËZUAR SULLTAN NOVRUZIN
  • “Gjergj Kastrioti Skenderbeu Way Honors the Old and New Generation of Albanians,” Petitioners and Worcester Councilors Say
  • Dorëheqja si proces vetëdijësimi
  • Ndërthurrje mitesh
  • “Çfarë populli mendojnë ata se jemi ne…” Winston Churchill
  • ZERI I AMERIKES: DASH: Mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit, mungesa e pavarësisë në media dhe korrupsioni, problemet kryesore në Shqipëri
  • FAQE ARKIVI: Reportazhi nga kufiri Kosovë-Shqipëri “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”- Mars 1996
  • Tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova
  • RRËFIME TË VEPRIMTARISË KOMBËTARE TË EKREM BARDHA
  • DOJA TË ISHA DHE UNË…
  • DASH godet ashpër Serbinë për diskriminimin e vazhdueshëm shtetnor e institucional ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT