



Sofiela Ropi, rrëfen ekskluzivisht për gazetën ‟Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, themelimin e shkollës shqipe në Bari të Italisë, bashkëpunëtorët, nxënësit, mësuesit e sfidat e të ardhmes, organizimin e mësimit shqip dhe historinë e shkollës shqipe në Bari, gjuhën shqipe si formë e identitetit kombëtar dhe sfidat e mësimit shqip mes teknologjisë, pandemisë dhe vështirësitë e fëmijëve me dy gjuhë. Me Sofiela Ropin bisedoi Editori i ‟Diellit” Sokol PAJA.
SHKOLLA SHQIPE NË BARI TË ITALISË DHE E ARDHMJA E MËSIMIT SHQIP
Prej më shumë se 1 vit në Bari të Italisë është themeluar shoqata Shqiponjat e Mëndafshta, themeluar kryesisht nga vajzat shqiptare që studiojnë, punojnë dhe jetojnënë Bari dhe në Puglia. Një nga projektet kryesore të kësaj shoqate ishte themelimi i një shkolle të gjuhës shqipe në Bari, duke qenë se mungonte në territorin e Puglias një realitet i tillë dhe kaq i rëndësishëm. Pra një iniciativë e lindur nga dëshira e përbashkët e të gjitha anëtarëve për të ruajtur me përkujdesje dhe përkushtim gjuhën, kulturën, historinë dhe traditën shqiptare. Duke nisur nga muaji maj i ketij viti kemi filluar përgatitjet brenda shoqatës tonë për realizimin e këetij projekti. Në këtë mënyrë grupi direktiv i shoqatës Shqiponjat e Mëndafshta filluan të mbledhin kurrikulume të disa vajzave të anëtarësuara pëer të mbuluar rolin e dhënies së mësimit në mënyrë vullnetare. Në këtë mënyrë pasi u dorëzuan CV personale të secilës nga ne u krijua grupi i mësueseve i cili edhe aktualisht përbehet nga une Sofiela Ropi, Albana Hasku dhe Blerta Bala. Të koordinuara nga presidentja e shoqatës Aurela Hasku, kemi filluar dhe zhvilluar përgatitjet për organizimin e brendshëm midis nesh por edhe njohjen me metoda të ndryshme të dhënies së mësimit në mënyrë për të përzgjedhur atë më të përshtatshmen, si edhe njohjen me tesktet në dispozicion dhe seleksionimi i tyre. Gjithashtu një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari Genta Mburimi,e cila mirëpriti dhe mbështeti këtë iniciative tonën, duke theksuar mungesën e ndjerë deri në atë moment të një shkolle të gjuhës shqipe në territorin e Barit, dhe rëndësinë e gjithanshme të realizimit të këtij projekti. Falë konsullatës kemi arritur të këmi në dorë tekstet për ne mësuesit dhe fëmijët. Dua të theksoj që përveç ne mësueseve ka dhe vullnetarë të tjerë të cilat u munduan për të gjetur vendin për zhvillim e mësimit dhe mbuluan gjithë pjesën burrokrtike të regjistrimit të shkollës. Ky grup vullnetarësh na mbeshtet dhe ndihmon në aspektin organizativ. Duke nisur nga shtatori kemi nisur takimet me prindërit dhe fëmijët, të djelave. Takime të cilat shërbyen për t’u njohur dhe ambientuar. Këto iniciativa janë mbështetur dhe organizuar nga kontributi i secilës prej nesh, por në mënyrë të veçantë nga doktoreshë Arianita Nebi. Për sa i përket nxënësve, janë fëmijë që vijnë nga familje shqiptare ose të përziera ku njëri nga prindrit është shqiptar dhe tjetri italian. Shkolla e gjuhës shqipe është një ndihmë e madhe për ta sepse shpesh është e vështirëe që në ambientet familjare të flitet shqip, sidomos kur njeri nga prinderit nuk zotëson gjuhën shqipe. Kur kemi nisur publikimin e lajmit të themelimit të shkollës, në fillim të shtatorit, vendosëm të mos ishim ne që të shkonim në çdo familje për të kërkuar regjistrimin e fëmijës, por të shikonim interesin e familjeve për të ardhur tek ne. Ne po ofrojmë një shërbim falas në të mirë të komunitetit, por nuk duam kurrsesi të kushtezojmë, tërheqim apo këmbengulim për pjesmarrjen, sepse kënaqesia jonë është vlerësimi i tyre ndaj nesh dhe punës tonë. Mund të konfirmoj që kemi pasur kërkesa. Aktualisht pjesa më e madhe e famijëve vijnë nga Bari por nuk mungojnë edhe nga provincat rreth e rrotull, madje kemi dhe femijë që vijnë nga Matera, e cila ndodhet rreth 1 orë e gjysëm larg Barit. Kjo na mbush me gëzim.
ORGANIZIMI I MËSIMIT SHQIP NË SHKOLLËN SHQIPE NË BARI
Mësimi zhvillohet në fundjavë, çdo të shtunë pasdite. Orët e mësimdhënies janë të organizuara në bazë të teknikave të didaktikës e të marjes pjesë në orën mësimore. Jemi të vetëdijshëm që fëmijët e pranishëm si kontakt të parë të gjuhës shqipe vetëm në mënyrë verbale, dhe në disa raste është hera e parë që flasin në gjuhën shqipe. Jemi të vetëdijshëm gjithashtu për të gjitha vështirësitë që lindin në dygjuhësitë të folësve në fazën shkollore, dhe përpiqemi të japim gjuhën shqipe me didaktikë që prezanton një gjuhë pak e njohur nga nxënësit. Ne mundohemi që të krijojmë një ambient sa më të rehatshëm, pa shumë kërkesa përgatitjeje të larta studimi nga ana e nxënësit, sepse ky është qëllimi jonë kryesor, ai dhe i kolegeve të mia, eështë që fëmijët të kenë interes dhe entuziazëm për të dedikuar një pasdite dëgjimit, leximit, mësimit të gjuhës shqipe. Interesi jonë është që ata të kuptojnë rëndësinë e kontaktit me gërmat, theksin, tingullin e një gjuhe që i përket nga lindja, nga ardhja në këtë botë. Rëndësia që duhet t’i japin njohjes së historisë shqiptare, gjeografisë apo traditave që kanë prekur dhe përjetuar brezat paraardhës, duke filluar nga prinderit e tyre.
GJUHA SHQIPE SI FORMË E IDENTITETIT KOMBËTAR
Identiteti i një populli, kultura dhe në përgjithësi një grup njerzish është i lidhur në pënyrë të pa diskutueshme me gjuhën e folur. Një gjuhë në të vërtetë është një thesar i vlerave kulturore e pikvështrimit të ndryshëm të vëna në dukje nëpërmjet tingujve, instrumenteve leksikore, rregullat gramatikore dhesintakore. Gjuha është konfermimi i kolektivit e cila është një burim kryesor i identifikimit, bashkë me faktorë të tjerë, që bëjnë pjesë në të njëjtit komunitet. Vetënjohja kolektive nëpërmjet gjuhës, e cila fillon nga individi dhe arrin në të gjithë komunitetin, është një element themelor i konfermimit të identitetit kolektiv dhe të përbashkët, pra parimi që përkrah çdo koncepti të popullit të komunitetit, të kombit.
BASHKËPUNIMI PRINDËR NXËNËS DHE E ARDHMJA E SHKOLLËS SHQIPE
Bashkëpunimi midis shkollës dhe familjes është një parakushtim themelor për suksesin shkollor dhe arsimor të çdo nxënësi nga i cili nuk është e mundur të injorohet. Në këtë rast familjes i jepet detyra për të mbështetur mësimin, duke propozuar gjuhën e re si një aktivitet të përditshëm për të bërë së bashku në familje këtë komunikim të zakonshëm në familjet e tyre. Bashkëpunimi prindër nxënës kuptohet nëpermjet sjelljes, afrimitetit, tërheqja e vëmendjes të fëmijës nga mësuesi në shkollë, për tja bërë sa më të dashur orën e mësimit, ti futë dëshirën për t’i mësuar gjuhën shqipe. Per sa i perket bashkëpunimit me shkollat e tjera të gjuhës shqipe në Diasporë na ka dhënë mundëësinë për të trajtur më së miri nxënësit dygjuhëfoës. Ne si mësuese kemi ndjekur edhe seminare njëra prej të cilave ishte edhe ajo e shkolles se gjuhes shqipe Skënderbeg në Parma. Po ashtu seminar i organizuar nga Qëndra e Botimeve për Diasporën me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Seminari tjetër ishte ai me temë” Përdorimi i fjalëve të përbashkëta”- nga grupi i zhvillimit WAW – Shoqata Women Alb World. Pra aty ku flitet për aspektin e mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe organizimit jashtë kufijve shqiptare, ne si grup pune të shkollës së gjuhës shqipe në Bari, jemi në dizpozicion dhe të gatshëm për të degjuar dhe bashkëpunuar. Jemi të vetëdijshëm që ne jemi të reja, kemi nevojë të mësojmë nga ata që këtë lloj pune kanë vite që e çojnë përpara, dhe si rrjedhojë kanë më shumë eksperiencë.
SFIDAT E MËSIMIT SHQIP MES TEKNOLOGJISË, PANDEMISË, VËSHTIRËSIA E FËMIJËVE ME DY GJUHË
Sot, me mësimin në distancë së pari dhe pastaj mësimin e integruar dixhital, bashkëpërgjegjësia arsimore shkollë-familje merr një rëndësi të madhe, pikërisht sepse mjedisi didaktik/ arsimore, i përbërë nga hapësira alternative dhe momente të veçanta, presupozon një bashkëpunim të thellë dhe kurrë të parashikueshëm. Është ende herët për ne që të jemi në gjendje të bëjmë gjykime mbi vështirësitë e fëmijëve tanë, pasi jemi ende në një fazë të hershme.
NJË PËRSHËNDETJE PËR VATRËN, DIELLIN DHE DIASPORËN SHQIPTARE NË USA
Të flasësh për Vatrën dhe Gazetën Dielli në USA duhet një libër më vete, jo artikull. Si për nga historia që mbart, si për nga rëndësia që ka por edhe për respektin e emrave më të njohur të historisë shqiptare që e kanëe përjetuar në mënyrë të drejtpërdrejt. Unë sot flas në emër të grupit të mësueseve të shkollës shqipe në Bari, dhe secilës prej nesh ti krijohet mundësia për të folur për realitetin tonë në Gazetën Dielli është një emocion i veçantë. Dhe për këtë ju falenderoj të gjitheve por veçanërisht ty Sokol, sepse je i pranishëm dhe na kushton vëmendje, dhe kjo për në do të thotë shumë. Është për t’u vlerësuar dhe theksuar rëndesia e punës suaj, por edhe e shumë gazetarëve të tjerë si ti, sepse me anë të kësaj pune krijojnë ura informacioni, komunkimi dhe ajo çka është me e rëndesishme krijoni Ura afrimiteti. Për këtë nuk duhet reshtur së falenderuari.
KUSH ËSHTË SOFIELA ROPI, NJË PREZANTIM PËR VETEN, FORMIMIN DHE KARRIERËN
Une vij nga qyteti i Korçës, kam mbarur studimet e larta për mësuesi dega Cikël i Ulët në Universiteti Fan Stilian Noli në Korçë. Kam kryer praktikën profesionale në shkollën 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi”. Mbas mbarimit të studimeve kam qënë e vetpunësuar. Më pas u transferova në Itali për të jetuar dhe duke qënë në kontakt me shoqaten “Shqiponjat e Mëndafsha” mu dha rasti që të jem nje nga mësueset e para të shkollës se gjuhës shqipe në Bari. Puna ime arrin objektivat falë bashkëpunimit me koleget e mia, mësuese; Albana Hasku, e cila ka studiuar për Histori – Gjeografi në Universitetin e Tiranës dhe ka eksperiencë në mësimdhënie në cikël të ulët dhe tetë vjeçar, ne Shqiperi. Dhe Blerta Bala, e cila ka studiuar për Pedagogji dhe psikologji në Universitetin Alksandër Moisiu në Durrës. Ne kryejmë një punë tërësisht në mënyrë vullnetare, por e bëjmë me përkushtim dhe pasion.