• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Orët e vdekjes ….në brigjet e Atlantikut…

January 29, 2017 by dgreca

kopertina e librit

Nga Pjeter Logoreci -Vjenë/

zbukuruesi_i_qytetit

Pak kohë më parë, doli në qarkullim në Shqipëri, romani ORET E VDEKJES, i shkrimtarit shqiptaro – amerikan Shyqyri Mollaj. Shkrimtari Mollaj është autor i disa veprave letrare, në poezi e tregime, por edhe i dy romaneve të botuar ndër periudha të ndryshme kohore. Promovimi i romanit ORET E VDEKJES, u bë në qytetin e Shkodres nën kujdesin e shoqatës të shkrimtarëve, në ambientet e hotelit Carmen të këtij qyteti. Romani “Oret e Vdekjes”, për shkrimtarin Mollaj, i cili ka vite që jeton në Sh.B.  Amerikës me statusin e azilantit politik, është libri i tretë në emigracion. Vepra e parë e tij atje, ishte vëllimi me poezi “PYES VEHTEN”, pas tij romani në fjalë si dhe një vëllim me novela e tregime.

Ngjarjet, personazhet, vendet, që përshkruhen në roman, janë gjetje të autorit, bazuar në eksperiencat e tij të jetës. Gjithshka ndodhë në një ishull buzë Atlantikut, pronë e Familjes së miliardereve Madison;  …tre shokë, ish studente të Harvard-it, kujtojnë të kaluarën, tregojnë historitë e jetës së tyre…

Tematika e romanit Orët e Vdekjes, për autorin Mollaj, është pasqyrim i problemeve aktuale sociale që kanë përfshirë sot botën moderne. “ ….Jeta jo vetëm në Shqipëri, por më shumë në Amerikë, ku jetoj prej dy dekadash, …më tregon ai…,  më hapi tjetër pamje. Shoqëria e përbotëshme është globalizuar, polarizuar kudo. Paraja e kapitali janë në dorën e pak njerzëve. Strategjia e shuarjes e ndezjes së luftrave, ku mpleksen interesa strategjike, financiare, industria e luftës, farmaceutike, ajo e naftës, drogës, marrëveshjet e fshehta ku fshihet dora e bosëve të parasë, Wall Street-i…, cdo ditë njeriu po robotizohet.

Djali im, i cili punon në një institucion të rëndësishëm, më tregonte ngjarje reale nga dita e tij e punës, që më dukeshin fantazi, por që arrita ti shoh e ti prekë personalisht. Kjo më bindi që sot njeriu punon si CyberMachine, si një krijesë artificiale me ndërgjegje kolektive, i ndërtuar nga njerzit e teknikës….”, ….se njeriu nuk është zotërues i lumturisë së vet, …se (sipas Nices) ka pasur vetëm një të krishterë real dhe se ai vdiq i kryqëzuar (të tjerët spekullojnë në emër të tij), …se kemi më tepër armiq mbrenda vehtes se jashtë  nesh, …se shtetet e fuqishme thërrasin për paqë e ngucin për luftë, …se ka dy të vërteta: ajo që është e ajo që duket e ta paraqesin si të vërtetë, …se inteligjencës biologjike po ja kalon inteligjenca teknollogjike….se….

Të gjitha këto, e të tjera, më kanë munduar gjithë kohën dhe mendova ti rrokja në një libër përgjithësues ku vuajtja dhe dhimbja është e njëllojtë për të gjithë. I varfëri vuan për bukë, i pasuri për pasuri dhe nga frika se mos e humbasë atë.

Në roman, figura kryesore është Franku, biri i dinastisë së famëshme të Madisonve. Familja e tij Madison, e pasuruar nëpërmes tregëtisë së skllevërve, piraterisë, vrasjeve,  grabitjeve e kontrabandës, është e njohur si “sundimtare e detit” e së fundi si ndertues anijesh e pronar të flotës më të madhe të globit. Personazhi i dytë është Kurt Herman, milioner, aventurier i luftrave të Koresë e Vietnamit, trashigimtar dhe përfaqësues i një familje senatorësh, ushtarakësh e avokatësh, në kasten e lartë amerikane, i cili njihej në publik me nofkën “Avokati i Djallit”, pasi për para, bënte avokatinë e diktatorve e vrasësve të njohur në botë.

David Kolorado është personazhi i tretë në libër; bir i një fermeri, kërkues shkencor, që ndryshe nga shokët e tij, është puritan e bio-njeri. Ai është ndjekës i teorisë të VOICESFERES, që studion Billi, xhaxhai i Frankut, sipas të cilës:… egziston një shtresë e caktuar në atmosferë, ku pas vdekjes të secilit prej nesh, ruhen përjetësisht zërat apo informacione njerzore…. Romani merr shpesh nuanca provokative e filozofike, ku cdo lexues mund të gjej vehten mbrenda tij. Autori përshkruan me mjeshtri e vërtetësi skena ku dominon pushteti i parasë, kanibalizmi, hakmarrja, korrupsioni, kontrabanda, tirania e skicofrenia, refleks i intrigave e konflikteve të jetës së klaneve të “shoqërisë së lartë”.

Me shkrimtarin Shyqyri  Mollaj, personalisht, më lidhen vite të tëra pune e bashkëpunimi në qytetin tonë të lindjes Shkoder dhe e ndjej për detyrë që të shkruaj për të, disa rreshta më shumë se një artikullshkrues i zakonshëm.

Autori Shyqyri Molla lindi në vitin 1946-të në qytetin e Shkodres, ku dhe u arsimua. Ai, kaloj rreth 30 vite pune në Institutin e Misrit dhe Orizit ku punoj si përgjegjës i kulturës dhe i bibliotekës. Nën kujdesin e përkushtimin e tij, Instituti gëzoj një bibliotekë me fond shumë të pasur, si me vepra letrare kombëtare e botnore, por edhe me vëllime shkencore e teknologjike, që i shërbenin studiuesve të institutit. Me dëshirën e madhe për artin, ai krijoj e drejtoj edhe grupin teatror amator të ndërmarrjes, i cili konkuroj me shumë sukses në olimpiadat e ndërmarrjeve të qytetit. Krahas drejtimit të bibliotekës, ai merrej edhe me eksperimente të ndryshme shkencore, mbrenda institucionit.

Shyqyriu, një njëri me karakter të fortë e temperament të zjarrtë, nuk u pajtua kurrë me farsën false të diktaturës.  Në vitin 1963 si rezultat i një konflikti politik me një kuadër të partisë, nxirret para “gjykatës shoqërore” në lagjen ku banonte si “nip i pabindur i armikut të popullit Haxhi Hajdari” duke u dënuar, për konfliktin, me perjashtim nga të gjitha shkollat e republikës, me punë korrektonjëse të detyruar, me riedukim në bujqësi në kooperativen bujqësore të Dobracit (fshat në periferi të Shkodres).

Djaloshi i talentuar edhe pse nën presionin e “ndëshkimit shoqnor”, përpiqej pa ndërprerje të punonte në lëmin e letërsisë duke krijuar romanin e parë ZOGJTE NDERTOJNE FOLENE, të cilin e botoj në vitin 1967, në moshën 21 vjecare. Ky roman, në 216 faqet e tij, bën fjalë për një grup të rinjësh në një kooperative bujqësore, ku jeta paraqitej me ngjyra optimiste, që ishte modeli i ditës i realizmit socialist. Si linjë kryesore e romanit  ishte dashuria në mes të rinjëve në një fshat, ndikimi i politikës partiake mbi masat,  përfaqësuar nga sekretari i organizatës së partisë. Romani u prit shumë mirë, mbasi, kjo temë i mungonte deri atë kohë letërsisë, por edhe si rrjedhojë e botëkuptimit e stilit rinor në të shkruar.

Romani hyri në Antologjinë e Letërsisë Shqipe, në tekstet shkollore të klasave IX-të e X-të të kohës, së bashku me romanin DASMA të Kadaresë dhe atë ARA NE MAL të Petro Markos. Por ndodhi,  që në vitin 1975, Shyqyriu, dërgon për botim një roman fantastiko-shkencor me titull “Fundi Perëndive të Olimpit të Ri” i cili nuk pranohet për “gabime të rënda ideore”. Ky motivacion merret si shkak për ti hequr të drejtën e botimit duke i hedhur poshtë edhe libra të tjerë që kish dërguar për botim.  Për ti shpëtuar përndjekjes dhe burgut të mundëshëm, ai pushon së shkruari deri në momentin kur arratiset për në Amerikë, ku jeton prej dy dekadash.

Për mendyrën e të shkruarit e temat që përcillte, 22 vjecari Shyqyri Mollaj pat vlerësime nga shkrimtarë të njohur shkodranë si Prof. Vehbi Bala, por edhe nga kolosi i poezisë Federik Reshpja. Aktualisht, shkrimtari Shyqyri Mollaj, ka dërguar për botim një roman të ri, si dhe pret të prezantojë  vëllimin e tij të fundit  “ZBUKURUESI I QYTETIT”, që përmban një novelë e tre tregime me temë nga tranzicioni shqiptar.

Për mua personalisht, romani Orët e vdekjes, është një vepër aktuale, që i përgjigjet kohës me problemet e saj dhe do të ishte ideal për një skenar filmi. Stilli me të cilin autori paraqitet në këtë vepër është i thjeshtë, modern, sintetik, me pasazhe filozofike, por i lexueshëm nga të gjitha shtresat e moshat. Romani në tërësi, ishte një surprizë e bukur si nga tematika, por edhe  nga cilësia, gjë që po e ndeshim përherë e më rradhë në xhunglen e botimeve nga letërsia moderne shqiptare.

Vjenë, me 23 janar 2017

Filed Under: LETERSI Tagged With: Orët e vdekjes, Pjeter Logoreci, Shyqyri Mollaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT