Nga Skënder MULLIQI/
Vitët po kalojnë , e u bën 14 vite pa ushtarakun e kerrierës colonel, Tahir Zemaj. U bënë 14 mote kur në një pritë të organizuar ndodhi një vrasje e paralajmëruar .U krye një vrasje mizore nga njerëzit mizor , nga satrapët e kombit të cilët e lanë në gjakë Kosovën e përgjakuar historikisht nga bishat karpatiane serbosllave. Çdo vrasje kur paralajmerohet bëhët edhe më e rëndë dhe kthehet në legjendë . Vrasjës së kolonelit më 4 janar 2003 i kan parapri edhe disa tentim atentate tjera. I gjithë shtypi i verdhë e përgatiten atentatin kunder një njeriu i cili shumë e deshti atdheun dhe lirinë e popullit të vet. U vra colonel Tahir Zemaj veti i treti afër Kombinatit të Drurit në Pejë. U vra Tahir Zemaj nga bresheritë e automatikëve nga një dorë gjakatare dhe tradhëtare në një pritë të organizuar dhe pas shpine bashkë më të birin Enisin, dhe veprimtarin e LDK-së, kusheririn, Hasan Zemaj.Nuk isha shumë largë vendit të ngjarjës dhe dola shumë shpejt për të parë nga afër një pajme që kurrë nuk do ta harroj. Kriminelet e pa shpirt e kishin bër shosh më automatik xhipin ku ndodheshin colonel, Zemaj vet i treti . Pashë atë ditë edhe shumë njerëz të cilët i nematisën ata që vranë colonel Zemajn .Kosovën e pllakosi dhembja dhe pikëllimi së humben njeriun i cili e mundi armikun në Betejen e heroike te Logjës dhe në beteja të tjera . Tahir Zemaj nuk dinte së çka është frika . Frikacakë ishin ata të cilët vranë pas shpine kundershtarët e vet politik të krahut institucional të luftës . Vëtem frikacakët vrasin e nuk dalin përballë , vrasin dhe e fshehin dorën . Traditë e shqiptarit ka qenë që ti delë ballë për ballë armikut, cilido qoftë ai, e jo tinëzisht dhe pas shpine .Ata e vranë duke menduar se do të zhdukin nga faqja e dheut, por u mashtruan, sepse pas Zemaj la vepra të mëdha , la kontributin e tij kombëtar të pazëvendësueshëm …Aq më keq kur kurrë deri më tash këto vrasje nuk e gjeten dritën e diellit, si ngushllim i vëtem për familjarët dhe për të gjithë ata të cilët në zemer e kan Kosovën .Është vështirë të shkruhen kujtime për një njeri i cili meritoj shumë të jetonte , meritoj që ta udhëhiqte ushtrinë e Kosovës në shtigjet e lirisë dhe të pavarësisë . Kriminelët ende po shetisin të lirë për mungesë të shtetit ligjor dhe funkcional. E kan pru gjendjën pa rrugëdalje të Kosovës dhe popullit të saj.E kan pru gjendjen e keqe së edhe synimet i kishin të mbrapshta karshi Kosovës dhe të ardhmës së saj. E ropën popullin deri në asht. Hileqarët e kombit po e burgosin një popull të tërë. E kan kthyer vendin në ferr të vërtetë . E kan zymtësuar të ardhmën e brezave që po vijnë . Kolonel, Tahir Zemaj dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e vendit , luftuan dhe ranë për një Kosovë krejt më ndryshe . Luftuan për një Kosovë pa vrasje dhe pa hasmeri , luftuan për një Kosovë ku do të sundonte rendi dhe ligji. Luftuan për një Kosovë të pavarur të Ibrahim Rugovës .Nuk kan mundur të marrin më mend së Kosova do të bjen në ketë deregje te mjerë ekonomike dhe politike ,edhe pas 17 viteve të shtetgtimit në liri. Heronjtë e kombit, colonel, Ahmet Krasniqi, colonel, Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj , Sali Çeku , Agim Ramadani , Adem Ukëhaxhaj, Xhemajl Mustafa , Enver Maloku , Bardhyl Ajeti e shumë të tjerë luftuan më tërë qënjen që Kosovën ta udhëheqin njerëzit meritor , mos ta drejtojnë profiterët dhe halabaket . Vrasjët që ndodhën pas lufte në Kosovë në popull shkaktuan frikë, urrejtje dhe armiqësi, më qëllim të pengimit të rrugës së trasuar nga i madhi , presidenti historic i Kosovës , dr, Ibrahim Rugova. Shtetet dhe kombet përparimtare investojnë shumë në formimin e kuadrove të larta ushtarake çfarë ishin, Ahmet Krasniqi , Tahiz Zemaj … Ndërsa në mesin e shqiptareve u gjenden njerëzit e liqë të kombit të cilët janë bërë pengesë e madhe e ecjës tonë përpara . Është i pa kalueshem fakti së si LDK-ja e Ibrahim Rugovës , të bie në duarë të hileqarëve . LDK-ja e Isa Mustafës e legjitimoi krimin e organizuar në Kosovë, e këtë nuk e kan pritur as skeptikët më të medhenjë. U bë pjesë e një koalicioni që është turpi që nuk i falët kurrë . U bë pjesë e strukturave të cilat çdo ditë po e errësojnë Kosovën . Hyn në koalicion më PDK-në , një kundershtar i përbetuar politikë i LDK-së rugoviane ?! Haram iu qoftë vota e anetarësisë . E vodhën dhe ropën Kosovën në luftë , po e vjedhin dhe po e plaqkisin edhe në paqë?!E harruan gjakun e Tahir Zemës , Ahmet Krasniqit , Sali Qekajt, Smajl Hajdarit e bashkëluftetarëve të tyre të gjallë e të vdekur ! Kan harruar, së iu kan ra në tru përfitimet përsonale , pasurimi i pafundshem … Kolonel Zemaj nuk ishte vetëm epror e strateg ushtarak, por mbi të gjitha ishte bashkëshort i mirë dhe prind i urtë, vëlla i dashur, mik i shtrenjtë , burrë i fjalës , e mbi të gjitha ishte atdhetar i madh…