• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GJUHA DHE IDENTITETI KOMBËTAR SHQIPTAR NË SPANJË

December 11, 2020 by dgreca

Flora Andona Sallabanda, mësuese e gjuhës shqipe në Madrid, Spanjë, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “DIELLI”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Spanjë nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe. Me Flora Andona Sallabandën bisedoi gazetari i “Diellit” Sokol PAJA. 

NGA SHQIPËRIA NË SPANJË

Unë u largova nga Shqipëria në mars të vitit 1997. Siç dihet, në atë periudhë situata u bë kaq e vështirë sa në Tiranë, ku unë jetoja, u vendos shtetrrethimi. Në atë periudhë bashkëshorti im kishte nënshtetësinë spanjolle meqenëse nëna e tij ishte me origjinë nga Spanja. Si pasojë e atyre rrethanave të krijuara, Qeveria spanjolle ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve me nënshtetësi spanjolle që të linin Shqipërinë e të shkonin në Spanjë. Jo vetëm kaq, por nëpërmjet Ambasadës së Mbretërisë së Spanjës në Romë, u organizua dhe u bë i mundur largimi ynë. Duke qenë se bashkëshorti im kishte familje në Spanjë, duke filluar nga vitet 90 të shekullit të kaluar, ne vajtëm disa herë atje për të njojtur familjen e tij. Në këtë mënyrë ne patëm mundësi të njohim diçka nga jeta në atë vend. Natyrisht, të shkosh për vizitë në një vend tjetër dhe të jetosh atje, janë dy gjëra të ndryshme. 

SHOQATA “PETRO NINI LUARASI GJUHA DHE KULTURA SHQIPTARE NË SPANJË”.

Me kalimin e viteve dhe për faktin se unë në Shqipëri punova si mësuese, më lindi dhe po më piqej ideja që të bëja diçka në mënyrë që fëmijët e qytetarëve spanjollë me origjinë shqiptare që kanë lindur këtu, të kenë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe dhe të njihen me kulturën shqiptare. Për të materializuar këtë ide dhe në mënyrë që të shërbente si bazë për çfarë mendoja për të ardhmen, krijova Shoqatën “Petro Nini Luarasi Gjuha dhe Kultura shqiptare në Spanjë”. Si hap i parë dhe brënda aktiviteteve që do të zhvillonte Shoqata, me ndihmën e pakursyer të ambasadorit të Shqipërisë këtu, Zotit Gazmend Barbullushi, në Nëntor të vitit 2019 hapëm shkollën e parë shqipe në Spanjë. Nga ana tjetër, me përkrahjen e Ministrisë së Diasporës, Qëndra e Botimeve për Diasporën na  mundësoi  dërgimin e materialeve shkollore të nevojshme për këtë fazë.

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË SPANJË

Proçesi mësimor është i ndërtuar mbi dy themele kryesore, mësimi i gjuhës shqipe duke përdorur si material bazë Abetaren dhe njohja e kulturës shqiptare nëpërmjet mësimit të vjershave dhe këngëve në shqip. Duke përdorur Abetaren, jemi përpjekur t´ju mësojmë fëmijëve jo vetëm se si shqiptohen gërmat në gjuhën shqipe por edhe fjalë të thjeshta të krijuara me ato gërmat të cilat ata mësojnë. Jemi përpjekur, gjithashtu, që ata të përpiqen të krijojnë fjali të thjeshta me fjalët e mësuara. Në kuadrin e kulturës shqiptare, në darkën e organizuar me rastin e festave të fundit të Vitit 2019, fëmijët kënduan këngë për Vitin e Ri dhe vallëzuan valle shqiptare. Këtë vit me rastin e 8 Marsit, ditës së mësuesit, organizuam një festë në selinë e shkollës. Fëmijët ishin protagonistët kryesorë të kësaj feste. Po kështu këtë vit, me rastin e ditës së Flamurit, u mblodhëm, përveç të tjerëve, me fëmijët e shkollës dhe kaluam një paradite të gëzueshme në parkun kryesor të Madridit. Situata e krijuar si pasojë e COVID-19, na detyroi që përkohësisht ta kemi të mbylluar dhe presim që autoritetet spanjolle të na lejojnë të vazhdojmë normalisht atë që nisëm në Nëntor të vitit të kaluar. 

SHQIPTARËT NË SPANJË

Hapja e shkollës u prit me entuziazëm nga prindërit e fëmijëve të lindur në Spanjë, të cilët me kënaqësi dhe dedikim filluan ti sillnin në shkollë. Përveç kësaj prindërit janë pjesëmarrës aktivë si në aktivitetet e lidhura me mësim dhënien ashtu dhe në ato që kanë të bëjnë me kulturën shqiptare. Grupmoshat e regjistruara janë nga 4 deri në 13 vjeç. Shoqëria spanjolle reagoi pozitivisht ndaj kësaj nisme. Në këtë kuadër autoritetet zyrtare të Njësisë Bashkiake Tetuán, na ofruan gratis një ambjent në qendrën e tyre kulturore. Shumë nga miqtë tanë spanjollë kanë dëshirë të mësojnë gjuhën shqipe, pavarësisht se e kanë të vështirë ta shqiptojnë atë, si dhe të njohin historinë dhe kulturën shqiptare. Roli dhe pesha në Spanjë e shqiptarëve është mjaft e vogël për faktin se komuniteti shqiptar, sipas të dhënave zyrtare, përbëhet nga më shumë se 3000 persona.

NJË VLERËSIM PËR SHQIPTARËT E AMERIKËS

Duke u bazuar në ato që unë di, Diaspora shqiptare ne SHBA është shembull për nivelin e organizimit dhe përkrahjes që ju ofron shqiptarëve. Shkollat për të mësuar shqip dhe aktivitetet e ndryshme që organizon përbëjnë garancinë e nevojshme për të mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën shqiptare. Po ashtu, për fëmijët e lindur atje, shërbejnë për tju kujtuar se rrënjët e familjeve të tyre ndodhen në Shqipëri.

Filed Under: Featured Tagged With: Flora Andona Sallabanda, gjuha shqipe, Sokol Paja, Spanje

Spanjë: Numri i të vrarëve nga sulmet terroriste arriti në 15 vetë

August 21, 2017 by dgreca

2 SpanjeNe Foto: Qytetaret para një vendi përkujtues me lule dhe qirinj për nder të viktimave të sulmit terrorist në Barcelonë
Numri i personave të vrarë nga sulmet terroriste të javës së kaluar në Spanjë, ka rritur në 15 vetë, kanë thënë sot autoritetet rajonale në Katalonjë.Nga ana tjetër po vzhdon kërkimi për shoferin, i cili me makinën e vet e ka goditur turmën e njerëzve, javën e kaluar në Barcelonë. Autoritetet thonë se tash po zhvillohen kërkime edhe në gjithë Evropën.Joaquim Forn, ministër i brendshëm rajonal në Katalonjë, tha sot se “çdo gjë sugjeron” se shofer i minibusit ishte Younes Abouyaaqoub, 22 vjeçar i lindur në Marok.

Autoritetet thonë se nuk e përjashtojnë mundësinë që ai e ka kaluar kufirin dhe ka arritur në Francë.Sulmi i para katër ditëve në Barcelonë ishte i ndërlidhur me një tjetër sulm disa orë më vonë në pushimoren Kambrilis, ku një femër u vra nga goditja me automobil kundër kalimtarëve të rastit, derisa sulmuesit dolën nga makina dhe filluan t’i therrin njerëzit me thika.

Policia tha dje se prej 12 anëtarëve të dyshuar të celulës terroriste, vetëm një, me gjasë personi Abouyaaqpoub, mbetet në arrati.Katër prej të dyshuarve janë arrestuar, ndërsa pesë të tjerë janë qëlluar për vdekje nga policia në Kambrilis.Dy të tjerë janë vrarë nga një eksplodim në një shtëpi në qytetin Alkanar, ku autoritetet konsiderojnë se ishin planifikuar të dy sulmet.Policia tha se afro 120 bombola të gazit ishin gjetur në një shtëpi në Alkanar.

Filed Under: Kronike Tagged With: 15 numri i vdekureve, Spanje, terrorizmi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT