• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bamirësi shqiptare në New York

June 23, 2023 by s p

Sokol Paja/

Shqiptarët në mërgatën e Amerikën lartësojnë çdo ditë emrin, vlerat, historinë dhe krenarinë tonë kombëtare. Në veprimtarinë e tyre patriotike dhe komunitare shqiptarët gjithmonë shkëlqejnë dhe tregojnë vlerat më të çmuara si popull, si kulturë dhe si komb karshi kombeve e popujve të tjerë. Bamirësia i ka kthyer sytë e botës te shqiptarët si vazhdues të misionit e shpirtit human global të Nënë Terezës. Në kulmin e Pandemisë Globale dhe me krizën e çmimeve, shqiptarët bamirës mrekullojnë çdo ditë njerëzit në nevojë dhe pamundësi.

Shoqata Humanitare Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura” në Bronx, New York, bashkë me veprimtaren e komunitetit Samantha Zherka shpërndanë ushqime për rreth 1500 persona me kombësi shqiptare, spanjolle dhe amerikane. Samanta Zherka juriste dhe veprimtate e komunitetit i sponsorizoi për veprimtarinë e bamirësisë në Boston Road në Bronx New York dhe rrugë të tjera. Shoqata Humanitare Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura” në Bronx e drejtuar nga Aleksandër Nilaj dhe ekipi i vullnetarëve prej 11 vitesh është e përfshirë në aktivitete komunitare bamirësie ku vetëm në kohën e Pandemisë Covid-19 kanë shpërndarë rreth 10 mijë arka me ushqime në javë për njerëzit në nevojë. Kjo organizatë humanitare ka numëruar përmbi 100 vullnetarë shqiptarë e të huaj të angazhuar në aktivitete bamirësie. Në ditët e sotme çdo të enjte kjo organizatë ndihmon rreth 800 persona në javë, për të sëmurët dhe të pamundurit ua dërgojnë pakot ushqimore në shtëpi.

Përveç individëve në nevojë Shoqata Humanitare Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura” ndihmon dhe organizata partnere bamirëse dhe subjekte religjioze. Në Shqipëri vazhdon të dërgojë edhe sot mjete motorike për persona me aftësi ndryshe, pajisje elektroshtëpiake, ndihma nga më të ndryshmet për njerëz në nevojë dhe fatkeqësi. Shqiptarë që shërbejnë, ndihmojnë e ofrojnë kapacitetet, infrastrukturën e kohën e tyre në shërbim të njerëzve në nevojë, përbëjnë një krenari kombëtare në mërgatën e Amerikës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Sokol Paja

“AVDYL GJOCAJ, MËSUES DHE LUFTËTAR” SI DËSHMI E LUFTËS SË LAVDISHME TË UÇK PËR LIRINË DHE PAVARËSINË E KOSOVËS

June 19, 2023 by s p

Sokol Paja/

Libri “Avdyl Gjocaj, mësues dhe luftëtar” i shkruar nga Prof.Besim Muhadri është një dëshmi e gjallë e luftës së lavdishme dhe sakrificave heroike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Luftëtari dhe mësuesi Avdyl Gjocaj është një dëshmitar i çmuar i përpjekjeve të lavdishme dhe heroike dhe sakrificave familjare në shërbim të lirisë së atdheut. Libri “Avdyl Gjocaj, mësues dhe luftëtar” ka vlera historike dhe studimore të veçanta pasi rrëfen betejat ky Avdyl Gjocaj ishte pjesëmarrës, përshkruhen me detaje aspekte të panjohura të luftimeve në zonën e Junikut, Kosharës e zonave përreth, paraqet dimensionin e një luftëtari dhe edukatori në kushte të jashtëzakonshme që kalonte Kosova e kombi shqiptar në përballje me regjimin gjenocidal serb.
Sakrifica e familjes Gjocaj për çlirimin e Kosovës përbën një faqe të ndritur, krenare dhe të lavdishme në historinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rrëfimet e kujtimet e familjes, miqve, bashkëluftëtarëve e patriotëve për Avdyl Gjocajn përbëjnë një kontribut të çmuar në memuaristikën dhe historinë moderne të shtetit të Kosovës në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Libri “Avdyl Gjocaj, mësues dhe luftëtar” i shkruar nga Profesor Besim Muhadri është një libër që i shërben çdo Instituti Historik, Katedrave Universitare, shkollave e qëndrave të edukimit pasi shpaloset më së miri virtytet dhe vlerat më të larta të shqiptarit trim, patriot. Luftëtar e burrit të mirë siç ishte Avdyl Gjocaj.
Ky libër na njeh me shumë personazhe të lirisë së Kosovës që nëpërmjet kujtimeve përjetësohen në memorien e çdo shqiptari. Patriotizmi, forca, besimi, qëndresa, trimëria, bujaria ishin vlera që Avdyl Gjocaj i transmetoi edhe të bashkëluftëtarët e tjerë, duke qenë një pikë kyçe e mbështetjes së luftës për liri e pavarësi ku me trimërinë e tij, me urtësinë e tij, vendosmërinë e tij dhe dinjitetin e tij, bashkë me trimat e luftëtarët i dhanë lirinë Kosovës. Rroftë përjetë e mot Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nderim dhe mirënjohje përgjithmonë luftëtarëve, çlirimtarëve dhe heronjve të lirisë së Kosovës.

Filed Under: Analiza Tagged With: avdyl gjocaj, BEsim Muhadri, Sokol Paja

“Ismail Qemali”, ati themeltar i shtetit modern shqiptar nderohet në New York

June 4, 2023 by s p

Sokol Paja/

Staten Island – New York, 3 Qershor 2023- “Ismail Qemali” jetësohet në emrin e një rrugë në Staten Island, New York. Ati i Pavarësisë së shtetit shqiptar, themeluesi i shtetit modern, diplomati, poligloti, shtetari dhe kryetari i parë i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë do të ketë një vend nderimi e përkujtimi si një pikëtakim që do bashkojë gjithmonë shqiptarët e Amerikës ashtu siç bëri në Vlorë më 28 Nëntor 1912. Ndër personalitetet e larta shqiptare, “Gjergj Kastriotit”, “Fan Nolit”, “Nënë Terezës” emri “Ismail Qemali” është nder dhe respekt që Amerika i bën kontributit të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara duke vlerësuar heronjtë e kombit e personalitetet e shquara kombëtare shqiptare.

Emërtimi i rrugës “Ismail Qemali” nën prezantimin e shkëlqyer të Kozeta Turishta e Bledar Maqellara filloi me mirënjohjen ndaj patriotëve Naser Nika e Dr.Bahri Ceka e pjesëtarëve të tjerë të komunitetit shqiptar që ndihmuan në organizimin e kësaj ceremonie solemne. Parakalimi i oficerëve të American Albanian Law Enforcement Association, u pasua nga himnet kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga soprano Deshira Ahmeti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Dea Kerliu.

Imam Tahir Kukaj u lut për paqe, mirësi, mbarësi e bekim për kombin shqiptar e mbarë njerëzimin.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj u shpreh se është një ditë e shenjtë në nderim të një njeriu të madh si Ismail Qemali.

Dr.Bahri Ceka paraqiti një jetëshkrim rreth diplomatit e shtetarit Ismail Qemali. Naser Nika u shpreh se “Ismail Qemali” forcon miqësinë shqiptaro-amerikane.

David Carr, Këshilltar në Këshillin e Bashkisë së New York-ut u shpreh se “Ismail Qemali” është nderim për themeluesin e shtetit shqiptar dhe shqiptarët që kontribuojnë në shoqërinë amerikane. Ai ndau Mirënjohje për kryetarët e Kumunave Malishevë e Skenderaj, Ekrem Kastrati e Fadil Nura, Dr. Bahri Ceka, Hekuran Duka, Përparim Rama, Faik Nika, Shpëtim Qorraj, Kastriot Blakaj, Dash Miftari, Agim Kotaj, Ruki Hajdari e personalitete të shquara në komunitetin shqiptar në New York. Kryetari i Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama në fjalin e tij ndër të tjera u shpreh rreth rolit vendimtar të Ismail Qemalit në pavarësinë e Shqipërisë dhe shtetformim. Z.Rama falenderoi shqiptarët për veprimtarinë patriotike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në mënyrë të veçantë përmendi Xhim Xhemën dhe Elmi Berishën. Aktiviteti patriotik vazhdoi me nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” këngë e valle kushtuar pavarësisë së Shqipërisë. Nipi i Ismail Qemalit, Qamil Vlora shprehu respektin për popullin dhe institucionet e shtetit amerikan që vlerësojnë trashëgiminë dhe rolin e atit të Pavarësisë së shtetit shqiptar. Studiuesi Dr. Paulin Marku foli rreth diplomacisë ndërkombëtare të Ismail Qemalit deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha e cilësoi ditë të shenjtë e krenari kombëtare nderimin që i bëhet shqiptarëve nëpërmjet rrugës “Ismail Qemali” .

Poetja e publicistja Kozeta Zylo në fjalën e saj emocionoi të pranishmit me fjalët e mesazhet e Ismail Qemalit për popullin e kombin shqiptar.

Dritan Matraku, kryetari i Shoqatës Bijtë e Shqipes solli në aktivitet përshëndetjet nga shqiptarët e Philadelphias. Floreta Faber, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Uashington theksoi përpjekjet e shkollave shqipe, shoqatave, organizatave e qendrave kulturore në ruajtje të kulturës dhe historisë së shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kongresistja Nicole Malliotakis vlerësoi patriotët shqiptarë të komunitetit: Fadil Nura, Hekuran Duka, Naser Nika, Dr. Bahri Ceka. Përshëndetën e shprehën vlerësime për shqiptarët edhe Kamilla Hanks, Michael Mcmahon i cili vlerësoi personalitetet e ftuara për kontribute të veçanta. Vito Fosella Presidenti i Borosë së Staten Island i falënderoi shqiptarët për modelin e shkëlqyer komunitar në Staten Island. Ai shpalli partneritet mes Staten Island dhe Komunës së Prishtinës duke e nderuar kryetarin Përparim Rama me Proklamatë vlerësimi. Me video mesazh përshëndeti aktivitetin kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Shumë emocionuese ishin vallet e Ansamblit Autokton Rugova, Vallja e Tropojës nga nxënësit e Shkollës Shqipe Alba Life. Artistët në program për përformancë ishin: Valbona Peraj, Agim Gerbeshi, Entela Ilirjani, Ilsi Ademi, Arberije Hadergjonaj, Agron Maqellara, Valdet Luka, Deshira dhe Arian Kerliu, Besim Murriqi, Flamuri Bicaku, Rati, Hejdi Mehmeti, Greta Tafa, Sead Asllani, Evelina Shabani etj. Kulminante e këtij aktiviteti patriotik ishte realizimi artistik “Shpallja e Pavarësisë” një interpretim nga artistët shqiptarë Shaban Lajçi, Tom Gjergji dhe Agim Rugova. Emërtimi i rrugës “Ismail Qemali” shënoi një aktivitet patriotik historik të mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nderim të atit themeltar të Pavarësisë së Shqipërisë.

Filed Under: Politike Tagged With: Sokol Paja

10 vjetori i Vatrës Queens, Editori i Diellit 2009-2021 Dalip Greca shpallet Kryetar Nderi i përjetshëm

June 4, 2023 by s p

Sokol Paja/

Queens – New York, 3 Qershor 2023 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, Dega e Queens organizoi një festë madhështore në nderim të 10 vjetorit të themelimit. Në këtë veprimtari të shkëlqyer patriotike, editori epokal i Diellit 2009-2021 Dalip Greca u nderua duke u shpallur Kryetar Nderi i përjetshëm. Nën prezantimin brilant të vatranes Enejda Karaj, ceremonia festive dhe e nderimit filloi me këndimin e himneve kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë nga soprano Deshira Ahmeti dhe Arian Kerliu. Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha falenderoi Dr.Skënder Murtezanin për punën e përpjekjet e një dekade dhe punën e shenjtë të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rreth jetës, veprës dhe trashëgimisë së shkëlqyer që Editori i Diellit 2009-2021 Dalip Greca la në gazetën Dielli, në Federatën Vatra dhe komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për stilin dhe gjuhën për specifikën e tematikën që lëvroi z.Greca, folën kryetari i Vatrës Queens Dr.Skënder Murtezani, Editori i Diellit Sokol Paja dhe miku i ngushtë Veiz Belliu. Pas fjalimeve prekëse, kujtimeve e rrëfimeve personale, kryetari i Vatrës Queens Dr.Skënder Murtezani i dorëzoi familjes çmimin dhe vendimin e nderimit të përjetshëm për Dalip Grecën. Në emër të familjes, Xhemile Greca falenderoi dr.Murtezanin, Vatrën e komunitetin shqiptar për respektin ndaj Dalip Grecës.

Dr. Skënder Murtezani ekspozoi mjeshtrisht për të gjithë të pranishmit veprimtarinë patriotike, komunitare e atdhetare të një dekade të degës Vatra Queens, një rrugëtim patriotik historik që filloi më 30 Mars 2013. Mbi rëndësinë e aktivitetit 10 vjeçar të degës së Vatrës Queens përshëndetën: Prof.Uran Butka, Drejtor i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skendo”, Eris Rusi nga Universiteti Fan Noli i Korçës dhe në program Prof.Begzad Baliu nga Universiteti i Prishtinës. Pas diskutimit të editorit për Vatrën dhe Diellin e së ardhmes, mbrëmja madhështore u mbyll me muzikën dhe zërin e mrekullueshëm të artistëve Arjan Kërliu dhe Dëshira Ahmeti. Një takim i shkëlqyer patriotik që nderoi dhe promovoi punën e shkëlqyer atdhetare dhe komunitare të Vatrës Queens në shërbim të çështjes kombëtare dhe komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

“Festivali Shqiptar” bashkoi mijëra shqiptarë në emërtimin e rrugës “Gjergj Kastrioti- Skenderbeu” në Worcester, Massachusetts

June 3, 2023 by s p

Sokol Paja/

Massachusetts, 2 Qershor 2023 – “Festivali Shqiptar” bashkoi mijëra shqiptarë në emërtimin e rrugës “Gjergj Kastrioti- Skenderbeu” në Worcester, Massachusetts. Një festë madhështore e shqiptarëve të bashkuar tradicionalisht në festivalin e traditës, identitetit, historisë e kulturës shqiptare. Festivali Shqiptar në Worcester, Ma ka 40 vjet që organizohet në Kishën Shqiptare Orthodokse “Fjetja e Shën Mërisë” në Ustër, Worcester, MA. Prof.Thanas Gjika tregon detaje të organizimit patriotik të shqiptarëve në Worcester dhe histori të Kishës dhe Festivalit.

Dhimitër Çika është ikonografi i afreskeve murale të kishës i cili e filloi projektin në Janar të vitit 2000 dhe e përfundoi projektin në Dhjetor të vitit 2007. Kisha “Fjetja e Shën Mërisë” e ndërtuar në vitin 1982 bashkon të gjithë shqiptarët në Worcester dhe krahas aktiviteteve të rëndësishme, Festivali Shqiptar është aktiviteti kryesor që Kisha e organizon çdo dy vjet. Festivali i vitit 2023 që filloi sot dhe vazhdon në ditët 3 dhe 4 Qershor, është një aktivitet patriotik që mbledh bashkësinë shqiptare dhe sukseset e patriotëve tanë duke promovuar traditën, kulturën, identitetin, historinë dhe shpirtin shqiptar në mërgatën e Amerikës.

Kryetarja e Vatrës Worcester zonja Efi Qeleshi u shpreh se “Festivali Shqiptar është një ngjarje shumë e shënuar për të gjithë komunitetin shqiptar. Ky festival është një vlerësim për shqiptarët që e ruajnë traditën prej dekadash pa dallim feje dhe krahine, për bizneset shqiptare, për organizatorët, për pjesëmarrësit është ngjarje kulminante që lidh fort komunitetin. Këtu krijohet, festohet, bashkohet dhe gëzohet shqip”. “Festivali Shqiptar” kishte drejtor Ilia Terovën dhe bashkëpunëtorë të Festivalit, Klevis Naqe, Helios Mako, Mariola St. Jean, Ilir Mihallari, Donika Koroveshi. Nën prezantimin brilant të

Polikseni Manxhari spektakli filloi me këndimin e himneve kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë nga Androniqi Danga dhe Feride Gillsberg. Atë Mark Doku bëri lutjen liturgjike pasuar nga përshëndetjet nga Këshilli i Bashkisë Uster Distrikti 5: Etel Haxhiaj, Këshilltare në Bashkinë Ustër, Dona Colorio etj. Editori i Diellit përshëndeti në emër të Federatës Vatra, gazetës Dielli e gjithë vatranëve. Shumë emocionuese ishte fjala e Mayor Rosario Peta nga Hora e Arbëreshëve dhe Loris Castriota përgjatë ceremonisë solemne të emërtimit të rrugës në nderim të heroit tonë kombëtar. Mbrëmja vazhdoi me grupin Vallet Tona nga koreografi Dhimitri Demiri, këngë deri në orët e vona nga Ylli Baka dhe Dj Andrea dhe Helios. “Festivali Shqiptar” është një festë tradicionale shqiptare që ruan kulturën, historinë, identitetin dhe traditën shqiptare në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Opinion Tagged With: efi qeleshi, Sokol Paja, Thanas Gjika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 103
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 50-VJET SHQIPËRIA PRITI!
  • Gjon Buzuku, nga cikli “Humanistë të hershëm shqiptarë shek XV-XVIII”
  • DIELLEZIM VLERASH PATRIOTIKE NE KUJTIM TE FAMILJES JASHARI NE FIRENCE ITALI
  • Zef Kolombi, mjeshtri i penelit dhe ngjyrave, një dritë e pashuar e artit shqiptar
  • ARSIMI NË GJUHËN LATINE NË TROJET SHQIPTARE
  • Through “Thinking of You”…
  • “Brenga” e autorit Dr. Pashko R. Camaj promovohet 15 mars 2026 te Kisha “Zoja e Shkodrës”
  • Nga fryma e 1981-shit te vizioni i së ardhmes
  • Zgjidhja më e keqe, fshehja e historisë
  • Rrjolli, një provë për pronën, turizmin dhe shtetin shqiptar
  • Fejton: Lavdia e Hajdutit Tonë
  • TOLERANCA FETARE VLERË AUTENTIKE E SHQIPTARËVE
  • 115-VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË
  • U festua me madhështi Dita e Mësuesit dhe e Gruas nga “Alba Life” – Ambasador i Kombit
  • Klubi “Flas Shqip” dhe Vatra Miami festuan 7 Marsin dhe 8 Marsin

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT