Në fjalimin e parë përpara Komitetit të Jashtëm në Parlamentin Europian si Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama ka shtruar domosdoshmërinë e rifitimit të kohës së humbur për realizimin e ëndrrës europiane, integrimin në BE. Duke folur në seancën me temë
“Shqipëria, situata post zgjedhore dhe perspektiva”, Rama nënvizoi se nuk ka dyshim se gjatë ketyre viteve Shqipëria ka pasur sukses, por sipas tij dhe ambicia ka qenë më e madhe se progresi i arritur deri tani dhe kjo ambicie do të na çojë drejt së ardhmes duke mësuar nga leksionet e kaluara.
“Është një moment i ri dhe ne besojmë se me ndihmën tuaj dhe të Parlamentit Europian, partnerë të Shqipërisë dhe rajonit në Europë ne mund të përfitojmë shumë nga koha e humbur. Nuk ka dyshim se gjatë ketyre viteve Shqipëria ka pasur sukses, por dhe ambicia ka qenë më e madhe se progresi i arritur deri tani dhe kjo ambicie do të na çojë drejt së ardhmes duke mësuar nga leksionet e kaluara” deklaroi ai.
Në këtë kontekst, ai ka siguruar se qeveria e re që ai drejton do të punojë për të përmbushur atë që populli shqiptar ka kërkuar më 23 qershor, anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane me të drejtat dhe detyrime e plota të saj.
“Unë besoj se populli shqiptar ka votuar për ne, një rezultat jo vetëm i nevojës për të ndryshuar Kryeministrin me një tjetër, disa Ministra me disa të tjerë, por kërkoj një ndryshim për të ecur përpara. Kjo na bën të gjithëve shumë të ndërgjegjshëm për faktin se jemi në një pozitë të tille, jo se kush jemi ne, por për atë që populli ka nevojë, dhe për atë që populli mendon se ne mund të bëjmë” tha Rama.
Kryeministri Rama ka folur edhe lidhur me sigurinë e rajonit në terësi, duke garantuar eurodeputetët se problemet e Shqipërisë me fqinjët do të jenë në konceptin 0.
“Në politikën tonë të jashtme dhe si shtet, Shqipëria ka qenë një ndër vendet më të qendrueshme dhe e pandikuar nga ndryshimi i pushtetit. Por në të njëjtën kohë, është dëmtuar kohët e fundit nga ethet nacionaliste. Për ne politika e jashtme do të jetë politika e problemeve me fqinjët” theksoi Kryeministri Rama.
Kukan: Zgjedhjet treguan maturimin e politikës, pa dialog s’mund të ketë përparim
Ndërkohë eurodeputeti Eduard Kukan vlerësoi rolin e Qeverisë së larguar lidhur me përpjekjet për integrimin në BE, ndërsa shprehu bindjen se qeveria e re do të mund ta çojë përpara arritjen e këtij objektivi. Duke i konsideruar zgjedhjet e 23 qershorit një test të kaluar me sukses, Kukan kërkoi nga Kryeministri dhe qeveria e tij të lejojnë PE të japë ndihmën e tij në këtë drejtim.
“Mendoj se është e rëndësishme dhe e duhur për të përmendur dhe për të vlerësuar punën e Qeverisë që është larguar përsa i përket përpjekjeve për integrimin në BE. Situata politike ka qenë për një kohë të gjatë në vëmendjen e qeverive europiane. Dhe mendojmë se Qeveria e re do të sjellë arritje në këtë drejtim. Zgjedhjet e 23 qershorit ishin një test për demokracinë e Shqipërisë. Shqipëria e ka kaluar këtë test.Ka patur anëtarë të parlamentit që kanë treguar përgjegjshmëri për vëzhgimin e tyre. Kemi parë që integrimi ka qenë në axhendën e fushatës zgejdhore dhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme. Zgjedhjet në përgjithësi kanë qenë kompetitive, ka pasur disa gabime, por përgjithësisht ishin zgjedhje të mira dhe mbi të gjitha, tranzicioni i pushtetit shkoi mirë, që të humburit e zgjedhjeve pranuan rezultatin. Pa dialog të vërtetë politik do të jetë e vështirë shumë që të ecim përpara. Zhvillimet e deritanishme kanë treguar se Qeveria e re është e gatshme ta bëjë këtë. Unë uroj qe në të ardhmen të shikojmë fakte dhe prova për këtë. Mesazhi im është që të themi se Parlamenti Europian ka qenë gjithmonë mbështetës për zhvillimet në vendin tuaj, ndaj ju lutemi të na lejoni tju ndihmojmë sa më shumë të kemi mundësi.”
Eurodeputetet pyetje ne drejtim te Kryeministri Rama
Në vijim eurodeputetët e pranishëm në seancë kanë drejtuar një sërë pyetjesh në drejtim të Kryeministrit të vendit, ku vlen të theksohet se kanë dominuar ato sa i përket përqasjes që do të ketë qeveria e majtë në raport me politikën e jashtme, në mënyrë të veçantë me fqinjët. Në vijim pyetjet dhe përgjigjet e dhëna nga Kryeministri Rama.
SALAMAN: Në emër të Partisë Popullore Europiane ju përgëzoj për rezultatin dhe për tonin konstruktiv të përdorur në këtë komision. Ju po mendoni edhe për atmosferën e krijuar në parlamentin tuaj. Përsa i i përket perspektivës europiane të vendit tuaj, marrëveshjes për vizat dhe aplikimit për të qenë vend anëtar i BE-së, çështja është se në çfarë mase do të përpiqeni që të përfshini të gjithë shoqërine, popullin e vendit tuaj për të ecur drejt BE-së dhe deri në ç’masë do të përfshini opozitën në këtë projekt, që ka nisur me zgjedhje të lira politike? Si i shikoni zhvillimet të marrëdhëniet mes Qeverisë tuaj dhe Qeverisë së kaluar dhe me shoqërinë civile në vendin tuaj?”
PETERLET: Mendoj se e kuptoni se sa i rëndësishëm është uniteti politik për Shqipërinë. Si do ta përcaktoni sa më shumë që të jetë e mundur nga ana juaj?
PACK: Ju e dini se tonet në Parlament duhet të qetësohen pak. Nëse vazhdoni me mënyrën sesi e keni nisur sot, do të tregoni një shembull të mirë. Mendoj se populli shqiptar është rritur dhe për këtë ju them të bëni punën tuaj, të mos ktheheni mbrapa. Ne s’do jemi mësuesit tuaj.
BOSHTINARO: Rumania ofron mbështetjen për Qeverinë tuaj në integrimin në BE.
GOMEZ: Bazuar ne eksperiencat e mëparshme do të na tregoni një praktikë gjithëpërfshirëse në Shqipëri. Do t’ju pyesja për marrëdhëniet me fqinjët dhe problemet që duhet të zgjidhni. Po kështu është lufta kundër korrupsionit, që nuk është një problem thjesht kombëtar. Si do ta zgjidhni këtë problem?
GIANNAKOU: Diçka që është e rëndësishme për vendet që aplikojnë në BE është marrëdhënie me fqinjët. Mendimi juaj për vendimin për marrëveshjen për ujërat. A mendoni se kjo nuk është e rëndësishme për marrëdhëniet me Greqinë? Cili është qendrimi juaj për marrëdhëniet me Greqinë?
FAJON: Besoj se Shqipëria merjton një shoqëri demopkratike. Si do ta zgjidhni priblemin e papunësisë së të rinjve? Sa i takon korrupsinit, a keni ide të qarta dhe konkrete se si do të zgjidhni këtë problem?
CUFLIN: Si mendoni t’i zgjidhni çështjet me vendet e rajonit? A mendoni se do të këtë vertet një Shqipëri më të madhe?
Rama u përgjigjet eurodeputetëve: Kërkojmë një Shqipëri të orientuar drejt integrimit të vendit, presim bashkëpunimin e opozitës për disa reforma
Kemi numrin më të madh të grave të përfshira në qeverisje dhe mendojmë se qeverisja jonë është në rrugën e duhur. Sa i takon pyetjes për kufijtë, ne jemi të bindur që kufijtë duhet të jenë atje ku janë, por mendoj se nuk duhet të jenë një pengesë jo vetëm mes shqiptarëve, por edhe mes vendeve fqinje.
Janë një sërë detyrimesh dhe reformash që duhet të plotësojmë për të përmbushur hapat e duhur.Shumë njerëz mendonin se pavarësia e Kosovës do të ishte shkatërrimtare për rajonin, por rezultoi e kundërta, pasi të mos njohësh Kosovën është nonsens, dhe besoj se një njohje e plotë e Kosovës, nuk është vetëm gjëja e duhur për t’u bërë për një vend, por është gjëja e duhur për rajonin dhe Europën.Sa i takon peytjeve rreth luftës ndaj korrupsionit, unë besoj se korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk është diçka kombëtare, por diçka më e gjerë. Ndaj duhet që politika në këtë drejtim të jetë e bashkërenduar. Nevojitet modernizim i agjencive dhe i shërbimeve. Korrupsioni endemik që vuan Shqipëria ka të bëjë më mungesën e shërbimeve, mungesën e shtetit afër popullit dhe në shërbim të tij.
Sa i takon integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, mendoj se ministrja e re e Integrimit ka një axhendë ambicioze, dhe do të ketë të gjithë mbështetjen tonë, jo vetëm për dialog mes partive, politikës, dhe shoqërisë, por edhe do të nxisë procesin e integrimit europian. Është e nevojshme që të merren reformat e duhura. Është e nevojshme që reformat t’i marrim së bashku. Do t’i ftojmë të gjithë të marrin pjesë. Do të veprojmë me shpejtësi në procesin e plotësimit të reformave. Për shembull me reformën administrative. Do thoja se problematike në Shqipëri është edhe çështja e pronave. Kemi pronarë që nuk kanë marrë pronat e tyre apo shpërblimet për to. Kemi pronarë të rinj që u janë premtuar legalizimet prej 20 vitesh. Ndërtesat e paligjshme janë kthyer në një epidemi. Kemi qytetarë që punojnë tokat, por nuk kanë një certifikatë për to.
Për t’iu përgjigjur mikes tonë greke, dua të them se politika jonë e jashtme do të thotë të mos kemi asnjë problem me asnjë fqinj, përkundrazi do përpiqemi të zgjidhim çdo problem nga e kaluara. Ne do të luftojmë për një Shqipëri totalisht të orientuar nga politikat europiane. Mjafton të bëni atë që keni bërë deri më tani, ky parlament është shumë i respektuar në opinionin tonë publik, zëri juaj është dëgjuar dhe ju premtoj se do të vazhdojë të dëgjohet edhe në të ardhmen. Ndërsa lidhur me shqetësimin e Ministrit, aleat i Maqedonisë, dua t’i përgjigjem shkurt: Nëse je mik i Maqedonisë, je mik edhe i Shqipërisë.Dhe për të përmbyllur me besimin se i jam përgjigjur pyetjeve tuaja, do të shtoja se do të lëmë pas problemet me fqinjët.
Schultz do të vizitojë Shqipërinë. Rama: Marrim statusin brenda dhjetorit
Pas seancës së pyetjeve në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, Edi Rama është takuar me presidentin e PE , Martin Schultz,i cili do të vizitojë shumë shpejt Shqipërinë.
I pyetur se kur pritet që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit për ne BE, Schultz u përgjigj: “Folëm për zhvillimet ekonomike dhe politike në rajon. Dëgjuam Edi Ramën për situatën në rajon për zhvillimet politike në Kosovë dhe ndamë pikëpamjet për ndërtimin e paqes në rajon. U kënaqëm për ato që dëgjuam dhe na u dukën inkurajuese. Si president i PE-së, ramë dakord që të kryejmë një vizitë në Shqipëri në kohën më të duhur. E falënderoj zotin Rama.Stefan Fyle po bën të pamundurën për të ndërmarrë hapat e duhura. Është e pamundur të caktojmë dhe parashikojmë afatet. Qeveria e re ka zgjedhur një titull, “Qeveria për Aleancën Evropiane”, mendoj se është titulli është i zgjedhur vendi ka perspektivë të vecantë. Duke e pare edhe ne zhvillimet e fundit rajonale dhe duke pare zhvillimet ne Shqiperi, kam besim se kjo nuk do te zgjase shume”tha Schultz.
Ndërkohë kryeministri Rama shprehu bindjen e Shqipëria brenda dhjetorit do të marrë statusin e vendit kandidat.Ndërsa u shpreh se Qeveria e re ka mandat për ndryshime, Rama siguroi presidentin e PE-së se do i japë opozitës demokratike ato të drejta që socialistëve iu mohuan.
“Erdhëm në ditën kur u hapën shkollat dhe nuk isha atje, por erdha këtu si njeri që duhet të bëjë detyrat e Shqipërisë për të marrë vlerësimet dhe për tu bërë pjesë si anëtarë me të drejta të plota. Risigurova presidentin sic sigurova dhe Komisionin e Jashtëm të PE-së ne kemi mandat për ndryshime duke nisur që nga puna jonë për ti dhënë opozitës atë c’ka na mohoi ne. Për të ecur më pas me reformat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Jam i lumtur që presidenti i i PE do të vijë të vizitojë Shqipërinë para se të mbarojë mandatin e tij dhe do i japim rezultatet e para të ASHE.Kam besim se filozofia jonë e qeverisjes është e drejta bazuar jo vetëm në atë cka bëjmë që evropiane të njohë progresin tonë, por që progresi ta bëjë Shqipërinë vend evropian. Integrimi evropian nuk është një udhëtim për në Bruksel, por udhëtim në veten tonë për të zbuluar energjinë pozitive dhe për të shndërruar Shqipërinë në vend me standarded evropiane dhe sapo ta bëjmë do të njihet nga Brukseli. Jam i bindur që do të marrim statusin e vendit kandidat brenda dhjetorit”, u përgjigj Rama.
Barroso takon Ramën: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, por realizoni reformat
Presidenti i Komisonit Europian Jose Manuel Barroso ka ndezur shpresat për shqiptarët duke deklaruar se vendi ynë ka shanse reale për të marrë statusin e kandidatit për në BE brenda këtij viti, por për këtë ka lënë edhe detyrat e qarta.
Deri në muajin tetor, Shqipëria duhet të ketë shënuar progres real në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Apeli i drejtëpërdrejtë është bërë fill pas takimit të presidentit të KE-së me kryeministrin Edi Rama.
“Unë mendoj se Shqipëria mund të arrijë statusin e kandidatit këtë vit, por kjo kërkon ende disa përpjekje. Ne e kemi bërë të qartë që për të rekomanduar statusin, Shqipëria duhet të bënte progres në disa reforma dhe hapat e duhura u bënë në reformën në drejtësi, atë të administratës publike si dhe rregulloren e Kuvendit. Fakti që zgjedhjet u konsideruan të lira dhe të drejta, ishte diçka shumë e rendësisme për vlerësimin e progresit. Por në progress raportin e tetorit ne do të marrim në konsideratë aksionet e Shqipërisë për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nuk kemi kohë, javët e ardhshme janë kritike nëse doni të arrini këtë vit statusin. Gjithçka varet nga çfarë do të bëjë Shqipëria” është shprehur Barroso.
Kreu i ri i qeverisë shqiptare Edi Rama u shpreh tejet optimist duke deklaruar se marrja e statusit brenda këtij viti është një objektiv i arritshëm, duke kërkuar në këtë proces edhe mbështetjen e opozitës.
Megjithatë, sipas Ramës, sfida që duhet të fitojë Shqëpëria është hapja e negociatave për anëtërësim në BE.
“Po ka çështje të mbetura. Procesi i integrimit nuk nis me këtë qeveri. Qeveritë e kaluara kanë bërë sa mundën dhe ne duhet të bëjmë punën tonë. Kemi besim se do të arrijmë objektivin me mbështetjen e KE-së, qytetarëve shqiptarë dhe mbështetjen e opozitës. Besoj se duhet të punojmë fort me objektivin e hapjes së negociatave si moment real kur vendi do të jetë në një nivel të ri mundësish” tha Rama.
Rasmussen:Shihni drejt së ardhmes, jo pas. Rama:Do jemi në lartësinë e NATO-s
Axhendën e takimeve në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, Edi Rama e nisi me një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen, i cili porositi kryeministrin e ri të shikojë drejt së ardhmes dhe jo të shkuarës.
“Fakti që ju keni zgjedhur të jeni ketu, në fillim të mandatiti tuaj qevrisës, tregon për vendosmërinë tuaj personal karshi aleancës. Shqipëria përbën një kontribut të rëndësishëm për NATO-n. Kjo është një kohë shprese dhe mudësish për Ballkanin Perëndimor. Është një kohë që duhet shfrytëzuar për të ndërtuar të ardhmen dhe jo për të parë të shkuarën. Ne kemi nevojë të punojmë më ngushtë me njëri tjetrin” u shpreh Rasmussen.
Ndërkohë kreu i qeverisë Edi Rama shpreh angazhim se Shqipëria do të vijojë të përmbushë të gjithë detyrimet e anëtarësimit të saj në NATO.
“Shqipëria do të vijë të jetë pjesëtare e kësaj organizate. Na është është dashur një kohë e gjatë për tu bërë pjesë në NATO. Kemi marrë të gjitha përgjegjësitë për të kryer këtë detyre, ne do të bëjmë më të mirën për të mbajtur lart reputacionin e kësaj organizate”, theksoi Rama.