PRISHTINË, 21 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/ Anëtarësimi i Kosovës në Interpol është kontribut direkt në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit, thekson sot në një komunikatë qeveria kosovare.
Shtohet se, Republika e Kosovës është e gatshme që të marrë përgjegjësitë e plota si anëtare e Interpolit.“Besimin në Kosovën si anëtare e Interpolit e kanë shprehur tashmë shumë vende, por jo në numër të mjaftueshëm që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë.Si kryeministër i Kosovës, sot kam marrë vendim për të shtyrë votimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol për takimin e ardhshëm të kësaj organizate”, thekson komunikata e qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.“I falënderoj të gjithë të involvuarit nga institucionet e Kosovës, por njëkohësisht i falënderoj edhe të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe i ftoj të gjithë që në takimin e radhës të punojmë që Kosova të votohet anëtare e Interpolit”, përfundon komunikata e sapodërguar. /b.j/
PACOLLI: PO E SHQYRTOJMË TËRHEQJEN NGA KANDIDIMI PËR INTERPOL
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova mund të tërhiqet nga kandidimi për anëtarësim në Interpol për shkak se është larg sigurimit të votave të mjaftueshme për anëtarësim.Sipas tij, Kosova nuk ka punuar mjaftueshëm për këtë anëtarësim, por problemet janë shtuar edhe se Samiti i radhës do të mbahet në Kinë, që nuk e njeh shtetin e Kosovës.“Anëtarësimi në Interpol ka kërkuar një punë më të madhe dhe një angazhim më të madh. Në momentin kur kam ardhur kam pa se është punuar, por jo sa duhet. Unë jam shumë skeptik dhe nuk jam fare i inkurajuar që ne të themi se çdo gjë do të shkojë si duhet në këtë anëtarësim, sepse nikoqiri i këtij samiti ka barikaduar çdo gjë. Akoma s’i ka dërguar vizat që përfaqësuesit tanë të marrin pjesë. Është përgjegjësi e madhe që të them të tërhiqemi. E them me bindje se njerëzit do ta kuptojnë, por ndoshta në bashkëpunim, sidomos me SHBA-në, duhet të bëjmë tërheqje taktike dhe të bëhemi gati për samitin e ardhshëm të vitit të radhës, që do të mbahet në Abu Dhabi ku edhe të kemi votat e mjaftueshme. Të mos lejojmë të zhgënjehemi”, ka thënë ai për Interaktiv të KTV-së.Pacolli ka thënë se për pak ditë pune ka siguruar 25 nota verbale që konfirmojnë mbështetjen në samitin e radhës të Interpolit, por që është shumë larg numrit të mjaftueshëm të votave për pranim. Aty ka thënë se duhet të jenë 115 vota pro