Nga Gëzim Llojdia/
1.Humbja në qytetin e Vlorës dhe më gjerë ka qene e paralajmëruar më herët.Fakti është se PD s’ka bërë një analizë të sinqertë për të gjetur shkaqet,c’praj vitit 2013.
Humbja e të djathtës ose më qartësisht dërrmimi masiv i saj ka qenë e lexueshme shumë kohë më parë madje vite më parë. Arsyet, që nuk janë lexuar ende janë të shumta, por më kryesore është se në krye të saj kanë qenë dritë-shkurtrit,si gjithmonë.
PD lokale e këtij qyteti nuk ka ditur asnjëherë ta lexoj mesazhin e një humbje.
Le të analizojmë prurjet, që ka pësuar Vlora në 20 vitet e fundit.Viti ‘97 ishte viti i fundit, që kur bashkia e Vlorës do të ndryshonte drejtues dhe c’praj asaj kohe,ka 16 vjet që distanca vetëm rritet ndërsa ajo numëron si zakonisht humbjen e ëmbël, por dhe të suksesshme sipas saj ,sepse pati më shumë votues se një zgjedhje më parë,por kurrsesi fitorja nuk mund ta bënte të sajën. Pas vitit ‘97 në këtë qytet, prurjet u shtuan në favor të së majtës.Nga vinin prurjet dhe tendencat e bindjeve politike.
-Prurjet nga zona e Skraparit.Nëse prurjet ishin në 100 të mjatë.0 të djathtë.
– Prurjet nga zona e Lumit të Vlorës .Nëse prurjet nga kjo zonë ishin 100 të majë,2-3 të djathtë.
– Prurjet nga zona e Korçës. Nëse prurjet në 100 të majtë 3-4 ishin të djathtë.
-Prurjet nga zonat e tjera janë tipike që u përkasin bindjeve të majta. Në këto kushte kur të majtët rriteshin në numër e djathta zvogëlohej plus, emigracioni që përfshiu të djathtën pas vitit ‘97 e në vijimësi. Kundërshtari politik ka një numër absolut më të madh votuesish se sa e djathta,kështu që jugu dhe Vlora ka qenë dhe mbete një bastion i fortë i të majtës .Por jo vetëm me bindje politike.