Nga Pëllumb LAMAJ/
Një shekull më parë emisarët bolshevik nga Moska mbritën në USA dhe nëpërmjet propagandës dhe ideologjisë utopike komuniste,filluan larjen e trurit të turmave injorante dhe me vese ku në emër të barazisë shoqërore, iu premtuan parajsën komuniste. dhe sipas udhëzimeve të këtyre emisarëve,kjo arrihej vetëm nëpërmjet dhunës dhe sabotimit kundra pronarëve. Në fillim lëvizja terroriste nisi me djegjen e prodhimeve bujqësore dhe me prerjen e pemëve frutore.Drejtuesit e këtyre lëvizjeve anarkiste e terroriste bënin për vete një jetë luksi dhe kur turmat përplaseshin me forcat e rendit,ata ja mbathnin e fshiheshin duke i lënë turmat në duart e policisë.Këto ngjarje janë përshkruar aq bukur në romanin e nobelistit John Steinback ”MORTAJA E KUQE” ku turmat më në fund u bindën se drejtuesit dhe ideologët e tyre komunist ishin të pabesueshëm. ”Unë nuk e di se deri në ç’pikë duhet besuar një i kuq” thotë në fund një prej punëtorëve i ngritur në protesta të përgjakshme.
Sot pas një shekulli këto ditët e fundit po ndodh ë njëjta tabllo në USA dhe duket se historia po përsërit vetëveten. Këtë rradhë emisarët nuk janë nga Moska.Ata janë pjesë e elitës politike, por që janë fshehur si progresistë e që në fakt bëjnë një jetë kapitalisti dhe duke përfituar nga papjekuria e brezit të ri e për më tepër i atyre me vese që s’duan të punojnë e të kenë karierë,në emër të barazisë dhe teorisë utopike komuniste,kërkojnë përmbysjen me dhunë.
Ngjarja dramatike në Minneapolis, ku polici i rendit i mori jetën me pa të drejtë një qeniejeje njerëzore në mënyrën më të turpshme e më shtazarake, u bë shkëndija e protestave që u shndrruan të dhunshme e dolën jashtë kontrollit pothuajse në mbarë Amerikën dhe parë nga ky këndvështrim,duket se një skenar i përgatitur më parë nga qarqe të caktuara që me kalimin e kohës padyshim do bëhet i njohur ,shfrytëzoi më së miri këtë ngjarje tragjike duke i ndryshuar kauzën dhe të drejtën legjitime. Prej disa ditësh turmat e zemëruara e të dala jashtë kontrollit me veprimet e tyre agresive e shkatërrimtare kundrejt çdo gjëje që u del përpara,janë vënë përball forcave të rendit dhe gardës kombëtare.
Një gjë është e sigurt. Në Amerikë së shpejti do të mbretërojë ligji dhe rregulli.
Ashtu sikundër një shekull më parë kur komunistët dhe lëvizja e tyre mori godtjen përfundimtare,edhe tani këto qarqe që nxisin turmat e lara trush e për vete fshihen nëpër studio e institucione, besoj do ta marrin përgjigjen .
Komunizmi dhe socializmi nuk kanë vend në Amerikë.
E provoi në 1948 zëvendës presidenti demokrat Henry Wallace dhe partia e tij progresiste që e përkrahu në zgjedhje, mori vetëm 0.2 përqind të votës popullore.
Amerika u ndërtua me luftë civile e sakrifica të pafundme të cilat i hapën rrugën vlerave shpirtërore,morale e kombëtare e mbi të gjitha ,shtetit të së drejtës. Kjo ishte dhe aresyeja që Amerika u shndrrua në një ëndërr për të gjithë botën.
Jam i bindur se shumë shpejt këto ngjarje tragjike që nxijnë fytyrën e vërtetë të Amerikës,do ti hapin rrugën një etape të re zhvillimi e përparimi .Kur diskutohet liria dhe vlerat shpirtërore,morale e kombëtare; amerikanët bëhen bashkë,demokratë e republikanë dhe ky është shembulli më i shkëlqyer në histori prej nga zë vend dhe shteti i së drejtës.
Unë mendoj se bota po hyn jo vetëm në një etapë të re të zhvillimit e përparimit, por dhe në atë të rendeve shoqërore dhe Amerika deri tani, ka qenë shembull frymëzimi për të gjithë botën. @ NY 2020