Nga: Ervin Shkulaku/
Shqiptaret gjate 23 viteve te fundit kaluan neper protesta. Disa shkonin protestonin per krahun e djathte edhe disa protestonin per krahun e majte. Ndersa politikanet duke i hedhuır benzine zjarrit per arsyet politike I çonin shqiptaret ne grackat e tyre politike.
Por ne protesten kundra armeve kimike ndodhi nje mbrekulli. Gjate ketyre 23 viteve proteste te shqiptareve me ne fund erdhi ndryshimi. Me ne fund nje shprese rilindje e vu ne dukje te protesta e rinise shqiptare. Une mund te them qe kjo proteste eshte e para ne llojin e saj. Edhe kete here kjo proteste u mundua te perdorej per qellime politike. Duke zbritur ne shesh kryetari i partise Demokratike z. Lulezim Basha dhe deputeti i partise Demokratike Sali Berisha u perpoqen qe ta kethenin protesten kundra armeve kimike per favoret e tyre politike.
Por nuk doli ashtu siç u planifikua. Ne kete proteste u perballen me nje realitet tjeter shqiptar. Ky realitet perbehej nga rinia shqiptare qe u duk fare qarte se shoqeria shqiptare po ndryshon.
Fatkeqesisht ish kryetari i partise demokratke perseri e la ne hije kryetarin aktual dhe si ne protestat e tjera u perpoq qe me dy gishta te bente per vete te pranishmit. Por kete here ndodhi e kunderta. Kete here shqiptaret nuk rane ne kete kurth dhe dolen kundra qe kauza e tyre te perdorej. Dolen kundra dhe me rruge paqesore e larguan politiken ne mes tyre.
Besoj se nga kjo ngjarje Partia Demokratike duhet te rishikoje strategjine e saj. Perfundimisht shoqeria shqiptare po ndryshon. Perfundimisht nje element Evropian u duk te shqiptaret. Prandaj kryetari aktual duhet ti marre ne dore frenat e partise dhe te afrohet me rinine shqiptare.
Ishte pikerisht rinia shqipatare qe votoi partine ne pushtet dhe kjo rini perseri protestoi ne mbrojtje te kauzes kombetare. Prandaj politika shqipatre te pershtatet me realitetin e ri ne Shqiperi. Te jete e gatshme qe te mos dale kundra ketij realiteti por ta mbeshtese ate. Nese kjo funksionin atehere Shqiperia shume shpejt do te jete krah Bashkimit Evropian.