Nga Mimoza Dajci/
Qyteti i Telavivit hoqi nga nje shesh kryesor i tij monumentin e diktatorit sovjetik Josif Vissarionovich Stalin. Megjithese ishte goditur e demtuar disa here, perseri nostaligjiket e kishin restauruar. Statuja e Stalinit hiqet, ndersa statuja e figura e diktatorit Hoxha ne Shqiperi ngrihet nga nostalgjiket e tij, te cilet pretendojne jo vetem ta ngrejne sa me lart, por edhe ta quajne hero kombetar.
Shqiperia njihet si vendi qe perjetoi diktaturen me te eger ne Europe, ndersa ata qe perfituan nga ai rregjim e nuk pesuan persekucion politik kerkojne ta rringjallin me zor. Shume pankarta te tij manifestohen ne tubimet e te majteve e partise komuniste ne Tirane e rrethe te tjera. Me ka rastisur nje here ne Tirane tani vone, te shikoj nje proteste te tyre me foto te Enver Hoxhes. U shtanga, nuk i besova syve. C’po ndodh keshtu thashe me vete. Ne vend qe ky vend te shkoje perpara akoma kthehet e ngre lart pankarta me figuren e atij qe shuajti mijra njerez neper burgje e kampe internimi. Qe ndau prindet nga femijet, e burrat nga grate, vetem e vetem duke ushtruar dhune, krime e luften e klasave. E sot perseri pasuesit e tij neper festa dalin si triumfatore me portretin e tij.
Koha per vete Rusine nga Hoxha merte leksionet e komunizimit ecen perpara duke e hedhur ate ne koshin e plerave, ndersa Shqiperia me nostalgjiket e saj ecen mbrapa me foton e tij.
Eshte per te ardhur keq qe kane kaluar me teper se cerek shekulli e ne vendin tone njerezia nuk jane ndergjegjesuar akoma per ate periudhe qe quhet me te drejte si diktatura me e eger ne rajonin Europian. Ne si Organizate e Gruas Shqiptare Amerikane “Shprese & Paqe” me qender ne New York, ngreme zerin e protestes per cdo inisiative qe vlereson figuren e diktatorit Hoxha, apo shpalljen e tij hero kombetar.
Sa nena e gra u pushkatuan me gjyqe e pa gjyqe. Sa vajza e motra shqiptare nuk arriten te krijonin familje e te beheshin nena per femijet e tyre, por u torturuan nga xhelatet e burgjeve shqiptare ne kohen e komunizmit, e akoma plaget e tyre nuk jane mbyllur. Edhe shume gra ruse u denuan e internuan per agjitacion propagande, edhe pse nuk e kishin kryer nje veper te tille.
Atehere per cfare duhet ekspozuar me germa kapitale e figura madheshtore nje diktator i tille. Apo ndoshta ata jane pro edhe vrasjes qe, nje i cmendur kreu tani vone ne Korene e veriut, ku te gjalle hodhi mes bishave te egra njeriun e tij te familjes, i cili e ngriti dhe e beri president te vendit. Shtepia e Bardhe kete krim e quajti edhe nje shembull tjeter te brutalitetit ekstrem te rregjimit ne Korene e Veriut nga diktatori Kim.
Monstra e Korese se veriut ne kete shekull te ri, ne vend qe te punojne per paqen e demokracine ne bote vret njerez te pafajshem, e shqiptaret rringjallin diktatoret e ngjashem ne karakter e krime me Hitlerin dhe Milloshevicin.
Janar 2014