QË NGA 12 NËNTORI NË MJEDISET E VATRËS DO TË ÇELET EKSPOZITA ME 60 FOTOGRAFI , PORTRETE, PUBLIKIME, LETRA, TË FAIK KONICËS/
Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, në mbyllje të veprimtarive për Vitin e Konicës, do të organizojë me 26 Nëntor 2016, duke filluar nga Ora 10 AM, në Selinë e saj në Bronx, Simpoziumin kushtuar personalitetit të Faik Konicës.
Komisioni i përbërë nga : Asllan Bushati, Mithat Gashi, Idriz Lamaj dhe Dalip Greca, kanë bërë përp- jekje që kjo veprimtari të hedh dritë mbi kolosin e shqiptarizmës, intelek- tualin, publicistin, diplomatin, bash- këthemeluesin e VATRËS, ustain e Gjuhës shqipe, Faik Bej Konica.
Në Simpozium do të referojnë studi- ues të Konicës: ILir Ikonomi(Zeri i Amerikës), Fotaq Andrea (Francë), dr. Gjon Buçaj, Idriz Lamaj, Anton Çefa, Arjeta Ferlushkaj (Biblioteka e Shkodrës), Neka Doko(Drejtoresh e Bibliotekës Fan S. Noli” pranë Kryekishës Orthodokse”Shën Gjergji” në Boston) dhe Dalip Greca.
Më pas do të promovohet libri me dy romanet e Faik Konicës” Martesa e Lejlës” pasuar nga”Sotiri dhe Mitka” përgatitur për botim nga studiuesi Fotaq Andrea dhe të sponsorizuar nga Vatra.
Në fund të veprimtarisë do të shpallen fituesit e Konkursit kushtuar “2016-Viti i Faik konicës” shpallë nga VATRA.
Njoftohen të interesuarit se që nga data 12 Nëntor, në mjediset e Vatrës do çelet Ekspozita Kushtuar Faik Konicës me rreth 60 fotografi, për- gatitur nga Fotaq Andrea.Ekspozita mund të vizitohet çdo ditë. Sillni dhe familjet tuaja që ta vizitojnë. Njoftoni dhe miqtë tuaj.