Pas Kuvendit, në mbrëmjen e 14 Qershorit 2014, për nder të delegatëve që kishin ardhë nga shtetet e largëta, Vatra shtroi një darkë në Restorantin Eastwood Manor në Bronx.
Darkën e ka hapë Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Bucaj, i cili i përshëndeti delegatët dhe i falenderoi për pjesmarrjen aktive në Kuvend. Po ashtu ai falenderoi degët për veprimtaritë, që kanë gjallëruar jetën e komintetit shqiptar në SHBA, për shtimin e anëtarësisë dhe krijimin e degëve të reja. Për këtë të fundit ai falenderoi në mënyrë të vecantë kryetarin e degës së Jacksonville, z. Adriatik Spahiu, për ngritjen e degëve të reja në Hartford dhe në Orlando.
Z. Adriatik Spahiu, për shkak se delegatët e Jacksonville mbërritën me vonesë në Kuvend, për shkak të linajve të fluturimit, përshëndetjen nuk e mbajti në Kuvend, por gjatë darkës. Ai fitoi duartrokitjet e të pranishmëve.
Zonja Shpresa Gallaj përshëndeti në emër të degës së re të Vatrës Orlando, në Florida, ku shumica janë të rinj, madje dhe studentë.
Në darkën e Vatrës ishte mysafir Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, i shoqëruar nga Zef Balaj, Anton Raja, Simon Qafa, dhe Lek Përlleshi. Në përshëndetjen e Tij, Imzot Dod Gjergji, tha se Vatra, është krenaria e historisë sonë Kombëtare sepse ajo vetë është pjesë aktive e kësaj historie. Vatra i dha Kombit Shqiptar krenarinë e të qenit shqiptar. Bashkimi prej saj i shqiptarëve të Amerikës rreth Vatrës, e ktheu Vatrën në një avokate të kualifikuar të Shqipërisë dhe Kombit. Misioni i vatrës, tha Imzot Gjergji, nuk ka përfunduar. Kombi shqiptar ka shumë problem të pazgjidhura, që kërkojnë edhe kontributin e Vatrës. Mbi të gjitha Vatra duhet tetë e pranishme dhe të bëhet bëhet aktive në trojet etnike, ku ekstremistët po tentojnë që të shprishin vëllazërimin e feve, atë që Vatra dhe patriotët shqiptar kanë kultivuar, shënjtërinë e besimeve, tolerancën, dhe shkueshmërinë.
Për Presidentin e Nderit të Vatrës, kryetarin e gati 20 viteve të Vatrës, vatranin gjysëmshekullor, Z. Agim Karagjozi, Vatra ndau me cmimin e meritës për kontribut të shquar ën VATËR. I biri i z. Agim Karagjozi, anëtari i këshillit të Vatrës, z. Zyhdi Karagjozi, falenderoi në emër të atit të tij, duke theksuar se ishte krenar për kontributin atdhetar të babait, i cili gjatë të gjithë jetës iu përkushtua Vatrës dhe Cështjes Kombëtare.
Darka ishte gazmore dhe për katër orë u këndua, u kërcye . Për argëtimin e pjesmarërsve ishte kujdesur DJ Bujar Uka me bashkëshorten Anila dhe Aida Durrahu. Vatra u është mirënjohës pse ata kishin ardhë pa pagesë nën kujdesin e kryetarit të degës së Jacksonville, z. Adriatik Spahiu.