• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bomba te shtëpia e drejtorit të RTK, AKT KRIMINAL

August 29, 2016 by dgreca

-AAK: SULMI NDAJ SHTËPISË DHE PRONËS SË DREJTORIT TË RTK-SË, AKT KRIMINAL/

-BASHKIMI EVROPIAN, THIRRJE PËR SHUARJEN E TENSIONEVE/

-Reagojnë institucionet, partitë politike…Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës:  Ky sulm është një veprim kriminal për të cilin autorët duhet t’i nënshtrohen përgjegjësisë penale. AGK kërkon nga institucionet, përkatësisht Policia e Kosovës dhe Prokuroria që të hetojnë këtë rast i cili është vazhdimësi e sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave/

PRISHTINË, 29 Gusht 2016-Gazeta DIELLI/ Bombë mbrëmë edhe në oborrin e shtëpisë së drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, pak ditë pas bombës në oborrin e këtij transmetuesi publik në mbrëmjen e 22 gushtit.

Kohëve të fundit, më parë, me mjet shpërthyes zolë është sulmuar natën e  4 gushtit objekti i Kuvendit të Kosovës dhe është raprotuar për vendosje bombe gjatë ditës së  9 gushtit në shtëpinë e kryetarit të Komisionit Shtetëror të Kosovës për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, Murat Mehës.

PRESIDENTI THAÇI DËNON ASHPËR SULMIN E MBRËMSHËM NDAJ FAMILJES SHALA

Presidenca kosovare njofton se, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm në shtëpinë e familjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala.

“Sulmi me bombë në shtëpinë e familjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala, është një akt i shëmtuar dhe i papranueshëm kriminal. Sulmet kriminale ndaj drejtuesve të medieve dhe familjeve të tyre kërcënojnë drejtpërdrejt privatësinë, mendimin dhe fjalën e lirë, njëherësh duke dëmtuar seriozisht imazhin e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

I pari i vendit ka ftuar të organet e rendit dhe të drejtësisë që sa më parë të ndriçojnë këtë rast si dhe të gjitha sulmet e tjera kriminale javëve të fundit, në mënyrë që sa më parë autorët e këtyre sulmeve të dalin para drejtësisë.

QEVERIA KOSOVËS FTON ORGANET KOMPETENTE QË TË NDRIÇOJNË KËTË RAST

Qeveria e Republikës së Kosovës deklaroi sot se dënon ashpër sulmin me mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë ku ndodhej familja e drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Mentor Shala.

“Ky akt kriminal, është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediave në Kosovë dhe përpjekje për pengimin e fjalës së lirë, si një prej vlerave më të rëndësishme në shoqërinë kosovare”, thuhet në deklaratën e dërguar.

Qeveria e Kosovës fton organet kompetente që të ndriçojnë këtë rast dhe që kryesit e nxitësit e tij të përballen me forcën e ligjit, dhe po ashtu që të merren të gjitha masat për parandalimin e sulmeve të tilla në të ardhmen.

“Qeveria e Kosovës, po ashtu, shpreh përkrahje të plotë për përfaqësuesit e mediave në misionin e tyre fisnik për informimin e shoqërisë dhe për konsolidimin e fjalës së lirë”, vijon deklarata.

Qeveria e Kosovës, me këtë rast, i bën thirrje përfaqësuesve të partive politike “që të heqin dorë nga gjuha e dhunës, ultimatumet, kërcënimet dhe shantazhet që së fundi i kanë adresuar ndaj RTK-së dhe disa mediave tjera private, të cilat janë pasuar me sulme të tilla”.

KUVENDI I KOSOVËS DËNON SULMIN NË OBORRIN E SHTËPISË SË DREJTORIT TË RTK-së

Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka dënuar sot ashpër sulmin  e mbrëmshëm  në  oborrin e shtëpisë së drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala.

Në komunikatën e Kuvendit për këtë rast thuhet:“Kuvendi i Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin me mjet shpërthyese në oborrin e shtëpisë së drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala.Kuvendi fton organet e drejtësisë që përgjegjësit e këtij sulmi të sillen para organeve të drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Hedhja e mjetit shpërthyes në oborrin e shtëpisë së drejtorit të RTK-së, përbën një veprim kriminal që në vazhdën e veprimeve të ngjashme të kohëve të fundit, synon të cenojë rendin publik, sigurinë e qytetarëve dhe zyrtarëve të institucioneve publike.

Republika e Kosovës nuk do të lejojë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në axhendën shtetërore, lirinë e mediave dhe debatin politik”.

AAK: SULMI NDAJ SHTËPISË DHE PRONËS SË DREJTORIT TË RTK-SË, AKT KRIMINAL

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar këtë deklaratë:

Sulmi në shtëpinë dhe pronën familjare të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala, është një akt i pashëmbullt i dhunës në rritje në Kosovë. Njëkohësisht është goditje ndaj medias dhe lirisë së saj, dhe për më tepër sulm ndaj integritetit familjar të zotit Shala.

Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, e donon fuqishëm këtë akt kriminal, dhe kërkon nga organet e rendit dhe të ligjit, që sa më parë ta zbardhin aktin. Në të kundërtën të japin dorëheqje të gjithë ata, që nuk janë në gjendje të japin asnjë sqarim për një sër sulmesh e shpërthimesh të ngjashme, , që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit në Kosovë, e aq më pak të kapin autorët e tyre.

Kosova nuk mund të jetë vend i krimit e i terrorit dhe AAK inkurajon të gjithë ata që mund të ofrojnë informacione, për autorët e vërtetë të këtyre akteve kriminale.

REAGIM I  RTK-së

Menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës sulmin me bombë në shtëpinë e drejtorit të përgjithshëm, Mentor Shala, pas sulmit në ndërtesën e Televizionit, e vlerëson  si përshkallëzim të dhunës, kërcënimit dhe aplikimit të metodave terroriste në qasjen ndaj transmetuesit publik.

Ne vazhdojmë të besojmë se gjuha e urrejtjes, e përdorur nga forca të ndryshme politike, sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje, paraqet  rrezik real dhe kërcënim serioz për funksionimin normal të transmetuesit publik.

Vazhdimi i përdorimit të asaj gjuhe nuk mund të kuptohet ndryshe, pos si një përpjekje që të legjitimohen dhuna, aktet kriminale dhe terroriste kundër një mediumi.

Menaxhmenti i RTK-së mbështet plotësisht drejtorin e përgjithshëm, z. Mentor Shala, në përpjekjet e përbashkëta për funksionimin sa më normal të transmetuesit publik, në kohën kur, përveç sfidave të rrezikshme të sigurisë, po ballafaqohemi edhe me problemet serioze të financimit dhe të pronës.

Po ashtu menaxhmenti edhe një herë siguron audiencën se RTK, duke mbetur brenda misionit të vet ligjor, do të gjejë fuqi dhe guxim që, në vendimmarrjen e vet menaxheriale dhe editoriale, të mos i nënshtrohet presioneve dhe kërcënimeve, duke mbetur në shërbim të publikut.

Ndërkohë, menaxhmenti i RTK-së kërkon nga institucionet e shtetit që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e funksionimit të RTK-së dhe sigurinë e stafit të tij.

ASOCIACIONI I GAZETARËVE TË KOSOVËS  DHE ORGANIZATAT SINDIKALE TË RTK E DËNOJN SULMIN

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës  dhe organizatat sindikale të RTK e dënojn sulmin e ndodhur mbrëmë. “Ky sulm është një veprim kriminal për të cilin autorët duhet t’i nënshtrohen përgjegjësisë penale. AGK kërkon nga institucionet, përkatësisht Policia e Kosovës dhe Prokuroria që të hetojnë këtë rast i cili është vazhdimësi e sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave. Sulmet kanë për qëllim frikësimin e gazetarëve në Kosovë, posaqerisht atyre që punojnë në televizionin publik”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës .

“Për organet e drejtësisë, jo vetëm këtë rast por edhe rasti i hedhjes së granatës së dorës në RTK, duhet të hetohen me prioritet. Gazetarët janë të dëshpëruar me qasjen e institucioneve në hetimin e rasteve që për objekt trajtimi kanë gazetarët”, thekson AGK./b.j/

KOSOVË- BASHKIMI EVROPIAN, THIRRJE PËR T’I KONTRIBUAR SHUARJES SË TENSIONEVE

BE-ja në Kosovë deklaroi sot se “është mjaft e shqetësuar me hedhjen e granatës natën e kaluar në shtëpinë e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, ku ai jeton me fëmijët e vegjël dhe e dënon atë plotësisht”.

“Jemi të brengosur për ciklin e dhunës në Kosovë që po bëhet çdo ditë e më serioz. Asnjë mosmarrëveshje për ndonjë çështje nuk mund ta justifikojë përdorimin e armëve vdekjeprurëse kundër dikujt, e aq më pak kundër fëmijëve”, thekson deklarata e dërguar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Ne thërrasim institucionet dhe politikanët e të gjitha partive që ta investojnë çdo përpjekje për të kontribuar në shuarjen e tensioneve”, përfundon deklarata.

***

The EU in Kosovo is very concerned by last night’s throwing of a bomb on the house of the RTK Director General, where he lives with his young children, and fully condemns it.

We are worried about the cycle of violence in Kosovo becoming more and more serious. No disagreement over any issue can justify the use of a deadly weapon against anyone, much less children.

We call on the institutions and politicians from all parties to invest every effort to contribute to diffusing tensions.

Filed Under: Politike Tagged With: bomba, reagime, shtepia e drejtorit te RTK

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT