Lulavera Dasch, kryetare e shoqatës “Alexander Moissi” në Salzburg të Austrisë në një rrëfim ekskluziv dhënë Editorit të Diellit të Vatrës në New York Sokol Paja, rrëfen organizimet dhe projektet kulturore shqiptare që mbajnë gjallë traditën, kulturën dhe identitetin shqiptar në Austri.
HISTORIKU I SHOQATËS AUSTRIAKO-SHQIPTARE “ALEKSANDËR MOISSI”
Shoqata “Alexander Moissi” është një organizatë jo-fitimprurëse, anëtarët e së cilës janë individë të fushave të ndryshme. Kjo shoqatë synon që nëpërmjet aktiviteteve dhe programeve të ndryshme të mundësojë njohjen dhe shkëmbimin e eksperiencave (kulturore, artistike etj), ndërmjet dy shoqërive asaj austriake dhe shqiptare si dhe të kultivojë ndjenjen e ndikimit pozitiv në zhvillimin e shoqërisë.
MISIONI, QËLLIMI DHE BASHKËPUNIMET E NGUSHTA
Qëllimi i kësaj shoqate është që të realizojmë projekte, ku kanë mundësi të dy shoqëritë, si ajo shqiptare, dhe ajo austriake, të shkëmbejnë me njëra tjetrën. Unë mendoj që ne jetojmë në një qytet dhe shumë pak dimë për njëri tjetrin. Dy projektet para Festës së popujve “Fest der Volkskulturen”, Filmi HIVE dhe “Diaspora Blues”, publiku austriak ishte aq magjepsës, kureshtar dhe shumë të kënaqur që kishin rastin,të mësojnë për kulturën tonë. Për fat të keq, në media austriake, po flas në Salzburg, gazetat i ke të mbushura me lajme jo të mira për ne shqiptaret,çka do të thotë, se neve na duhet, edhe më shumë punë të bëjmë, se kemi kulturë, jemi popull punëtor, dhe jemi shumë më shumë të kulturuar e integruar. Bashkëpunime kemi me të gjitha shoqatat, varet për cilat projekte bashkëpunojmë, në qytetin e Salzburgut. Për nga shoqatat shqiptare më së shumti bashkëpunime kemi me shoqatën kulturore-sportive “K”, Ermal Vejsa dhe Lirjeta Avdiu. Për mua shoqata “K”,është nder shoqatat më produktive dhe qualitative, që kemi në Austri. Bashkëpunime me shoqatat austriake, qytetin, kemi po ashtu. Qyteti i Salzburgut është i vogël por ka një domethenie të madhe kulturore, ne kemi këtu “Salzburger Festspiele“, “Osterfestspiele Salzburg “, dy festivale me fame botërore, etj. Qyteti i Salzburgut i jap shumë hapsir kulturës tradicionale, në krahasim me krahinat tjera, këtu kemi shtëpinë e kulturave të popujve “Salzburger Volkshaus “, aty janë të regjistruara më shumë se 55 shoqata të veta austriake, të qytetit të Salzburgut me rrethin, në këtë shtepi, janë të regjistruara edhe shoqatat e popujve të ndryshme, që jetojnë në Salzburg, e ne po ashtu si shoqatë shqiptare jemi të regjistruar dhe marrim pjesë në projektet e ndryshme, ku ne prezantojmë kulturën tonë shqiptare. Projekti fundit më 18 qershor, ishte Festa e Popujve që u mbajt, për të 6-tën herë. Mund të them se të gjitha projektet, çka realizohen me shtëpinë e “Salzburger Volkshaus”, dalin me shumë ngjyra, vetë pjesëmarrja e shumë popujve, me traditat e tyre, është me të vërtetë diçka magjike.
AKTIVITETET PATRIOTIKE DHE KOMUNITARE KRYESORE TË SHOQATES KOHËT E FUNDIT
Aktiviteti i fundit ishte festa e popujve “Fest der Volkskulturen“, ku ne e ftuam ansamblin AKKV “SHOTA“, një falenderim shumë të madh që na përkrahi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit . Financiarisht do ishte e pamundur të realizohet vetë. Ansambli erdhi me gjithë trupën e saj, 35 anëtarë. Ata ishin atë dite secili valltar dhe valltare ambasador në vete, atë detyre e kanë kryer me shumë profesionalizëm, që atë ditë i gjithë qyteti i Salzburgut këndoi dhe kërceu shqip, me valle, muzikë, veshje dhe bukuri shqiptare. Për mbi 30 nëna shqiptare që jetojnë në Salzburg, përgaditen ushqime tradicionale shqiptare, me shumë vullnet dhe dashuri. Shumë duar punuan vullnetarisht, që ajo ditë të jehojë sa më bukur, me traditën tonë shqiptare. Në festën e popujve, ne kemi për qëllim të ftojmë grupe nga trojet shqiptare, herën e fundit kishim grupin Tradita nga Ulqini. Është shumë kënaqesi,se si ata kanë mundësi, ta njohin qytetin e Salzburgut, dhe po ashtu të na prezantojnë ne si shoqatë shqiptare, me traditat që i kemi. “Diaspora Blues“ ishte projekti i para fundit në “Literatur Haus” Salzburg, dy të rinj shkrimtar shqiptar, Elonë Beqira dhe Fatbardh Kqiku, ditën ta mbushin sallen me lot, me poezitë dhe shkrimet e tyre,në gjuhën gjermane. “HIVE“ filmi që u shfaq premierë në “Das Kino” Salzburg, plot 4 ditë më radhë. Premiera ishte plot salla e mbushur, e pranishme ishte vete Zonj.Fahrije Hoti nga Krusha e Madhe. Ishte shumë emocionale, ta kemi atë në sallë, dhe pasi u kry filmi, dha intervistë për pytjet e hapura nga dy shoqëritë austriake dhe atë shqiptare. Në fund të vitit të kaluar kishim turne shfaqjen “HOLLYSHIT“ nga regjisori Ilir Bokshi, në bashkëpunim me tri shoqatat WIEN-GRAZ-LINZ-SALZBURG, lista ëdhtë e gjatë ,sa vetë harroj sa projekte i kemi realizuar.
PLANET DHE ANGAZHIMET PËR SEZONIN E RI
Festa e popujve është e vetmja që e dimë që është fix vitin që vjen, të tjerë projekte rrjedhin ashtu me kohën, ka aq shumë plane, dëshira të mëdha të miat, ide që vijnë kohë pas kohe nga kolege dhe kolegë, ide nga rrugtarët e mị,me kohen secili projekt gjen vendin e vet. Vullneti i mirë, puna e mirë, ja vlen, të lindin projekte të bukura, që neve shqiptarëve na përfaqësojnë, me kulturën tonë që kemi, në qytetin e Salzburgut.
MBRESA NGA AKTIVITETI I FUNDIT ME “SHOTËN” DHE PIKTORIN GAZMEND FREITAG
Mbresa qe na ka lënë ansambli Shota, jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët që ishin atë ditë prezent, nuk mund të përshkruhet, ishte vetëm tërqethje lëkure,kishte shumë emocione. Ansambli AKKV “Shota”, sidomos për shqiptarët nga Kosova, është simbol që i bashkon të gjitha gjeneratat, të mëdhenjë e të vegjël. Unë si kryetare e shoqatës,arsyje organizimi,kisha të bëj me ta personalisht, dhe i njoftoja të gjithë, për së afërmi, nga drejtori Z.Mehmed Xhemajli, maestro Ylber Asllnaj, organizatori Shpend Rudi, ikonës së valles shqiptare Besnik Grajqevci etj. Secili valltar the valltare, këngtar dhe këngëtare, orkestra dhe përfaqësuesit, u shihej pasioni që kishin, për punën që bënin. Ishte një kënaqësi dhe privilegj i madh, ti kemi në qytetin e Salzburgut. Shpresoj se nuk do jetë hera e fundit. Piktori Gazmend Freitag ishte një rastësi shumë e këndshme dhe perfundon me një miqësi shumë të çmueshme nga ana ime. Mua më kontakton Gazmendi në Facebook, ku shkruan, ndoshta ne kemi dëshirë të postojmë portretin e “Alexander Moissi”,që kishte realizuar ai, meqënëse shoqata jonë e mban emrin e Alesandër Moisiut. Së pari më erdhi tej masę mirë, qe ka nje piktor si Gazmendi shqiptar dhe qe ka piktoru aq bukur, ai me tregon që ka 20 portrete të figurave shqiptare,të pa prezantuara. Mua aty më lindi idea dhe dëshira. Një javë më herët unë kisha takimin në shtëpinë e “Salzburger Volkshaus“, edhe aty na pyetën ne shoqatave, a kemi dëshirë të prezantohemi me ekspozitë, unë thashë jo, se nuk kisha ide. Kur Gazmendi trokiti te unë, e pys Gazmendin nëse kishte dëshirë ti prezantonte në festën e popujve punimet e tij, pa menduar fare më tha po. Ishte një kombinim, them i përsosur, madhështor, portretet e tij me figurat e pavdekshme shqiptare së bashku me ansambin “Shota”, nuk kishte si të ishte më mirë, së bashku në qytetin e Salzburgut. Aleksandër Moisi, luajti për herë të parë rolin e “Jedermann-it” në teatrin, si pjes e “Salzburger Festspiele”,portreti i tij së bashku me figurat historike në praninë e ansamblit “Shota”,në qytetin e Salzburgut, ku ai la hapat e tij shpirt artisti, frymëzonte ditën 18 qershor, kulturë e traditë e mirëfilltë shqiptare, po në qytetin e Salzburgut. Të punohej me Gazmendin ishte për mua shumë lehtë, në telefon, kuptoheshim pothuajse sikur njihemi me vite, personaliteti i tij,shumë i ëmbël, një artist shumë i madh. Shumë professional, i nivelit të larte artistik. Në festën e popujve u pamë personalisht, ishte kënaqësi shumë e madhe, punimet e tij nuk ngopeshe me i pa, aq bukur i kishte qëndisur, ishte një privilegj i madh për ne, të kishim Gazmendin dhe ansamblin AKKV “Shota“ në Salzburg. Këto projekte janë që më bëjnë të dua punën që bëj,me shumë dëshirë të madhe, nga këto projekte rrjedhin njerëzit që une i njohë, e ata janë njerëzit, si Gazmend Freitag e shumë artistë të tjerë nga trojet shqiptare.
KUSH ËSHTË LULAVERA, KARRIERA, FORMIMI DHE ANGAZHIMET
Lulavera ka lindur në Gjakovë me mbiemrin e vajzërisë Islami, ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi Gjermane, tek Fakulteti i Filologjisë në Prishtinë. Ka kaluar në vitin 2007 në qytetin universitar të Salzburgut,për punimet Master. Në vitin 2017 është martuar me bashkëshortin Maximilian Dasch, dhe kanë dy vajza, mosha 6 dhe 3 vjeç, me emrin Ana dhe Nora. Kohën e lirë që ka, kontribon me shumë dëshirë për projektet e shoqatës. Shoqata u formua që në vitin 2012, ku ka filluar si anëtare e thjeshtë, në atë kohë studente, që nga viti 2015 është kryetare e shoqatës. Kur e pyesin se ku e merr vullnetin për punën që bën vullnetarisht, u përgjigjet se atë çka ndjen e jeton shumë vite larg vendit të saj, këtë punë që bën,i sjell një copëz të vockërr të vendit të saj tek ajo. Thotë një copëz, se vendlindja është shumë e madhe, por ajo copëz e vockërr, për të ka shumë vlerë. Kur dikush nga bashkëpunuesit, bashkërrugëtarët, e falenderojnë për gjërat që kanë të bëjnë për shoqatën, ju thotë falenderoni veten, nuk e bëni për mua personalisht, ne e bëjmë së bashku, secili për vete, për kulturën tonë.