• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Piknik madhështor i Shoqatës Kraja në New York

May 31, 2022 by s p

Sokol Paja/

Piknik madhështor i Shoqatës Atdhetare Kraja në New York. Rreth 2 mijë patriotë të Shoqatës Kraja u bashkuan si një familje e vetme me patriotë të tjerë shqiptarë që jetojnë në New York. Kjo shoqatë është formuar që në vitin 1991 në New York, USA me synim mbajtjen gjallë të lidhjeve shpirtërore e tradicionale mes patriotëve krajanë që jetojnë në Amerikë dhe vendlindjes së tyre në Krajë. Sami Kanaqi, kryetari i shoqatës Atdhetare Kraja u shpreh për Diellin e Vatrës se ky ishte një piknik tradicional vjetor që organizohet me qëllim ruajtjen e traditave kombëtare, ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar, ruajtjen e gjuhës, forcimin e lidhjeve shpirtërore të patriotëve krajanë. “Ju shpreh mirënjohje dhe falenderim secilit nga zemra. Ky Piknik me pjesëmarrje të jashtëzakonshme është një festë dhe gëzim i veçantë për të gjithë ne si shoqatë e komunitet. Pjesëmarrje e sotshme tregon sesa të përkushtuar janë patriotët krajanë për të ruajtur vazhdimësinë e rrënjëve tona patriotike” u shpreh për Diellin e Vatrës Sami Kanaqi. Në këtë piknin të përvitshëm organizohen lojëra sportive, gatime tradicionale shqiptare, muzikë popullore shqiptare, promovohet identiteti shqiptar nëpërmjet botimeve të librave historikë, promovim i pikturave, punimeve të ndryshme nga anëtarët e shoqatës. Është një organizim mbarëfamiljar nga Shoqata Atdhetare Kraja ku secili nga patriotët gatuan diçka, sjell diçka, kryen një shërbim. Është një punë e shkëlqyer vëllazërisht, një model organizimi model dhe për organizatat e tjera. Shoqata Atdhetare Kraja ka marrë pjesë gjithmonë masivish në të gjitha aktivitetet patriotike si festa e Flamurit, Pavarësia e Kosovës, Parada Shqiptare dhe organizime të tjera atdhetare në New York, Uashington, New Jersey etj. Hamid Alaj, studiues dhe kontributor prej shumë kohësh në shoqatën Kraja ndër të tjera tha: “Karekteristikë e këtij pikniku mund të veçohet pjesëmarrja masive e komunitetit krajan e më gjërë, organizimi në një nivel të shkëlqyer e aktiviteteve të shumta, ceremonive e garave sportive, kërcimi i valles krajane nga grupi i valltareve dhe valltarëve nën udhëheqjen e Nadia Hoxhës dhe Hanna Demirit që e bënë këtë piknik madhështore në të gjitha drejtimet. Mirënjohje dhe Safet Doçit dhe ekipit të grill për punën. Selit falenderim nga zemra për angazhimin. Po ashtu u regjistruan edhe shumë antarë te rinj dhe një numër i konsiderueshëm i donatorëve e treguan fisnikërinë dhe dorën e mirësise për të ndihmuar shoqatën e tyre të zemrës” citoi studiuesi Alaj për Gazetën Dielli. Shoqata Atdhetare Kraja kryen një aktivitete bamirësie, patriotike dhe edukative në vendlindje duke promovuar talentet nëpërmjet dhënies së bursave për studentët. Mirënjohje patriotëve krajanë për organizimin dhe veprimtaritë e shkëlqyera në dobi të komunitetit dhe çështjes kombëtare.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

“GIFT FOUNDATION”, NJË MUNDËSI PËR ZHVILLIMIN E MJEKSISË NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

May 30, 2022 by s p

Stela Bermema, Mastër në Universitetin Columbia në fushën e Administrimit Shëndetësor, Drejtore e Lidhjeve, Bashkëpunimeve Strategjike dhe Medies Sociale pranë Fondacionit GIVE (Gift Project for Global Cardiovascular Health) në një bashkëbisedim me Editorin e Diellit të Vatrës Sokol Paja, rrëfen projektet për zhvillimin e shëndetësisë në Kosovë e Shqipëri dhe mbi të gjitha përpjekjet e domosdoshme për reformimin e ligjeve në sistemin shëndetësor përsa i përket përdorimit të pajisjeve që rrisin mundësinë për të shpëtuar jetën të pacientët. “GIFT FOUNDATION”, NJË MUNDËSI PËR ZHVILLIMIN E MJEKSISË NË SHQIPËRI DHE KOSOVËGIFT Foundation (Gift Project for Global Cardiovascular Health) lindi si një ide falë vizitës së Dr.Jose Wiley dhe Dr. Sulejman Çelaj në Shqipëri gjatë një konference mjeksore në Tiranë në Nëntor të vitit 2018 ku ata ishin të ftuar të nderit si kardiologë me zë në SHBA. Dr Çelaj mbi të gjitha përveç shkëlqimit profesional dhe shpirtit të tij human në çdo drejtim, ai ka fituar dhe merituar tituj të shumtë të nderit mbi të gjitha titullin e çmuar si Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta. Dr. Wiley dhe pse Amerikan, ai ka një admirim të veçantë për populllin shqiptar dhe vërtetë aspiron të ndihmoj sa më tepër në fushën e shëndetësisë në Shqipëri dhe Kosovë. Gjatë vizitës së tyre në Shqipëri ata u takuan me një trajnere nga Anglia (Svetlana Nela) që përformonte RKP (Reanimimi Kardiopulmonar ose CPR) me disa studentë të shkollave të mesme në Tiranë. Të impresionuar nga ky projekt edukativ dhe vision-plotë, ata u interesuan më tepër për të edhe në të njëjten kohë u informuan për mungesën e DAJ (Defibrilatoreve të Automatizuar të Jashtëm ose AEDs Automated External Defibrilators) dhe fatkeqësisht mosgjendjes së tyre në vende publike në Shqipëri dhe Kosovë. RISI TË DOMOSDOSHME NË SHËNDETËSINË PUBLIKEMbas vizitës në Tiranë të dy mjekët përveç miqësisë së krijuar gjatë viteve profesionale së bashku, ata u bënë dhe mentorët e mi. Vendosëm të bashkëpunojmë për këtë çështje të rëndësishme për të realizuar konkretisht planin tonë duke sjellur një risi të vyer në shëndetësinë publike. Personalisht, i kam dedikuar gjithë jetën time profesionale fushës së shëndetësisë si dhe jam diplomuar me Master në Administrimin Shëndetësor nga Universiteti Columbia këtu në NY. Falë babait tim Dr.Bujar Bermema, që modestisht duhet ta them ka qenë një nga mjekët më të mirë në vend për rreth 30 vjet, me është ushqyer dashuria dhe pasioni për të ndihmuar njerëzit. Prindërit e mi kanë qenë shtylla e jetës time dhe frymëzimi im në çdo askpekt të jetës profesionale dhe filantropiste. Ndaj, të tre vendosëm të themelonim fondacionin GIVE duke vënë në plan lobimin për ndryshimin e ligjit si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Ndryshim i të cilit do lejonte gjeneratat e reja të përdornin AEDs në rast nevoje për të shpëtuar jetë, pra projekti ynë Kids Save Lives Kosovo 2022. Kto pajisje (AEDs) kaq të vogla në përmasa por tepër të sofistikuara kanë fuqinë të shumëfishojnë shansin për të shpëtuar jetë deri 4-5 herë më tepër nëse ushtrohen së bashku me CPR në rast të një arresti kardiak. NDRYSHIMET LIGJORE TË DOMOSDOSHMENë bashkëpunim me organizatën KRS (Kosovo Resuscitation Society), Albanian Resuscitation Council (ARC), Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Shëndetësisë në Kosovë synojmë që këtë Qershor të trajnojmë fëmijët e shkollave (Prishtinë e disa qytete të tjera) mbi RKP. Nëpërmjet fondeve të mbledhura nga industria e pajisjeve mjekësore dhe fondet e mbledhura nga bujaria e publikut të thjeshtë, patriotëve e profesionistëve, ne kemi arritur që të blejmë për të dhuruar 20 AEDs me vlerë $40000 si dhe disa manikina për trajnim RKP për Kosovën. Siç e përmenda më parë, legjislacioni sot për sot është i paplotë, i cili nuk mbron përdorimin dhe ushtrimin e difibrilatoreve nga “bystanders” (publiku i thjeshtë). Kjo gjë duhet të ndryshojë sa më shpejt. Sot për sot në Kosovë ka vetëm 3 DAJs (me sa jemi të informuar) dhe para një viti ishte vetëm një që ndodhej në Aeroportin e Prishtinës. Ky fakt është vërtetë alarmues, prandaj pjesë e kontributit tonë si fondacion nuk janë thjeshtë pajisjet që po dhurojmë apo trajnimi dhe edukimi mbi RKP që po i ofrojmë fëmijëve për një javë në Kosovë, por mbi të gjitha janë dy projekt-ligjet që kemi përpiluar dhe ia kemi prezantuar Ministrit të Shëndetësisë Prof. Dr. Rifat Latifit. Dy projekt-ligjet tona (mund ti gjeni tek faqja jonë http://xn--cdaaa.mdgive.org/publications) janë të bazuara në nevojën e implementimit të AEDs nëpër vende publike sidomos të populluara (siç janë shkollat, stadiumet, qendrat tregëtare etj). I kemi bashkangjitur kauzen e Samaritanit të mirë që mbron qytetarin kur ushtron RKP me DAJ/AED. PROJEKTLIGJI QË SYNON NDËRHYRJE NË KURRIKULAT ARSIMOREProjektligji i dytë është shkruar dhe bazuar nga nevoja për të implementuar në programin shkollor si lendë e detyruar Trajnimin mbi RKP (Reanimimi Kardiopulmonar). Të dy ligjet të gërshetuara ngushtë me njëri- tjetrin ofrojnë mundësinë e plotësimit të vizionit tonë: Të krijojmë një gjeneratë të re jetë-shpëtuesish në Kosovë dhe në Shqipëri. Misioni jonë do fillojë në 6 Qershor falë mbështetjes dhe mikëpritjes të veçantë nga Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe stafi i tij i mrekullueshëm që po na ndihmojnë me organizimin në Kosovë. Prezantimin e misionit tonë zyrtarisht e kemi bërë gjatë një intervistë në televizionin RTK në tetor të 2021 dhe mbasi datat u vendosën patëm fatin të lançojmë logon e projektit tonë në një billboard gjigand në Sheshin Times Square në NYC në 15 Maj 2022. Ky është projekti ynë i parë i cili ka qenë i planifikuar të kryej përpara pandemisë por fatkeqësisht çdo projekt dhe udhëtim paraparak u pezullua disa herë faj situatës. Dëshira e madhe për kuaza të tilla për të ndihmuar bashkatdhetarët tonë është gjithmonë prezente tek ne, por na duhet përkrahja nga gjithë shqiptarët në vendlindje dhe diasporë si dhe nga pushtetarët që kanë të njëjtin vizion me ne.NJË THIRRJE PËR MBËSHTETJE TË GJITHË SHQIPTARËVEU kërkoj të gjithë shqiptarëve ku do që ndodhen të bashkohen me ne, e të përkrahin çështjen tonë për një reformim imediat të ligjeve të parapermendura në mënyrë që të krijojmë së bashku një kulturë dhe gjeneratë të re jetë-shpëtuesish. Për çdo shqiptar që është i interesuar direkt informacionet më të detajuara gjenden në: http://xn--cdaaa.mdgive.org/ ku veprojmë fuqishëm në të gjitha platformat e mediave sociale si Facebook Tëitter Instagram TikTok @givekosovo. Çdo ditë ne bashkëndajmë informacion cilësor dhe sasior mbi veprimtaritë tona çka e bën edhe më të rëndësishëm kontaktin me çdo shqiptar përgjatë veprimtarive e projekteve tona. KUSH ËSHTË STELA BERMEMA?After completing studies at John Carroll University with a Bachelor degree in Primed/Biology, Stela was a molecular biotechnologist at the prestigious Cleveland Clinic, and went on to work for 15 years as a top performing expert sales and marketing representative in pharmaceuticals specializing in the Cardiovascular arena. Her passion for Global Cardiovascular Health has been a guiding force throughout her career and it remains a continued motivation to make impactful contributions to underserved communities in her homeland of Tirana, Albania and her fellow brothers and sisters of the small but great country of Kosovo. Ms. Bermema was also a member of the Executive Board for a non-profit International Women’s Club that organizes a myriad of charity and fundraising events to benefit the community and empower its members. She has been a key, communicative contact for medical professionals, stakeholders, and the communities she worked with throughout her career.

Filed Under: Politike Tagged With: Sokol Paja

SHKOLLA SHQIPE NË MONTHEY-CHABLAIS NË ZVICËR

May 30, 2022 by s p


Ganimete (Jakupi) Demiri) mësuesja e parë e “Shkollës Shqipe Monthey-Chablais” pranë LAPSH-it në Zvicër, në një bashkëbisedim me Editorin e Diellit të Vatrës në New York Sokol Paja, rrëfen organizimin e mësimit shqip në Shkollën Shqipe Monthey-Chablais, aktivitetet patriotike, kulturore dhe edukative pranë kësaj shkolle, sfidat për ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditës dhe identitetit kombëtar në mërgatën shqiptare të Zvicrës.


HISTORIKU I SHKOLLËS SHQIPE MONTHEY-CHABLAIS NË MONTHEY, ZVICËR


Shkolla jonë u formua me iniciativën e z. Zenun Shalës dhe anëtarëve të tjerë të kryesisë: Dukagjin Ramosaj, Yllka Shehu dhe Valentina Ramaj Ramosaj. Mësuese e parë e “Shkollës Shqipe Monthey-Chablais” pranë LAPSH-it ka qenë Ganimete Jakupi Demiri. Në fillimet e hapjes së shkollës shqipe numri nxënësve ka qenë mjaft i madh, nxënësit mësojnë: gjuhën dhe letërsinë shqipe, kulturën, historinë, artin me një fjalë gjithçka që lidhet me ne si popull shqiptar. Sfidat e të ardhmes mund të jenë të ndryshme: Ambienti (hapësira) shkollore, materiali shkollor, pamundësia për të vizituar vendet e ndryshme për të cilat mësojmë teorikisht si dhe më mosvijimi i nxënësve mësimin shqip. Shkolla ka filluar mësimin nga muaji shtator 2020, komuna e Monte-së (Monthey) ka mundësuar mbajtjen e mësimit në njërën prej shkollave të saj, fillimisht ka pasur 18 nxënës, mësimi është mbajtur dhe mbahet çdo të mërkure pasdite.

ORGANIZIMI I MËSIMIT SHQIP NË MONTHEY, ZVICËR


Organizimi i mësimit plotësues shqip zakonisht organizohet përmes këshillit të shkollës dhe këshillit të prindërve në bashkëpunim, kurrikula është e përgatitur nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Zvicër dhe duke u përmbajtur pikave referuese ndjekim procesin edukativo-arsimor të gjuhës dhe kulturës shqiptare. Të veçantat e shkollës sonë janë: Shkolla është e hapur për çdo fëmijë shqiptarë apo edhe të huaj që ka dëshirë të mësojë gjuhën dhe kulturën shqiptare, t’i motivojmë fëmijët në ruajtjen e traditave shekullore, të kuptojnë fëmijët se gjuha amtare është çelësi kryesor i sukseseve për të mësuar edhe gjuhë të tjera.


GJUHA SHQIPE SI FORMË E IDENTITETIT KOMBËTAR


Gjuha shqipe si formë e identitetit kombëtar – padyshim që gjuha si mjet komunikimi dhe identifikimi e dallon një person, popull nga të tjerët “Kur një komb e humb gjuhën, ai ka humbur edhe veten e tij”, andaj ditë e më shumë duhet t’i kushtojmë rëndësi të veçantë gjuhës, fëmijëve t’i flasim shqip, mos ta humbim gjuhën, traditat dhe kulturën tonë kombëtare e cila është ruajtur me fanatizëm ndër breza me shekuj të tërë. Shkolla shqipe është vandtakim i përbashkët si i fëmijëve ashtu edhe të rriturve ku mund të merren njoftime, vendime, aktivitete dhe të bëhen marrëveshje të rëndësishme.


BASHKËPUNIMI PRINDËR NXËNËS DHE E ARDHMJA E SHKOLLËS SHQIPE


Bashkëpunimi prindër – nxënës dhe mësues është gjithnjë i hapur ku në çendër të vëmendjes është parësore arritja, suksesi i nxënësit…Aktualisht nuk kemi binjakëzim me ndonjë shkollë mbase të ardhmen do të ketë ndryshime, gjithnjë e më shumë jemi duke u përpjekur për t’u hapur sa më shumë shkolla shqipe dhe padyshim do të kemi zgjerim në tërë regjionin, shtetin e Zvicrës. Shkolla jonë u bënë thirrje të gjithë prindërve, bashkatdhetarëve tonë për regjistrimin e fëmijëve në shkollat shqipe, regjistrimet fillojnë nga muaji qershor.


SFIDAT E MËSIMIT SHQIP MES TEKNOLOGJISË, PANDEMISË DHE VËSHTIRËSIA E FËMIJËVE ME DY GJUHË


Fatmirësisht ne edhe gjatë kohës së pandemisë në shkollën tonë mësimin e kemi vijuar në objektet shkollore kuptohet duke iu përmbajtur rregullave të caktuara me kujdes të shtuar. Vështirësitë e fëmijëve me dy gjuhë – mendoj se në njërën anë kanë përparësitë e njohjes së dy gjuhëve dhe në anën tjetër kanë vështirësitë e zotërimit të dy gjuhëve, por nëse një fëmijë që nga fëmijëria fletë mirë gjuhën amtare, aftësitë e tij për të zënë gjuhë të tjera janë shumë më të lehta.


GJUHA SHQIPE SI TRASHËGIMI SHPIRTËRORE DHE IDENTITARE KOMBËTARE


Gjuha shqipe si trashëgimi shpirtërore dhe identitare kombëtare – gjuha shqipe deri më tani “Është dëshmuar se është argumenti më i mirë prijës, i fuqisë krijuese, i pasurisë shpirtërorë dhe emocionale të popullit tonë”, ndërsa gjuha si identitare kombëtare padyshim që është thesari më i çmuar i popullit tonë me një biografi plot sakrifica duke pasur parasysh që çdoherë kemi qenë të rrezikuar nga armiqtë të cilët kanë dashur të na asimilonin si popull, kemi një histori të lashtë të artit, kulturës dhe traditave të cilat na bëjnë të ndryshojmë nga popujt tjerë. “Kur një popull e nderon gjuhën, ai ka nderuar atdheun e tij” – Dritëro Agolli.


KUSH ËSHTË GANIMETE (JAKUPI) DEMIRI)?


Ganimete (Jakupi) Demiri) vjen nga komuna e Viti-së, ka studiuar në degën “Edukim dhe mësuesi”, në vendlindje ka punuar 6 vite si mësuese, ndërsa nga viti 2015 jeton në Zvicër. Këtu punon prej 2vitesh me fëmijët shqiptarë, merret me shkrime të ndryshme si: Shkolla Shqipe Monthey-Chablais, Aforizma, poezi, prozë dhe artikuj të ndryshëm, merret me aktivitete të ndryshme të cilat organizohen nga bashkatdhetarët poashtu edhe nga zviceranët ku gjithnjë është e interesuar të jetë sa më shumë e integruar në shtetin zviceran.

Filed Under: Opinion Tagged With: Sokol Paja

Themelohet dega më e re e Vatrës “Westchester-Putnam” në New York

May 29, 2022 by s p

Sokol Paja/

Westchester, New York më 28 Maj 2022 – Shënohet një ditë shumë e veçantë për historinë e Vatrës, themelohet dega më e re e Vatrës “Westchester-Putnam” në New York. Kjo degë do të drejtohet nga Drita Vushaj – Kryetare, Diana Scotto – Nënkryetare, Fiton Osmanaj – Sekretar dhe John Shala – Arkëtar i degës “Westchester-Putnam”. Kryetarja e Degës Drita Vushaj me rastin e ditës së themelimit, në fjalën e mirëseardhjes dhe prezantimit u shpreh ndër të tjera: “Bashkohemi sot bashkë për të punuar të gjithë për çështjen kombëtare, për të mirën e komunitetit tonë shqiptar dhe të Vatrës në tërësi. Sot formojmë grup patriotësh e profesionistësh shqiptarë për me trashëgu emrin shqiptar e vlerat tona kombëtare në Amerikë”. Arkëtari i Vatrës Besim Malota mbajti fjalim në emër të Kryesisë së Vatrës ku inkurajoi degën e re të merret me aktivitetet patriotike siç i ka pasur hije dhe traditë Vatrës në 110 vite histori. Shtimi i degëve dhe anëtarësisë në Vatër shton vlerat e Vatrës dhe rrit fuqishëm veprimtarinë në dobi të çështjes kombëtare, tha ndër të tjera z.Malota. Prend Qetta anëtar prej 10 vitesh në Vatër cilësoi se kjo degë do të punojë për kombin dhe se do të ecë nën mësimet dhe veprimtarinë e lavdishme të Fan Nolit dhe Faik Konicës. Editori i Diellit vlerësoi seriozitetin dhe angazhimin në veprim të patriotëve që themeluan degën më të re të Vatrës në New York. Dega “Westchester-Putnam” filloi rrugëtimin patriotik me 32 anëtarë.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

DR. ELISABET PERAJ IU BASHKUA VATRËS

May 26, 2022 by s p

Një patriote dhe profesioniste e shkëlqyer Dr. Elisabet Peraj iu bashkua Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra. Ajo u shpreh shumë e gëzuar që i bashkohet profesionistëve e patriotëve të tjerë në Vatër dhe shprehu gatishmërinë që të ndihmojë Vatrën në të gjitha proceset dhe organizimet patriotike në dobi të çështjes kombëtare dhe komunitetit shqiptar në Amerikë. Dr. Elisabet Peraj punon si mjeke në spitalin St Barnabas Hospital në Bronx New York. Ajo u befasua me historinë e jashtëzakonshme të Federatës Vatra dhe të gazetës Dielli. Në bashkëbisedim me Editorin, Dr. Elisabet Peraj u mrekullua nga kontributi dhe përpjekjet e shqiptarëve të Amerikës në 110 vite histori për kombin, kulturën e shtetin shqiptar. Dr. Elisabet Peraj vjen nga Vermoshi, ka lindur në Amerikë dhe vjen nga një familje e arratisur nga regjimi komunist në Shqipëri. Ajo është pjesë shumë aktive në rininë e Kishës Zoja e Shkodrës, e Shoqatës së Mjekëve Shqiptaro-Amerikanë dhe ndihmon komunitetin shqiptar, mjekët e rinj dhe studentët në fushën e mjeksisë. Vatra i uron mirëseardhjen dhe e falenderon për mbështetjen edhe me mjekë e profesionistë patriotë që falë Dr.Elisabet do të vijnë ti bashkohen Federatës Vatra. Shqiptarët patriotë e profesionistë janë krenari kombëtare. Vatra rritet çdo ditë, shqiptarizma forcohet çdo ditë.

Filed Under: Analiza Tagged With: elisabet peraj, Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 103
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 50-VJET SHQIPËRIA PRITI!
  • Gjon Buzuku, nga cikli “Humanistë të hershëm shqiptarë shek XV-XVIII”
  • DIELLEZIM VLERASH PATRIOTIKE NE KUJTIM TE FAMILJES JASHARI NE FIRENCE ITALI
  • Zef Kolombi, mjeshtri i penelit dhe ngjyrave, një dritë e pashuar e artit shqiptar
  • ARSIMI NË GJUHËN LATINE NË TROJET SHQIPTARE
  • Through “Thinking of You”…
  • “Brenga” e autorit Dr. Pashko R. Camaj promovohet 15 mars 2026 te Kisha “Zoja e Shkodrës”
  • Nga fryma e 1981-shit te vizioni i së ardhmes
  • Zgjidhja më e keqe, fshehja e historisë
  • Rrjolli, një provë për pronën, turizmin dhe shtetin shqiptar
  • Fejton: Lavdia e Hajdutit Tonë
  • TOLERANCA FETARE VLERË AUTENTIKE E SHQIPTARËVE
  • 115-VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË
  • U festua me madhështi Dita e Mësuesit dhe e Gruas nga “Alba Life” – Ambasador i Kombit
  • Klubi “Flas Shqip” dhe Vatra Miami festuan 7 Marsin dhe 8 Marsin

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT