SHBA: Senatori i shtetit Golden bënë përpjekjet në Senat, për të shpallur Ditën Nënë Tereza në shtetin e Nju Jorkut/
Më 17 dhjetorin e vitit të kaluar, siç njoftoi Stefania Falasca në të përditshmen italiane Avvenire, Papa pati miratuar njohjen e mrekullisë, që i atribuohet Nënë Terezës e pati vendosur për shpalljen e dekretit, që hapi udhën drejt shenjtërimit të saj më 4 Shtator 2016/
Albany NY :– Senatori republikan i shtetit të Neju Jorkut, zoti Martin J. Golden, dje me anë të një deklerate ka njoftuar se ka nisur përpjekjet e tij për të shpallur 4 shtator 2016, “Dita e Nënë Tereza” në shtetin e Nju Jorkut, nëpërmjet një Rezolute e cila do të paraqitet në Senatin e Shtetit.Simbas njoftimit të tij për shtypin bëhet e ditur se Rezoluta ishte futur dhe është duke u rishikuar nga Komiteti i Senatit për Financat, për të dalë më pas mbasi ajo të siguronte mbështetjen, me një votim të plotë të Senatit të Shtetit të Nju Jorkut, e cila u votua me vota absolute.