• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

QORROLLEPSJA POLITIKE E GRUPASHËVE SHQIPTARO-AMERIKANË

August 17, 2020 by dgreca

Opinion Nga KOLEC P. TRABOINI-  Qorrollepsja politike e disa shqiptarëve të Amerikës, do karrieristëve që duan emër e lavdi por edhe përfitime, është histori e gjatë. Që nga korriku i vitit 1995 kur jam vendosur në Amerikë e ku kam 20 vjet qytetar amerikan, këtë këngë kukuvajkash politike servile kam dëgjuar. Zhgërryhen burrat e pilafit oriental të komunitetit për politikën brenda e jashtë amerikane. Zhargiten edhe me gazeta, u frynë dikur si gjela deti për Barac Obama-n, u kulmuan deri në orgazëm kundër kandidatëve për presidentë, John McCain (ndjesë pastë ai amerikan i madh e dashamirës i shquar i shqiptarëve), më pas edhe kundër Mit Romney, por u mbars mali e polli një mi. Në një vështrim të pa anshëm, asgjë për tu ruajtur në kujtesë historike në tetë vjetët e Presidentit Obama. Tregu amerikan në vazhdimësi u mbush me produkte kineze. Tërë  industria e lehtë por edhe ajo elektronike amerikane doli jashtë funksionit. U transferua në Kinë dhe në rajone të tjera, madje deri në Vietnam. Ndërkohë u shpif ISIS, shteti kalifat i terroristëve. Udhëheqësia në dëlir. Paradat e modës së Michelle Obames zinin kryevendin e lajmeve. Arriti sa në një libër për 4 gratë më të shquara të botës, sorrosistët që ende manipulojnë mediat e botimet, kishin vënë në krye, sipër Nënë Terezës, vetë Michellen. Me tu neverit ky servilizëm i pa principtë që nuk njeh kufi në hierarkinë e vlerave.Por ndodhi që amerikanët u lodhën me këtë demagogji të madhe e me  punë të vogla. Katër vjet më parë kërkuan një udhëheqësi të re dhe një mënyrë të re të drejtimit të punëve në Shtëpinë e Bardhë. Kasta politike parazite, të cilës ju prishën llogaritë me ardhjen e Presidentit Trump, duan sërish privilegjet që humbën, të përdorin paratë e amerikanëve, kinse me ca programe “shoqëri e hapur”, nëpërmjet të cilave të kapin qarqet politike dhe krerët e shteteve nëpër botë. Ti manipulojnë ata, duke shkatërruar identitetin e popujve në emër të kinse globalizmit. Kudo në botë, si një epidemi sorrosiste, kanë dalë ca kinse majtistë, por spekulatorë, demagogë dhe hajdutë të sprovuar. Këta janë parazitët e përhershëm të shteteve e qeverive, janë viruset politike të korrupsionit. Administrata e Presidentit Trump nuk u la shteg për rigjallërim, madje as frymëmarrje në qeverisje e buxhet. U arrit deri atje sa ai tha se as rrogën e Presidentit nuk do ta merrte, kur paraardhësi i tij në detyrë Obama, i zellshëm e i etshëm për para, u bë çuditërisht presidenti më i paguar në historinë e Amerikës.Erdhën zgjedhjet e reja. Amerika nën tysninë e një pandemie vrastare, Covid-19, që futi në kolaps ekonomik mbarë botën. Vdekjet janë të shumta, lufta për jetët njerëzore është e jashtëzakonshme, por edhe për jetën social-ekonomike gjithashtu.Pikërisht tani në këto ditë të përzishme e gjetën rastin të rishfaqen në skenë këta kinse politikanë tanë të Diasporës, të cilët mjerueshëm pretendojnë të dalin në emër të komunitetit shqiptar, ta uzurpojnë atë, në stilin e sorrosistëve, duke u bërë thirrje shqiptaro-amerikaneve të votojnë kundër Trump dhe pro Biden me Kamala Harris. Po pse u intereson këtyre demagogeve të komunitetit tonë shqiptaro-amerikan kjo dalje publike dhe pozicionim i hapur i shqiptarëve të Amerikës në njërin krah të politikës amerikane? Sigurisht llogarisin përfitimin e vet e jo të shqiptarëve kudo ku ndodhen. Dikur, në vitet e mia të para në Amerikë botoja e shpërndaja në komunitetin shqiptar një periodik me titull të dubluar, shqip  “Lajmëtari i Bostonit”  dhe anglisht “Albanian of Boston”, me qëllime informimi brenda komunitar, por edhe për çfarë ndodhte asokohe në Shqipëri e Kosovë, 1996-1999. Gjithmonë nëpër shkrime bëja kujdes të shtuar në lidhje me prononcimet për krahët e politikës në Amerikë. Asnjëherë anësi. Asnjëherë thirrje për veçanësi politike. Kam qenë e mbetem me mendimin që si komunitet shqiptar asnjëherë nuk duhet të dalim në en-bloc politik, madje për këtë kam bërë dhe polemika kundërshtuese me gazetat shqiptare që dilnin në New York dhe bënin lojën e krahëve të politikës jo vetëm në Amerikë, por edhe yshtje në aspekte të politikave konfliktuale në Shqipëri. Secili ka dhe shpreh mendimin e vet, sjell argumentet e veta personale, pa pasur nevojë për lista, grupime, tubime bolshevike, se kjo mënyrë më kujtonte gjithherë tubimet komuniste, apo të mitingjet e turmave amorfe në post diktaturë, kur populli manipulohej nga demagogë të rafinuar që e çuan Shqipërinë në katastrofë e në prag të luftës civile.Dalja grup me thirrje, me buçima, të sjellin dhimbjen e kokës. Sjellin konflikte e pështjellime sociale. Këto karrshillëqe politike shqiptarësh në Amerikë nuk shkojnë larg. Janë arkaike e mediokre. Nuk sjellin asnjë përfitim si komunitet. Mua më vjen keq që gazeta “Illyria” e cila ka mision tjetër e jo politikën e Amerikës, si dhe për profesorin 90 e sa vjeçarin shkodran Sami Repishti (por jo për Ilir Zherkën, që është ushtar politik i ngulitur interesash), që hyjnë në kësisoj qorrsokakësh politike.  Aq më keq që u bëjnë jehonë thirrjeve të grupazheve mendje cekëta, të cilat me llapashitjen e tyre monotone në cirkun e  politikës, i sjellin dëme të pallogaritshme komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe Shqipërisë e Kosovës. Është koha të heqin dorë nga manipulimi i shqiptarëve e ti mbajnë ata sa më larg përdredhësive të veta politike.   16 gusht 2020

Filed Under: Analiza Tagged With: Grupashet, Kolec P. Traboini, shqiptaro-amerikane

Artikujt e fundit

  • Shqipëtarët me besim të pakufishëm se Amerika se do të jetë miku ynë i përjetshëm
  • Eugene Pittard dhe kontributi i tij nё zbulimin e periudhёs sё Neolitit (7000-4500 p.Kr) nё Shqipёri
  • Argjentina një ëndërr e jetuar
  • “Kisha mesjetare e Shën Aleksandrit në Bokion (Pruell-Spiten): Historia dhe arkitektura”
  • 4 Korriku – Meteor i Demokracisë Botërore dhe Dritë Udhërrëfyese për Lirinë e Popujve
  • FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 249 VJETORIN E PAVARËSISË
  • 10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte
  • Jehona e Deklaratës së 4 Korrikut të vitit 1776 në SHBA dhe Shqipëria
  • Sotir Kolea, 4 shtator 1872 – 3 korrik 1945
  • Bajroni dhe dy këngë të Folklorit Shqiptar
  • Aty, ku fjala, kënga, vallja, lutjet, gëzimi e hidhërimi bëheshin vetëm shqip!
  • 7 Fakte Tronditëse Ujë me Akull ose me Temperaturë dhome
  • SHKOLLA VERORE SHQIPE NE KROACI, SELCE 2025
  • Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Dr. Atdhe Hetemi priti në takim Dr. Elmi Berishën, kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA
  • Mësuesit e Shkollës Shqipe në Bavari

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT