• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PAK FJALË RRETH RREAGIMIT TË SHTYPIT SERB NDAJ DEKLARATËS SË KRYEMINISTRIT TË SHQIPNIISË

March 28, 2021 by dgreca

Përgatiti Gjon Kadeli/ Washington/

Shtypi i Serbisë reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipnisë Z.Edi Ramës lidhun me përvjetorin e 22-të të bombadimeve të NATO-s në Serbi, sepse Z. Rama e krahasoi regjimin e Millosheviqit si nacional-socialist.
Pa dashtë me përkrahun Z.Ramën, mënyra se si reagoi shtypi serb duket i pa vend. Faktet se çfarë bani qeveria e Millosheviqit, si gjatë luftës në Bosnjë si edhe ato që bani kundër shqiptarëve në Kosovë, nuk kanë të cilsohen ndryshi, veçse,veprime çfarosjeje në masë të boshnjakëve
dhe të Shqiptarëve në Kosovë.
Përsa i përket Bosnjës, popullsia  muslimane e të cilës përban 45 përqind të popullsisë së përgjithshme prej rreth katër milionë banorë u damtue shumë rand. Mbi njqind mije u vranë e kush e dinë se sa u plagosën. Me qindra e qindra mija u dëbuen nga shtëpitë e tyne. Përveç kësaj në Srebreniçë u ba masakra ma e madhe në Europë që nga L.D.B.dhe ma shumë se 100 mijë shtëpi u shkatrruen.
Përsa i përket Kosovës rreth 12 mijë u vranë,për 1600 të tjerë nuk dihet fati i tyne, gadi nji milionë u dëbuen nga shtëpite e tyne.
Prandaj, siç vejnë në dukje këto fakte, dy popuj të ndryshëm ishin në pragun e dëbimit nga trojet e tyne njiherë e përgjithmon nga rregjimi i Milosheviqit.Për fat të mirë në Bosnjë ndërynë forcat e Kombeve të Bashkueme dhe në Kosovë forcat e NATO-s ndërhynë dhe kështu qëllimi i
Milloshviqit nuk u mbërrijtë.
Shtoi këtu se përsa u përket shqiptarëve, Serbia që nga 1844 dmth mbasi fitoi njifar autonomie nga Turqia, kishte përgaditë nji plan të fshehtë për të coptue tokat shqiptarë, që njihet me emnin NACERTANJE,
të cilin filluen t’a veshin në veprim mbas Luftës Ruso-Turke të 1877,kur filluen dëbimin e popullsisë shqiptare nga
Sanxhaku(Prefektura) e Nishit që ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës.
Gjatë këtij procesi u dëbuen rreth 300 mijë shqiptarë, prej të cilëve rreth 70 mijë u vranë. Plani në fjalë u vazhdue në mënyra të ndryshme deri më 1999.
Më duket mue si i çuditshëm qëndrimi që mban qeveria e Vuçiqit në bisedimet që janë zhviillue deri tashti ndërmjet zyrtarë kosovarë dhe serbë kur thotë se seçila palë duhet të marri diçka, kur njeriu të marri parasyshë ato që Serbia bani kudër Kosovës, pa pasë njifar mirsie, me tregue një farë keqardhje ose me kërkue një faljë, Siç e kanë ba të tjerë në raste të tilla.

Filed Under: Analiza Tagged With: Deklarata e Rames, Gjon kadeli, Shtypi serb

Shtypi serb i cilëson skandaloze vizitat e delegacionit të Sanxhakut në Kosovë

March 10, 2016 by dgreca

Brenda dy jave me ftesë të organizatës “Kosova për Sanxhakun” në vendin tonë ishin për vizitë dy delegacione të Këshillit Kombëtar Boshnjak nga Sanxhaku dhe herën e dytë edhe një grup i studentëve nga Novi Pazari, Tutini dhe Senica.Vizita e dytë kishte për qëllim pjesëmarrjen në manifestimin e “Epopesë së UÇK-së”. Kësaj radhe përveç delegacionit të këshillit Kombëtar Boshnjak, ishte edhe një grup prej 50 studentëve nga tri qytetet e Sanxhakut, Novi Pazarit, Senicës dhe Tutinit. Gjat pjesëmarrjes në manifestim studentët dhe krerët e KKB i pranoi familja e Jasharajve’ Kjo pritje i gëzoi të rinjtë e Sanxhakut. Gjatë qëndrimit në Prekaz, studentët takuan edhe presidenten Jahjaga , e cila për pak kohë qëndroi në mesin e tyre duke iu shprehur mirëseardhjeje.

Në vazhdim delegacioni i KKB dhe studentët, nën përcjellje të udhëheqjes së organizatës “ Kosova për Sanxhakun “, vizituan familjen e heroit të tyre kombëtar Shaban Polluzha, dhe për disa kohë qëndruan pran djalit të vetëm gjallë të Shabanit, Ramadan Kastratit. Edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore, Xha Ramadani kishte njohuri për ardhjen e mysafirëve në oden e tij.

Pastaj,musafirët nga Sanxhaku bënë homazh tek varri i heroit Kombëtar Shaban Polluzha. Në vazhdim, për befasi të shumë kujt, por shumë të mirëpritur, morën pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore në “Sallën e Kuqe” të Shtëpisë së Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, si mysafir të familjes Jasharaj.

Krejt ky aktivitet i të rinjve dhe delegacionit të Sanxhakut, politikanët proserb të Sanxhakut dhe shtypi serb e cilësuan si skandal, autogol, etj.

Në vazhdim po japim tekstin e plotë të agjencisë Beogradase Kurir: Ahmedin Dino Shkrijel, një bashkëpunëtor i ngushtë i Ugljanint, kryesoi një delegacion i cili në Drenicë të Kosovës vizitoi varrin teroristit të UÇK-së famëkeqe, për të cilat është thënë se kanë luftuar kundër agresorëve serbë.

Ahmedin Dino Skrijelj, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të udhëheqësit të PADI-it (SDA) Sulejman Uglaninit, kryesoi një delegacion prej 50 studentëve anëtarë të PAD, i cili vizitoi qendrën memoriale “Adem Jashari” , terroristit famëkeq të UÇK-së në Prekaz të Drenicës në Kosovë.

Për gjithë këtë Shkrijel vizitoi varrin e fashistit të Luftës së II –të Botërore ,Shaban Polluzhës, dhe tha se serbët ishin agresorët në Kosovë! Fjala është për udhëheqësin e organizatës fashiste Ballit Kombëtar, e cila organizatë gjatë Luftës së Dytë Botërore kreu krime të shumta ndaj serbëve të Kosovës. Shkrijelit as kjo nuk i mjaftonte dhe duke folur me shqiptarët, serbët i ka quajtur agresorë!

Që gjërat të jenë edhe më keq, Këshilli Kombëtar Boshnjak dhe Ugljanini i marrin paratë nga buxheti i Serbisë dhe pothuajse 220 000 euro në vit!

Shkriel, para përfundimit të bisedës, shqiptarëve u përcolli “përshëndetjet dhe mbështetjet” nga Uglanini dhe më parë ai dhe delegacioni i tij vizituan qendrën memoriale “Adem Jashari”.

 – Vizituam shtëpinë e familjes, ku kemi parë në fakt se si dukej ajo luftë kundër agresorit serb, – tha Shkrijel dhe falënderoi nikoqirin “ që u ka dhënë rastin”.

– Për atë që ne angazhohemi janë ndryshimet në programin mësimor të Serbisë dhe se fëmijët tanë kanë për të mësuar në shkollë, se kush deshi ti vras dhe kush i mbrojti. Ka rezistencë, por ne nuk do të heqim dorë –porositi Skrijelj.

Regjistrimi i plotë i vizitës në Drenicë është postuar nga shqiptarët në YouTube, ndërsa Shkrijel nuk ka dashur të komentojë mbi aktin skandaloz dhe të turpshëm dhe për deri sa  gazetari i Kuririt ishte duke e intervistuar, së pari u ndërpre lidhja, pastaj e mbylli telefonin dhe më pas numri i tij ishte i padisponueshëm.

Gjatë vizitës së tij në Drenicë ishte i angazhuar edhe përkthyesi dhe në praninë e boshnjakëve ishte edhe profesoresha Vasvija Gusinac, e cila ishte tejet e lumtur dhe gjatë gjithë kohës kishte emocione pozitive, kur bëhet fjalë për Polluzhën.

Shkrijel me shqiptarët e pranishëm u lutën pranë varrit të Polluzhës dhe kur shkuan në vizitë në shtëpinë e djalit të tij, tha se ishte i nderuar që ai erdhi te familja, koka e së cilës bëri që boshnjakët në Sanxhak të shpëtojnë nga “masakra e planifikuar e çetnikëve të Draza Mihajloviqit.”

– Ne do të përpiqemi që edhe tek pasardhësit tanë të ruhet kujtimi dhe mbi këtë bazë të ndërtojmë marrëdhënie vëllazërore në mes boshnjakëve dhe shqiptarëve të Sanxhakut dhe të Kosovës – tha Sekretari i Përgjithshëm i KKB.

– Kjo vizitë Drenicës, është ofrim idorës së boshnjakëve që së bashku me shqiptarët dhe Kosovën të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Si popuj jemi të lidhur dhe këtë duhet ta ruajmë dhe kultivojmë. Por,personalitete të tilla të mëdha si Adem Jashari dhe Shaban Polluzha edhe më shumë na lidhin për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme mes nesh – përsëriti gjatë gjithë kohës.

Udhëheqësi i Partisë Social Demokratike Serbe Rasim Ljajiq është tronditur kur dëgjoi lajmin dhe pyeti: “A është kjo ndonji shaka me mua?”

– O populli im! Po, çfarë është me këta njerëz?! Ky është një autogol i madh për boshnjakët dhe futje e gishtit në sy ndaj vendit në të cilin ata jetojnë. Çka kanë ata me u marrë me këtë problem?! Keni kujdes, askush nuk e ka publikur këtë lajm nga mediat lokale? Për ta më mirë është që të gjykohen nga qytetarët në zgjedhjet e radhës – th ai zemëruar kreu i PSDS.(E dergoi I. Azizi)

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: i cilëson skandaloze vizitat e delegacionit, Ismet hazizi, Shtypi serb, të Sanxhakut në Kosovë

Artikujt e fundit

  • Cikel poetik: Atdheu gjithmonë ka një strehëz…
  • ME RASTIN E 15-VJETORIT TË VIZITËS SË PRESIDENTIT GEORGE BUSH NË TIRANË – NË KUADËR TË 100-VJETORIT TË VENDOSJES SË MARRËDHËNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE*
  • Remarks by Ambassador Ferit Hoxha at the UN Security Council meeting on Ukraine
  • Martin Camaj nëpërmjet një letërkëmbimi
  • AT KARLO  SERREQI O.F.M.
  • Eight IRA Mistakes That Can Cost You a Fortune
  • Mbi veprën e Musine Kokalarit: “Dasmë… Sa u tunt jeta”
  • 6 MUAJ PA PATRIOTIN MEHMET MUJAJ
  • Dalip GRECA, -Ti shkrove për të gjithë…ike… dhe na le ne në borxh…
  • SHTETI PËRBALLË KRIZAVE; SHQIPËRIA NGA SHEMBJA E KOMUNIZMIT DERI TE LUFTA E KOSOVËS
  • NË VILËN E DIKTATORIT RUMUN DHE POEZIA IME PER POETIN UKRAINAS DMYTRO CHYSTIAK…
  • Celebrating 100-year anniversary of Albania – US diplomatic relations
  • “ROLI I MËRGATËS SHQIPTARE NË BOTË DHE NË MËNYRË TË VEÇANTË I MËRGATËS TONË KOMBËTARE NË SH.B.A”
  • SHQIPËRIA, LUFTA DHE KRIZA E ÇMIMEVE, SI DO NDRYSHOJNË EKUILIBRAT
  • NË BE ME STANDARDE TË PLOTËSUARA DHE JO ME RETORIKË SARKASTIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT