Mercedes Álvarez (Tandil, Buenos Aires, Argjentinë, 1979). Ajo jetoi në Mar de la Plata deri në nëntëmbëdhjetë vjeçe, ndërsa nga viti 1998 deri në 2006 jetoi në Spanjë. Aktualisht jeton dhe punon në Buenos Aires. Ka botuar romanin “Historia de un ladrón, (Historia e një hajduti), dhe pëmbledhjen me poezi” Imitación de los pájaros”, “Imitimiteti i karpentierit”, përmbledhje nga e cila është marrë kjo poezi.
SHPINA JOTE SI NJË PASQYRË
Unë nuk doja
të isha nuse, por muzë
të kapërcej
grilat e kohës
të më portretizojnë me shpatën pas
arratisëse
infeksionit që shkatërroi
atë vit
tokën.
Unë nuk doja
asgjë veç shpatullave të tua
sepse ato nuk kishin as sy as ekspresion,
as gojë, asgjë.
Por në fund pashë
se shpatullat i kishin,
dhe fillova të përdor
shpinën tënde
si pasqyrë.
Përktheu: Faslli Haliti