• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Integrimi, tregim suksesi në qytetin me 10% shqiptarë

February 26, 2013 by dgreca

Takimi informativ me moton “Ardhmëria juaj në Wil” është bërë për faktin se shqiptarët përbëjnë grupin më të madh dhe më të rëndësishëm të të huajve këtu/

Në qytetin Wil të Kantonit St Gallen, në mesin e 23.500 banorëve, jetojnë rreth dymijë shqiptarë. Një komunitet i huaj që përbën afër 10 për qind të gjithë popullatës, paraqet sigurisht sfidë për qytetin, gjegjësisht për institucionet e tij. Kjo ishte arsyeja që, në pasditen informative kulturore me shqiptarët, të mbajtur të dielën, me temën “Ardhmëria juaj në Wil” po merrte pjesë edhe kryetarja e qytetit, Susanne Hagmann.

Duke i bërë një prezantim Wilit, Hagmann ka theksuar se është në krye të një komuniteti të gjallërishëm, të përbërë nga “23.500 njerëz krejtësisht të ndryshëm. Në këtë diversitet secili mund t`i tregojë aftësitë dhe veçoritë e veta, duke e bërë jetën e qytetit më të pasur. Por, ka thënë ajo, “për të marrë pjesë në këtë lloj shoqërie duhet njohur e respektuar edhe kultura dhe zakonet e saj. Dhe, kjo nuk do te thotë që duhet të hiqni dorë nga vetja juaj. E kundërta: duhet te ruani kulturën tuaj me vlerat dhe traditat e saj. Sepse dallimet e bëjnë qytetin Wil më të pasur e më të gjallë, me më shumë ngjyra. Nga këto takime mund të mësojmë gjëra të dobishme dhe t`i reduktojmë paragjykimet”, ka thënë ajo. Kryetarja u ka rekomanduar bashkëqytetarëve të saj shqiptarë që të shfrytëzojnë sa më shumë nga oferta që u ofron atyre qyteti në të mirë të integrimit dhe lehtësimit të jetës së tyre këtu.

Ndërsa Felix Baumgartner, përgjegjës për integrim në institucionet e qytetit dhe të regjionit të Wilit, në adresimin e tij të pranishmëve ka thënë: “ta lësh pas vetes vendlindjen e të shkosh në një vend të huaj, është e ngjashme me transplantimin e zemrës”. Këtë shprehje figurative Baumgartner e ka përdorur për të njoftuar praninë e një mysafiri shumë të veçantë në këtë tubim, transplantuesit të parë shqiptar të zemrës, Dr. Omer Xhemalin,.

Baumgartner ë tutje ka numëruar ofertat e qytetit për qytetarët, duke filluar nga ndihma për nënat me foshnja, këshillat për ushqimin e shëndetshëm të fëmijëve etj. Vijnë në radhë pastaj ofertat tjera, si shkolla në gjuhën shqipe, shkolla për mësimin e instrumenteve tradicionale shqiptare, librat në gjuhën shqipe në bibliotekën e qytetit, klubet sportive etj.

Dr. Omer Xhemali, kardiokirurgu, i njohur si transplantuesi i parë shqiptar i zemrës, u ka shërbyer organizatorëve të këtij takimi si një shembull shkollor se si me vullnet te madh, të huajt mund të arrijnë në nivelet më të larta të shoqërisë në vendin pritës. Vetë doktori, përmes videoprojektimit, ka bërë një prezantim interesant të rrugës së tij jetësore. Ajo fillon nga Tearca e Tetovës, kalon nëpër Shkup, Beograd e Sarajevë dhe vazhdon në Gjermani ku ai ka mbaruar studimet e mjekësisë dhe ku pastaj ka punuar si kardiokirurg. Kjo rrugë me plot sukses vazhdon edhe sot në Cyrih, ku ai punon si zëvendësdrejtor i spitalit të qytetit.

Dr. Xhemali ka falënderuar ambientin mikpritës dhe dashamirës të Gjermanisë dhe të Zvicrës, që i kanë mundësuar atij për të arritur atë që e ka arritur deri më tash.

Ndërsa në emrin e grupit shqiptar për integrim ka folur moderatorja e takimit, Mireme Bajrami, e cila punon si mësuese në shkollën sekondare me nxënësit zviceranë. “Sa më shumë që të integrohemi, aq më të lehtë do ta kemi jetën në vendin ku po jetojmë dhe aq më larg asimilimit do të jemi”, ka thënë Miremja duke vënë theksin edhe në komponentin e domosdoshëm, mbështetjen e fëmijëve nga ana e prindërve të tyre.

Numri i madh i të pranishmëve, stendat e shumta ku prezantoheshin ofertat për integrim, prania e mysafirëve të rëndësishëm dhe gjithçka tjetër, ka funksionuar shumë mirë në këtë takim. Ndërsa programi i pasur me valle i ansamblit “Arbëresha” dhe me këngë nga këngëtari Afrim Aliu, ka shërbyer për relaksimin e publikut. Afrim Aliu, siç e pohuan organizatorët, është dalluar për angazhimin e tij vullnetar sa herë që e kanë kërkuar, prandaj atij ashtu si dhe “Arbëreshës” dhe dr. Omer Xhemailit, organizatorët iu dhuruan mirënjohje.

 Baumgartner: suksesi i garantuar, kur të dyja palët “luajnë bashkë”

I pyetur nga albinfo.ch për qëllimin e një organizimi të tillë, Felix Baumgartner, udhëheqës për integrim, thotë: “Shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të të huajve në Wil. Ata përbëjnë rreth 30 për qind të numrit të gjithëmbarshëm të të huajve në këtë qytet, ose rreth 10% në gjithë popullatën”. Madje, thotë Baumgartner, “nëse marrim parasysh përbërjen e nxënësve në shkollat e këtushme, numri i nxënësve shqiptarë do të përbënte një përqindje sigurisht edhe më të madhe”.

Prandaj, ky organizim është bërë për faktin se “shqiptarët përbëjnë grupin më të madh dhe më të rëndësishëm të të huajve këtu”.

Por, shton Baumgartner, “unë kam konstatuar se shqiptarët shpesh e kanë në kokë të thonë se `zviceranët nuk bëjnë asgjë për ne`. Ndërsa nga ana tjetër zviceranët arsyetohen se `kur ne organizojnë diçka, shqiptarët nuk vijnë`. Por, siç po e shihni sot këtu, ka kaq shumë njerëz. Prandaj pas kësaj zviceranët me siguri do të mendojnë kështu: `Nëse ne bëjmë diçka si duhet, atëherë vijnë edhe shqiptarët`. Kështu, kjo që kemi parë sot është tregues për suksesin që është i garantuar kur “luajnë bashkë” të dyja palët. Njëra palë është Grupi Shqiptar për Integrim i përbërë nga: Adem Ademi, Mireme Bajrami, Mamudije Dzemaili, Feride Hasani dhe Zejdi Sulejmani.(Kortezi AlbInfo.ch)

Filed Under: Kronike Tagged With: 10 per qind shqiptare, Integrim, St Gallen

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT