Ish-kandidati Demokrat për në Kongresin Amerikan, Kryetar i PUSH-SHBA, z. Emin Egriu, drejton kete thirrje per mosdhenien e shtetesise nga Ministria e Brendshme e Maqedonise me motivacionin se: Prania e këtyre personave rrezikojnë integritetin e Republikës së Maqedonisë, sigurinë dhe mbrojtjen Kombëtare./
, Programi Unik Shqiptar – PUSH, me qendër në SHBA, duke vërejtur se janë me mijëra shqiptar që kanë krijuar familje me shtetas/e të Maqedonisë dhe pa asnjë shkak apo motive serioze Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ju refuzon të drejtën e shtetësisë me motivacionin se: Prania e këtyre personave rrezikojnë integritetin e Republikës së Maqedonisë, sigurinë dhe mbrojtjen Kombëtare. PUSH, duke vërejtur se prej kaq vitesh partitë politike shqiptare në pozitë dhe opozitë nuk e kanë në programin e tyre çështjen e shtetësive për ta ngritur si çështje delikate në Kuvendin e Maqedonisë, duke vërtetuar se shpeshherë Avokati i Popullit pajtohet me vendimet absurde të MPB, vendosëm që këtë çështje ta ngrejë në Institucionet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.
Duke parë padrejtësitë që u bëhet shqiptarëve në lidhje me përfitimin e shtetësisë së Maqedonisë, ne si Lëvizje PUSH, vendosëm që këtë çështje ta ngremë në Kongresin Amerikan si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë atyre njerëzve që u është mohuar e drejta e shtetësisë së Maqedonisë pa të drejtë, të sjellin fotokopjet e vendimeve për refuzimin e shtetësisë nga ana MPB në zyrën e Programit Unik Shqiptar që ndodhen në qytetin e Tetovës, në adresën Bllok 77, email levizja.push@gmail.com, dhe numër tel 070928833. Në zyrën tonë do jenë përfaqësuesit tanë të cilët do tju presin dhe do tju japin këshilla për të vazhduar më tej betejën për të fituar të drejtën e shtetësisë.
Siç dihet problemi i mohimit të shtetësisë nga shteti maqedonas mijëra shqiptarëve të cilët kanë krijuar familje me shqiptar shtetas/e të Maqedonisë është një fenomen me prapavija politike duke përdorur standarde të ndryshme në bazë të kombësisë etnike dhe përkatësisë fetare. Shumë aplikuesve për shtetësi të Maqedonisë u bëhen presione nga strukturat e sigurimit për tu bërë informator ose bashkëpunëtorë i këtyre strukturave. Mos dhënia e shtetësisë njerëzve që kanë dhjetëra vite që kanë krijuar familje, jetojnë në Maqedoni, në këtë mënyrë u ndalohet integrimi në jetën shoqërore dhe kulturore të shtetit ku paguajnë taksat e ndryshme.
Emin Eddie EGRIU
Kryetar i PUSH-SHBA
Ish-kandidat Demokrat për në Kongresin Amerikan
11.11.2013
NEW JORK