• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sipas turqve : shqiptarët si “bij të tokave të largëta të atdheut” !



July 3, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Shpesh m` është mbushur mendja që disa nga shqiptarët që vazhdimisht na mbushin mendjen se ne jemi të vonshëm në këto toka , dhe se krenaria e jonë fillon me ardhjen e turkut ( gabimisht me 1389 ) , se ata janë të manipuluar nga një arsye apo tjetra dhe se shkrujnë sipas diktatit. 
Kush dikton? 
I kërkova disa burime turke të cilët edhe sot janë plotë propagandë historike anti shqiptare e ngjajshme me ato serbe, apo e ngjajshme me “predikimet “ nëpër xhamija dhe portale islamike në gjuhën shqipe.

“Shumica e shqiptarëve, të cilët gjatë sovranitetit osman e bashkuan fatin e tyre me turqit për 500 vjet, e pranuan myslimanizmin dhe u shndërruan në një nga faktorët themelor të Shtetit Osman. Shqiptarët myslimanë u ngritën me lehtësi në funksione drejtuese dhe u njëjtësuan me shtetin. Kjo është edhe arsyeja që Perëndimorët i pranojnë shqiptarët për “turq”, kurse turqit i pranojnë shqiptarët si “bij të tokave të largëta të atdheut”.  Dhe kështu na trashin bindjen se jemi turq !
Pra edhe koto toka janë turke , por pak largë atdheut të përbashkët “ Turqisë “!!!!!!

Në përgjithësi të gjithë historianët janë të një mendimi se shqiptarët janë fisi (populli) i parë që janë vendosur në Ballkan. ? -shkruajnë turqit . Pra qenkemi vendosur ose ndryshe të ardhur nga diku . Sipas tyre “nuk ekziston një unitet mendimi se nga cila racë e kanë prejardhjen shqiptarët dhe nga kanë ardhur ata në Ballkan.”

“Historianët turq dhe disa historianë shqiptarë pranojnë tezën që shqiptarët janë pasardhës të Pellazgëve dhe se kanë ardhur nga Kaukazi ose nga Azia.” -( Këto teori serbe gjithashtu ), Atëherë le të japim edhe disa shembuj në lidhje me këto vlerësime të ndryshme të historianëve mbi shqiptarët.:
- Sipas Ahmet Hamdiut shqiptarët janë një fis që kanë ardhur në Gadishullin e Ballkanit nga Azia, madje shumë më herët se helenët e vjetër. Edhe pse nuk dihet saktësisht koha e ardhjes së shqiptarëve në Ballkan, që nga momenti që historia ka nisur të shkruhet e deri më sot ata njihen këtu si një popull dhe faktor aktiv, trim, luftëtar dhe i ndershëm.
– Enver Zija Karal tërheq vëmendjen se informacionet mbi prejardhjen e shqiptarëve janë kontradiktore. Karal thotë se shqiptarët kanë ardhur nga Albania e Kaukazit, pra nga zona e Dagistanit dhe kanë lidhje me një degë të vjetër të grekëve. Përveç kësaj Karal cilëson se disa historianë osmanë kanë gjetur dokumente, sipas të cilave shqiptarët kanë ardhur nga Arabia
- M.Nexhati Ëzfatura (M.Necati Özfatura) është një nga ata që thotë se rrënjët e shqiptarëve janë në Malet e Kaukazit

-Shefqet Sureja Ajdemirit (Ş.Süreyya Aydemir) “ekziston një opinion i gjerë se shqiptarët e kanë prejardhjen nga Pellazgët dhe këta të fundit (Pellazgët) janë të parët e grekëve. Pellazgët kanë emigruar nga Gjeorgjia dhe brigjet e Detit të Zi.
-Prof. Dr. Shinasi Vardarermanit (Prof. Dr. Şinasi Vardarerman) shqiptarët janë banorët më të vjetër të Evropës Lindore. Shqiptarët kryesisht kanë jetuar në Gadishullin e Ballkanit, në Evropën Qendrore dhe në Azinë e Vogël. Pellazgët, që pranohen si të parët e tyre më të vjetër, në Evropë kanë ardhur nga stepat iraniane dhe Malet e Kaukazit.
- Ka edhe nga ata që u afrohem me rezerva të gjitha këtyre të dhënave. Për shembull; Hasan Kaleshi thotë se teza që Ilirët kanë qenë të parët e shqiptarëve duhet parë me rezerva dhe këtë e argumenton me atë që shqiptarët nuk kanë pasur një traditë shteti dhe një trashëgimi kulturore të mirëfilltë; në lidhje me historinë e Ilirisë nuk ka legjenda dhe epope e epika popullore; nuk është gjetur një mbishkrim i vetëm i shkruar në gjuhën ilire dhe nuk kemi një organizim të kishës ilire. (Hasan Kaleshi, “Türkler’in Balkanlar’a Girişi ve İslâmlaştırılma Arnavud halkının etnik ve milli varlığının korunmasının sebepleri”, Tarih Enstitüsü Dergisi, sayı:X-XI, sene:1979-1980, Edebiyat Fakültesi Matbaası, İstanbul, 1981, s.179.)
 Ky ishte një vështrim i përgjithshëm mbi prejardhjen e shqiptarëve sipas turqve dhe disa shqiptarëve

Pra , zoti e shpëtoft prejardhjen tonë


Fahri Xharra,03.07.15
Gjakovë



Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, prejardhja shqiptare, sipas turqeve

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT