• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shenjtëria e nënës shqiptare meriton trajtim institucional

November 3, 2022 by s p

Nga Skender ASANI/

Brutaliteti me të cilin u ushtrua dhunë ndaj një të moshuare në Shtëpinë për të moshuar “Orenda” në Pejë, ku ajo ishte dërguar për përkujdesje, alarmoi shoqërinë. Sikur të mos ishte bërë publik ky rast, si do të vazhdonte të ishte fati i qindra të moshuarve të tjerë nëpër qendrat e tilla të përkujdesjes.

Infermierja e cila shihet duke goditur në mënyrë të pamëshirshme të moshuarën që ishte shtrirë në këtë qendër, ndërkohë që tri infermiere të tjera e përkrahnin duke qeshur, u bë lajm jo vetëm në mediat tona, por edhe në ato ndërkombëtare.

Ky rast zbulon dimensionin çnjerëzor të individit që ka harruar dashurinë dhe ngrohtësinë e nënës, por zbulon edhe sa e fjetur është ndërgjegja njerëzore, e cila zgjohet vetëm atëherë kur ndodhin skandale të tilla. Në fakt, kujdesi ndaj të moshuarve, sidomos ndaj prindërve, duhet të jetë alfa dhe omega e brengës sonë, por jo duke iu qasur këtij problem parcialisht.

Nëna shqiptare në kodin moral të shqiptarit brez pas brezi ka bart një kuptim të shenjtë. Shenjtëria e nënës shqiptare kufizohet me sakrificën e saj sublime për fëmijët dhe familjen.

Në trashëgiminë gjenetike e kulturore të popullit tonë, nëna shqiptare ka ruajtur tiparet e një nëne krenare, me virtyte spartane, e cila edhe atëherë kur djemtë i ka nisur në luftë dhe kur kanë rënë në fushë të betejës, kokën e ka mbajtur lart dhe lotin e ka shëndërruar në kroje të freskëta ku gjithë drumtarët e lodhur e kanë shuar etjen.

Portretin kolektiv të nënës shqiptare sot mund ta hasni në një bregore të fshtatit Zajaz, një monument ky artstik që përjetëson dhe lartëson figurën e nënës shqiptare në rangun e heroinave të heshtura që kombit i dhanë gjithçka të shtrenjtë që patën. Ato i dhanë djemtë e tyre për lirinë që gëzojmë ne sot. Të gjithë ata që kalojnë pranë këtij monumenti gjikant, ndjejnë freski në shpirt, sepse ua kujton fëmijërinë e mbushur me përkëdhelinë e ngrohtë të nënës, e cila edhe kur e ka pasur vështirë, në fytyrë e ka ruajtur buzëqeshjen për fëmijën e saj.

Në kuadër të projekteve që pritet të realizohen shumë shpejt, ITSHKSH ka paraparë që të hapë gjashtë qendra rajonale të trashëgimisë kulturore. Njëra prej tyre do të hapet edhe në Kërçovë dhe do të mbaj emrin simbolik “Nëna Shqiptare”. Me këtë duam t’i japim një trajtim institucional disa vlerave të trashëguara të popullit tonë, në mesin e të cilave është edhe ruajtja e kujtimit dhe kujdesit ndaj sakrificës sublime të nënës shqiptare nëpër shekuj.

Rasti i Pejës duhet të na zgjojë nga letargjia e reagimeve individuale, sepse gjërat e shenjta nuk guxojnë të trajtohen individualisht. Shenjtëria e nënës shqiptare meriton trajtim institucional, një punë që po e bëjmë edhe ne si Institut.

Shkup, 03.11. 2022

Filed Under: Kulture Tagged With: Skender Hasani

NËNA TEREZE, NJË SPIRANCË QË LIDHË VARKAT NË UJËRAT E SHQETËSIMEVE TONA

September 6, 2022 by s p

Shkruan prof.dr. Skender Asani/

Titulli i kësaj ekspozite E KAM NË ZEMËR POPULLIN TEM SHQIPTAR, është një lajtmotiv që ngërthen në vetvete  udhëtimin nëpër kohë të gjithë filozofisë jetësore të Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Tereze. Duke iu faleminderuar Don Lush Gjergjit i cili ishte një njohës dhe ndjekës i spikatur i veprimtarisë së shumanshme të Nënë Tereze, ne sot kemi edhe këtë fond fotografish të cilat ai i shoqëroi me intervista, reportazhe e shkrime  të ndryshme autoriale që i botoi në librat e tij. Nëse zbërthejmë thënien e njohur NJË FOTOGRAFI VLEN SA NJË MIJË FJALË, mund të themi lirisht se edhe këto fotografi që sot i kemi para nesh, shprehin në vetvete  linjat karakterologjike të një peronaliteti kompleks, siç ishte Nëna Tereze, me gjithë botën e saj të pasur shpirtërore që manifestohej me vepra konkrete dedikuar të sëmurve dhe të braktisurve.

Pasi ta kemi shikuar këtë ekspozitë dhe pasi t’i kemi mbyllur sytë për një çast, në shiritin e imagjinatës do të na duket sikur lëviz një tren i gjatë, fundi i të cilit nuk duket agjëkundi. Udhëtimi i pambarim i këtij treni vazhdon edhe sot, kurse në të ndodhet një udhëtare e cila pret e përcjell njerëz nga stacionet ndryshme të jetës. Ajo është Nëna Tereze, e cila udhëtimin e saj maratonik e filloi nga kalldërmet e Çarshisë së Vjetër të Shkupit dhe e vazhdoi në shtigjet e gjata të globit. 

Ne që nderojmë kujtimin për të në qytetin e saj të lindjes, dhe në të gjitha qytetet ku emri dhe vepra e saj lartësohen,  mundohemi të ruajmë disa nga thesaret e çmuara të trashëgimisë së saj jetësore, duke nxjerrë mësime dhe udhëzime që Nëna Tereze na i la si një testament i shtrenjtë.

Ajo çka mbetet për t’u shndërruar në doktrinë të njerëzimit sot, është urtësia dhe maturia me të cilën Nënë Tereza i qasej problemeve e mosmarrëveshjeve që  shfaqeshin në vende të ndryshme të globit. Edhe një pjesë e fotografive të kësaj ekspozite dëshmojnë se Nënë Tereza nuk u mbyll në vetminë e saj, por përkundrazi udhëtoi gijithkund ku prositë dhe sugjerimet e saj merreshin shumë seriozisht nga liderë të ndryshëm botërorë, të cilët sa herë që ndodheshin në situata të ndërlikuara e konfliktuoze, kishin si udhërrëfim pikërisht urtësinë e N. Tereze.
Ajo për çka angazhohemi edhe ne si Institut, me gjithë veprimtarinë hulumtuese e shkencore të Departamentit për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze, ndëridhet pikërisht me filozofinë e kësaj doktrine paqësore të Nënës Tereze, e cila mund të aplikohet edhe sot, pasi që shumë shtete e popuj aktualisht nuk po mund të gjejnë forcë shpirtërore për të tejkaluar konfliktet dhe mosmarrëveshjet. Mjafton një rishikim i porosive largpamëse të Nënës Tereze, për të ardhur në përfundim se çmimi i paqës gjithmonë matet në peshoren e urtësisë, kurse Nëna Tereze mund të merret si një gurë peshoreje që vendos balance në mes të keqes dhe të mirës, në mes të dashurisë dhe urrejtjes, në mes të kaluarës së errët dhe të ardhmes së ndritshme.

Njerëzimi sot vuan edhe për mungesë të ushqimit dhe resurseve të ndryshme natyrore, por një sëmundje më e madhe nga e cila nuk po mundet të shërohet planeti ynë, është mungesa e dashurisë dhe ngrohtësisë njerëzore. Sa më tepër po lidhemi në rrjetin global të komunikmeve , aq më tepër po e shtojmë distancën  familjare e miqësore nga njeri tjetri, sepse dimensioni material  i njeriut modern ia ka zënë frymën dimensionit shpirtëror e human dhe për pasojë ne sot kemi shtim të depresionit dhe vetmisë tek njerëzit.
Por, megjithatë ka një shpresë që njerëzimi të shërohet nga ky kolaps shpirtëror, nëse në kurikulat shkollore fillon të zbatohet doktrina paqësore e Nënës Tereze.

Ne si Departament për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze shumë shpejt do të dalim me një nismë drejtuar Minitrisë së Arsimit dhe Shkencës, përmes së cilës do të donim të ofrojmë një pako edukative-pedagogjike me mësime, këshilla e përvoja jetësore të Nënë Tereze. Duke qenë pjesë fakultative e kurikulave arsimore, kjo pako edukative-pedagogjike do të mund të ndihmojë shumë në ventilimin shpirtëror të hapësirave tona të mbyllura mendore, pasi që Nëna Tereze me pashterrshmërinë e thesarit të saj njerëzor, human e paqësor duhet të na shërbejë si spirancë ku do të mund të lidheshin të gjitha varkat në ujërat e shqetësimeve tona.

Ju faleminderit për vëmendjen!

Shkup, 05 shtator 2022




Filed Under: Opinion Tagged With: Skender Hasani

NË PRITJE TË NJË MESHTARI NË SHKUP QË DO TA FLISTE GJUHËN E NËNË TEREZËS

May 31, 2022 by s p

Nga Prof. Dr. SKENDER ASANI/

Ipeshkvia Shkup-Prizren historikisht ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në ruajtën e kohezionit të brendshëm kombëtar e shpirtëror të shqiptarëve. Nga kjo ipeshkvi dolën apostuj të vërtetë të shqiptarizmës, të cilët mision nuk e kishin vetëm çështjen e predikimit dhe edukimit fetar por edhe ndërgjegjësimin kombëtar. Ipeshkvët dardanë Andreja Bogdani ,Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi, Andreja Logoreci,Pashk Trokshi, Lazër Mjeda etj. mbollën frymën e iluminizmit perendimor në këto treva dhe hodhën themelet e urave të komunkimit e bashkëpunimit kulturor në mes të shqiptarëve dhe popujve evropian.Shkupi si qendër e dikurshme e Dardanisë, ishte bërë edhe një panteon i ideve iluministe, por edhe një rreze shprese për mbijetesën shqiptare nën dominimet e huaja ideologjike e fetare. Nga Shkupi drejt metropoleve të Evropës dërgoheshin letra e telegrame që shpërfaqshin gjendjen reale të Ipeshkvisë, por edhe të arealit të përgjithshëm jetësor ku mbizotëronin idetë hegjemoniste të aleancve ballkanike.Brenda këtij areali po zhvillohej një ind i fuqishëm i mbijetesës shqiptare në Shkup që si strumbullar kishte familjet fisnike katolike shqiptare. I pazëvendësueshëm në këtë gjallim ishte kontributi i familjes Bojaxhiu, në krye me aristokratin e asaj kohe, Kolë Bojaxhiun. Më vonë nga kjo familje do të del një emër emblematikë me përmasa planetare. Gonxhe Bojaxhiu, një bijë shkupjane, më vonë u bë nënë e gjithë njerëzimit. E shenjta Nënë Tereze nga Çarshia e Vjetër e Shkupi mori frymën e diversitetit fetar, gjuhësor e kulturor dhe barti në gjithë botën mesazhin e mirësisë dhe dashurisë njerëzore.Me shpërthimin e luftërave ballkanike, filluan edhe goditjet e para ndaj këtij komuniteti, por fuqia e mbijetesës ishte më e madhe se furtunat që sillte koha. Përmasat e kësaj fuqie ishin të dukshme në organizimin kulturor e arsimor të komunitetit shqiptar katolik të Shkupit, andaj nuk është e rastësishme që pikërisht në këtë qytet lindën insitucionet e para skenike e muzikore shqiptare, siç ishte Teatri dhe banda frymore e qytetit të Shkupit.Kontinuiteti dhe prezenca e komunitetit katolik të Shkupit kishte ngritjet dhe rëniet e veta, deri në kohën e pavarsëmit të republikave të ish Federatës Jugosllave, atëherë kur edhe Ipeshkvia Shkup-Prizren e humbi primatin që e kishte dhe u transformua në një juridksion tjetër me seli në Prishtinë, që aktualisht njihet si Ipeshkvia Prishtinë Prizren.Por ky ndryshim nuk kaloi pa trauma në mesin e besimtarëve të komunitetit katolik të Shkupit. Ata ishin mësuar me meshat e Gaspër Gjinit dhe meshtarëve të tjerë, të cilët dashurinë për Hyjin dhe njerëzimin mbarë e transmetonin në gjuhën që e kuptonte më së miri komuniteti i Nënë Terezës në Shkup.Ky ishte edhe pragu fatkeq që ndante komunitetin katolik shqiptar në dy drejtime: në asimilim dhe shpërngulje. Sfidat e këtij procesi arritën t’i mbijetojnë shumë pak familje shqiptare katolike të Shkupit dhe më gjerë, andaj ne si ITSHKSH kemi ngritur disa “çadra” për të pritur rrebeshin e furtunave të mëtejme. Fillimisht kemi themeluar Departamentin për mbrojtjen e trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze, si një mburojë institucionale ndaj tendencave mohuese e asimiluese që i kanosen komunitetit të Nënë terezës në Shkup. Për këtë qëllim ne si ITSHKSH kemi ndërmarrë disa veprime, duke filluar nga organizimi i konferencave shkencore, botimi i veprave me gjurmë kon krete të komunitetit katolik shqiptar në Shklup, deri te organizimi i pritjes solemne me rastin e Kërshëndellave katolikë më 23 dhjetor në ambinetet e ITSHKSH, ditë kjo që do të jetë tradicionale dhe do të shënojë për çdo vit simbolikisht organizimin shqip të meshës në shenjë kujtimi e nderimi të figurës së madhe të shenjtores Nënë Tereza dhe komunitetit të saj në Shkup. Prandaj është koha që në Shkup të kemi një meshtar që mban meshë në gjuhën e Nënë Terezës, në gjuhën e atyre që mbajtën gjallë civilizimin evropian në këtë pjesë të Gadishulit të Ballkanit. Të gjitha gjuhët janë të Zotit, por veshi i njeriut është mësuar të përkëdhelet me atë gjuhë që nëna i ka kënduar ninulla që në djep. Ninullat shqiptare të Shkupit Dardan shpëndaheshin në qiell bashkë me jehonën e kambanës së Kishës së Zemrës së Krishtit dhe formonin plazmën e pandashme të sintagmës së Rilindjes Kombëtare – fe e atdhe në një fole.Komuniteti i Nënë Terezës pati fole të veten Ipeshkvinë Shkup-Prizren dhe me prishjen e kësaj foleje, shumë zogjë morën arratinë dhe shumë të tjerë e shterrën cicërrimën, ashtu siç shterren krojet kur ua shmangim ujin e burimit.Ardhja e një meshtari në Shkup që do të rikthente këto kroje në familjet katolike shqiptare, do të ishte një mrekulli që do ta bënte sakrificën e mbijetesës më kuptimplote, por edhe një mirënjohje për gjith ata që ruajtën kujtimin e shjejtë për gjithë këtë traditë të pasur. Komuniteti i Nënë Terezës e meriton t’i dëgjoj predikimet fetare në gjuhën e të parëve, në gjuhën e Pjetër Bogdanit, Lazër Mjedës, Zef Ramës e Gaspër Gjinit.ITSHKSH me Departamentin për mbrojtjen e trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Terezës do të vazhdojë udhën e trazuar në zgjerimin e horizontit kuptimor mbi rëndësinë e kësaj figure madhore. Do të vazhdojë të këmbëngulë në mbrojtjen e saj nga mohimet e të tjerëve dhe nga ekzagjerimet që vijnë nga vet shqiptarët, duke i mveshur asaj atribute të paqena të heroizmave e folklorizmave kombëtare.E shenjta Nënë Tereza është aq e madhe në dimensionin e perceptimit planetar, sa që çdo etiketë patetike që e ngushton këtë dimension do ta lëndonte bukurinë që reflekton figura e saj.Ta admirosh këtë figurë duke mos ia ngushtuar atë që përfaqëson misioni i saj në botë, është nderi më i madh që mund t’i bëhet shenjtores Nënës Tereze.Shkup, 31 maj 2022

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Skender Hasani

Nju Jork, Skënderbeu dhe Qiriazët në fokusin e botimeve të reja

July 3, 2018 by dgreca

 

11

Aktivitetet e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, vazhduan me promovimin e librave të botuara në bashkëpunim me Institutin për Studime Shqiptare dhe Protestante në Shqipëri dhe Vëllazërinë Ungjillore të Shqiptarëve në Amerikën e Veriut.

Kështu, në Kishën Protestante Rumune “Maranatha”, në kuadër të cilës funksionin edhe Kisha Protestante Shqiptare “Rruga e shpresës”, u bë promovimi i pesë titujve të botuar në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Shqiptare dhe Protestante me seli në Tiranë.444

Bëhet fjalë për librat “Skënderbeu në vendet nordike” nga autorët Xhevat Lloshi e Xhon Kuanrud,  “Shkupi për Vitin e Skënderbeut (1468-2018)”, “Jeta ime” – Sevasti Qiriazi-Dako, “Gjerasimi – predikues, iluminist, rilindës” –Xhon Kuanrud, dhe “Pengu i kaçakëve” nga Gjerasim Qiriazi.33Drejtori i Institutit Skender Asani, tha se bashkëpunimi mes dy instituteve ka bërë që sot të kemi para nesh këto tituj shumë domethënës për shkencën dhe kulturën shqiptare. Ato do të jenë në funksion të sforcimit të identitetit shqiptar, atje ku e kishin lënë familja Qiriazi, nga e cila kemi shkollën e parë shqipe, Kongresin e Manastirit dhe aleancën me SHBA-në.

Kurse, drejtori i Institutit të Studimeve Shqiptare dhe Protestante, David Hosafllok, theksoi rëndësinë e këtyre veprave në mesin e literaturës shqiptare, të cilat burimin e frymëzimit e kanë pikërisht te figura kombëtare shqiptare e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Edhe përfaqësuesi tjetër i ITSHKSH-së, Sevdail Demiri, foli për këto botime, të cilat sipas tij, e plotësojnë mozaikun e formësimit të identitetit shqiptar, përmes kontributit madhor të Qiriazëve të Manastirit.

Pastori i Kishës Protestante Shqiptare, Beni Pango, theksoi që diversiteti fetar në mesin e shqiptarëve duhet parë si një përparësi dhe mundësi më tepër për bashkim dhe përparim mes nesh.

Të martën aktivitetet do të vazhdojnë në bashkëpunim me Qendrën Islame Shqiptare në Nju Jork dhe Nju Xhersi, me promovimin e disa titujve shkencor të Institutit. Dhe të shtunën, aktivitetet përmbyllen në Federatën Panshqiptare “Vatra”. Të gjitha këto ngjarje kulturore në SHBA, zhvillohen në shenjë të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të, Shqiptarëve në Maqedoni, Skender Hasani

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT