• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Si të bëhet Shqipëria një Zvicër e Ballkanit

March 29, 2016 by dgreca

Nga Petro Luarasi/
Politikanët tanë ‘’të madhërishëm’’ me  shumë zell përsërisin në fushata elektorale se  Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të bëhet një Zvicër e Ballkanit, por vetën në rast se do ia besojnë atyre pushtetin, përndryshe… Por  keq e mos më keq  venë punët e hallemadhes me ta apo pa ata, sepse mendësia dhe veprimtaria e  palëve mbetet allashqiptarçe.
Sa për zviceranët ata kanë patur pak ‘’të madhërishëm’’ por  shumë mend e kurajo popullore. Ata ndihen krenarë dhe të përgjegjshëm të vlerësojnë heroin e tyre legjendar, Vilhelm Telin, i cili pati kurajon t’i kundërvihej mëkëmbësit të perandorit të Austrisë, i cili urdhëronte popullin t’i gjunjëzohej  një kapeleje mbi stap anembanë kantoneve të Zvicrës, si symbol i pushtetit perandorak. Kush nuk bindej burgosej, i keqtrajtohej familja dhe i konfiskohej pasuria. Nga legjenda mësohet se për mosbindje Vilhelm Teli u detyrua të godiste me shigjetë mollën, të vendosur mbi kryen e të birit!
Episodi  u gdhend në përjetësi nga vargjet shileriane: 
 
Prej kësaj koke, ku vendosën mollën,
Liri e re më e mirë do blerojë;
E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë,
Një jetë e re po lulëzon gërmadhash. 
 
 Në përfundim Vilhelm Teli e goditi sundimtarin barbar  me shigjetë në zemër, frymëzoi popullin për kryengritje dhe zuri vendin e merituar në historinë e popullit zviceran, i cili historikisht e ka dëshmuar  se si  e mbron lirinë , pavarësinë, begatinë  e   dinjitetin në një rend nga më demokratikët.
Përkthyesi i kryeveprës së Shilerit ‘’Vilhelm Teli, atdhetari   Skënder Luarasi, me dhimbjen e Shqipërisë hallemadhe ka shkruar: ‘’Bota(zviceranët) nga balta bëjnë heronj, ndërsa ne heronjtë i bëjmë baltë!’’ Vërtet aq shumë heronj e personalitete të jashtëzakonshëm që i kanë shërbyer vendit dhe botës, por që harrohen, përgojohe, përbalten dhe populli nuk edukohet  dhe as  ndërgjegjësohet me veprën dhe mësimet e tyre të vyera, mbi atdhedashurinë dhe sakrificat që duhet të bëhen. Prandaj duhet të edukohemi që të kuptojmë se Shqipëria  do të bëhet si Zvicra nëse e duam mbi gjithçka  dhe sakrifikojmë për vendin tonë   si zviceranët.  Në mënyrë simbolike e shtoj pyetjen: A i gjunjëzohemi   Shqipërisë apo kapeles së  sundimtarit  të rradhës? 
 
 Johann von Schiller (1759-1805) cilësohet si dramaturgu më i shquar
Gjerman. Kryevepren  e tij  Vilhelm Teli e   perktheu  Skender Luarasi n[ vitin 1934.
Antinghauseni
A paska pasur aq guxim fshatari,
Me mjet të vet, pa ndihmë të bujarve?
Kur paska kaq besim në vetvete,
Nuk ka nevojë, jo, për forcën tonë;
Shkujdesur mund të zbresim ne në varr,
Duke menduar që fuqi të ra
Do rritin madhërin e njerëzisë.
(Vë duart mbi krye të djalit, i cili qëndron më gjunjë para tij.)
Prej kësaj koke, ku vendosën mollën,
Liri e re më e mirë do blerojë;
E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë,
Një jetë e re po lulëzon gërmadhash.
………………………………………
Antinghauseni
Djal’ njihe mir’ kët’ popull prej barinjsh!
E njoh unë q’e udhëheq n’luftë;
Unë e kam parë qysh luftoi në Favenc.
Po le të vijnë e të na vënë zgjedhë;
Ne s’do ta mbajmë kurrë atë zgjedhë.
– Im nip, mëso të dish prej ç’fisi je!
Mos flak margaritarët e vërtetë
Për hir të një shkëlqimi të gënjeshtërt.
Ji prijës i një populli të lirë,
Që të bën veten fli nga dashuria
Dhe qëndron tok me ty në luft’ e vdekje;
Kjo qoftë bujaria që të mburr.
Forco cilsit’ e trashëguara t’gjakut;
Atdheut besnik shiko t’i rrish më pranë
E ta pushtosh me gjithë zemrën tënde;
Këtu ësht’ e forta rrënjë e forcës sate;
Atje, në vend të huaj, qëndron vetëm,
Si i dobëti kallam q’e thyen shqota…
Fragmentet ”E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë…”, ”Atdheut, besnik shiko ti rrish më pranë…”,etj. mësuesi i letërsisë  S.Luarasi i dha si temë hartimi në gjimnazin e Shkodrës më 1935, ku shumë nxënësit Qemal Stafa, Vasil Llazari, Arshi Pipa, Xhemal Broja, etj. shkruan hartime të shquara. Kështu bëhej edukimi i rinisë me literaturë përparimtare për të mbrojtur dhe begatuar atdheun sikurse zviceranët.

Filed Under: ESSE Tagged With: e Ballkanit, një Zvicër, Petro Luarasi, Si të bëhet Shqipëria

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT