• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Statusi, ambasadorët e BE thirrje për bashkëpunim mes palëve

May 30, 2014 by dgreca

Qeveria dhe opozita duhet të gjejnë frymën e bashkëpunimit, pasi marrja e statusit kandidat varet nga kjo çështje, deklaroi sot Massimo Gaiani, ambasadori italian në vendin tone, gjatë një aktiviteti në Fototekën “Marubi” ne Shkodër.
“Raporti i Komisionit Europian do të jetë teknik”, tha ambasadori Galiani, i cili, duke u ndalur tek protestat që po zhvillohen nga të larguarit nga puna dhe ish- të përndjekurit, theksoi se ato zhvillohen për një qëllim të caktuar.
Ndërsa ambasadorja çeke, Bronislava Tomasova, ka komentuar situatën politikë në Shqipëri duke theksuar se në cdo vend ka pozitë dhe opozitë, por forcat politike bashkëpunojnë. Tomasova komentoi gjatë në një takim me studentë në zyrën e Bashkimit Europian në Shkoder.
Tomasova theksoi se, polarizimi i shoqërisë dobëson pozitat e saj në integrimin në Bashkimin Europian. “Jeni në dijeni që Komisioni Europian po punon për përgatitjen e një raporti që pritet të lançohet javën tjetër në qershor në kuadër të takimit të nivelit të lartë të dialogut politik. Siç e kam theksuar dhe më parë polarizimi i shoqërisë dhe siç e nënvizova, është një shenjë dobësie e shoqërisë shqiptare se ky fenomen e dobëson procesin e integrimit dhe përpjekjet që bën Shqipëria në procesin e integrimit. Shqipëria do ishte më afër BE nëse ky element i shoqërisë do ishte eliminuar. Në çdo shoqëri demokratike ka një pjesë që qeveris dhe një pjesë që bën opozitën dhe është e vërtetë që mes opozitës dhe pozitës ka disa elementë, subjekte që bëjnë pikën e kundërshtisë mes palëve”.

“Por, ka dhe fusha të tjera për të cilat qeveria dhe opozita bashkëpunojnë. Bashkëpunimi i nevojitet gjithmonë sepse nuk duhet që qeveria të thotë gjithmonë A dhe opozita të thotë B, pra mes tyre duhet të ekzistojë një frymë më e madhe bashkëpunimi. Duhet që politikanët të përfaqësojnë më shumë interesat e vendit se ato personale dhe për këtë është e nevojshme një ndjenjë e fortë bashkëpunimi në shoqëri”, tha Tomasova.

Ndërsa ambasadori polak, Marek Jeziroski, i pranishëm në një aktivitet në Korçë, tha se, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishme drejt statusit. Jeziroski theksoi se Polonia do të ofrojë mbështetjen e saj dhe do ta përkrahë Shqipërinë në këtë nismë, duke shtuar se vendi është në rrugën e BE-së.

“Shqipëria është në prag të një vendimi në qershor. Në dhjetor u identifikuan disa prioritete”, tha Jeziroski, duke shtuar se partitë politike duhet të konfirmojnë që janë për integrimin. “Ka nevojë për bashkëpunim midis palëve”, shtoi ambasadori Marek Jeziroski.

Filed Under: Politike Tagged With: ambasadoret, e BE thirrje për bashkëpunim, mes palëve, Statusi

Statusi, Shqipëria dhe Serbia

January 10, 2014 by dgreca

NGA SULEJMAN GJANA/*

Shtyrja momentale dhe caktimi në qershorin e ardhshëm i datës së rishqyrtimit të statusit, ne legalistëve nuk më befasoi aspak, përveçse më trishtoi. Nuk më befasoi, pasi për shkak të njohjes personale e të thelluar të strategjisë së zgjerimit të BE dhe kontakteve në Bruksel me qarqe të mirinformuara, e dija mirë se, edhe në rast të firmosjes nga PS dhe dhënies së konsensusit për 3 ligjet, në majin e këtij viti, kërkuar nga komisionerët e Komisionit për Zgjerimin e BE, miratimi i statusit nuk varej prej tyre, por prej ministrave të Jashtëm dhe krerëve të qeverive të vendeve anëtare të BE, sikundër edhe ndodhi. Madje asokohe na habiti reduktimi i “detyrave të shtëpisë”, nga 12 në 3, pa u pohuar dhe deklaruar publikisht prej komisionerëve, plotësimi i 9 syresh. Mbushja e Komisionit të Zgjerimit me komisionerë me origjinë nga Europa Lindore, në tërësi dashamirës të Shqipërisë, nuk na e hoqi aspak ne legalistëve bindjen se punët e zgjerimit i dinë perëndimorët vendimmarrës fundorë, zotërit e vërtetë të “shtëpisë” së madhe të BE. Iluzioni se në BE nuk ka hierarki vendimmarrjeje dhe se vota e një vendi anëtar “rishtar” ardhur nga Lindja, është e barabartë me votën e Gjermanisë, Britanisë dhe Francës, është mendjelehtësi që zhgënjen shpejt. Natyrisht që, formimi dhe përvoja profesionale më bën të besoj se nuk mund të jetë “Lazarati” kupola e krimit të organizuar shqiptar me gjoja 5 miliardë $ që qarkullon, e që është një shifër më e lartë edhe se ajo e buxhetit më të guximshëm të qeverive shqiptare të viteve të fundit. Dhe kjo sepse po të ishte e vërtetë qoftë dhe gjysma e kësaj shifre “lazaratase”, e cila do të riatdhesohej kollaj në vendin tonë “han pa porta” dhe me informalitet të frikshëm, sot ekonomia shqiptare nuk do të ishte në gjendje kolapsi financiar.Interpoli, agjencitë e Inteligjencës dhe BE e dinë mjaft mirë faktin se, ishte pikërisht zbatimi i rreptë shumëvjeçar i “Moratoriumit për skafet”, shtysa që devijoi përfundimisht linjat e trafikut ndërkombëtar të drogës, nga territori shqiptar në korridore të vendeve të tjera të Ballkanit Jugperëndimor, çka do të thotë se lartësia e stekës-pengesë të kinse krimit të organizuar shqiptar është ekzagjeruar jo rastësisht, ndonëse perceptimi i amplifikuar mediatikisht jashtë kufijve tanë, është tejet i disfavorshëm për Shqipërinë dhe aspiratën e anëtarësimit. Edhe largimi i parave të korrupsionit jashtë Shqipërisë e drejt parajsave fiskale të bankave të vendeve anëtare të BE, për shkak të “gjurmëve” që ato lënë gjatë transaksioneve, apo depozitimit qoftë edhe me dërgesa valixhesh, sa kohë që dihet shtetësia e pronarit – është fenomen me përmasa sasiore të precizuara dhe tejet i njohur nga shefat e qeverive të vendeve kryesore të BE. Nëse kupola e BE do të kish të dhëna implikuese për politikanë e qeveritarë të lartë shqiptarë lidhur me trafikun e drogës dhe parave të “eksportuara” të korrupsionit, nuk do të ngurronte për t’ua deklaruar autoriteteve shqiptare, konfidencialisht ose publikisht, pasi nuk na kanë frikë. Mendoj dhe jam i bindur se thelbi kryesor i detyrave që deklaroi zonja Merkel në Bundestag për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, e që kryeministri Rama nuk e ka kuptuar, ose bën sikur nuk e kupton, është shqetësimi i njëmendtë i BE për përmasat e frikshme të grabitjes së pronës private e shtetërore në Shqipëri gjatë 23 viteve, sidomos të trojeve në bregdetin shqiptar, asete pronësore këto që kapin shifra kolosale, në dhjetëra miliarda euro, në vendin tonë mesdhetar me bregdet të virgjër dhe perspektivë të jashtëzakonshme zhvillimi. Rama gabohet kur mendon se zonja Merkel dhe kryeministri britanik, bashkatdhetarët e të cilëve harxhojnë mbi 100 miliardë euro çdo vit nëpër resortet turistike të Mesdheut, të mos e kualifikojnë si krim të organizuar dhe korrupsion të frikshëm strategjinë e hartuar dhe zbatuar në praktikë prej tij e socialistëve, për shtënien në dorë të trojeve të bregdetit shqiptar nëpërmjet pushtetit vendor socialist dikur në opozitë dhe atij vendor e qendror sot.

Zonja Merkel dhe të tjerë liderë të vendeve të ftohta të Europës, të cilat i merr malli për pakëz diell, padyshim që e pandehin dhe kundrojnë Ramën si sheik dhe pronar të pasurive përrallore, sidomos kur bën edhe konferenca për strategji të zhvillimit të bregdetit shqiptar, ku mbledh biznesmenët e majtë pas të cilëve qëndrojnë ata të lidershipit socialist të partisë që pretendon se mbron shtresat e paprivilegjuara. E nëse flasim për korrupsion dhe krim të organizuar në Shqipëri, nisur nga përmasat financiare në tërësi, nga vlera e aseteve të përfituara në mënyrë të paligjshme, nga vlera kolosale e përfitimeve pas investimit dhe sidomos nga shkalla e abuzimeve të pushtetit vendor socialist në të gjitha njësitë e bregdetit të fituara rregullisht prej tyre, do të pohonim pa droje se socialistët, me Ramën në krye, kanë pjesën e luanit.
Tashmë të gjithë e dimë se në të kaluarën, ‘placdarma’ e të gjitha llojeve të trafiqeve drejt Perëndimit ka qenë dhe mbetet bregdeti shqiptar nën juridiksionin e pushtetit vendor socialist. Dhe këtë të vërtetë ndërkombëtarët e njohin mirë. E kjo do të thotë se, edhe nëse e kalojmë provimin në qershor 2014 dhe na mundësojnë hapjen e negociatave, problemi i pazgjidhur i pronës legjitime në Shqipëri do të jetë kockë në fyt dhe pengesa kryesore që do të pasojë shtyrjen në kalendat greke të anëtarësimit tonë në BE. Ky konkluzion nuk e relativizon problemin akut të rrezikshmërisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit me koperturë politike në Shqipëri, si përparësi dhe parakushte për integrimin, por thjesht e identifikon dhe e përkufizon atë, gjë që do ta testojë koha shumë shpejt. Personalisht jam i keqardhur për faktin se opozita aktuale ka identifikuar shkaqe të tjera, më periferike, për vendimin e shtyrjes së statusit, çka më ndërmend natyrshëm nënvleftësimin që ajo i bëri zgjidhjes së problemit të pronësisë së ligjshme gjatë kohës kur qeverisi, por sidomos injorimin që i bëri strategjisë së PS për fitimin me çdo çmim të njësive vendore bregdetare në vazhdimësi, e që e ka zanafillën qysh në zgjedhjet vendore të 26 korrikut të vitit 1992, fituar bindshëm këto nga opozita e majtë, të cilën populli e mbyti me pështymë në 22 marsin e atij viti. Deklarimi i zonjës Merkel në Bundestag dhe ndjeshmëria me të cilën e shoqëroi kumtin e saj, duhen marrë tejet seriozisht, sepse gjetja e asaj tribune në Berlin, larg Brukselit, ishte paralajmërimi se Gjermania nuk i harron shqiptarët, se është krah tyre dhe pret reagimin e klasës sonë politike, e se në fundore do të jetë Kancelarja që do të vulosë statusin në qershor 2014.
* * *
Vendimi i Brukselit për marrjen e statusit nga Serbia dhe hapja e procedurave për fillimin e negociatave për anëtarësim, ‘de facto’ zhvleftësoi teorinë absurde të “lodhjes” së BE nga zgjerimi. Për fatin tonë të keq, Gjermania që kishte vënë kushte të pakalueshme për Serbinë për shkak të raporteve të saj politike me Kosovën, i hoqi ato me ndihmën e vetë politikanëve pushtetarë të Kosovës, teksa BE u garantua nga baronesha Ashton, e cila me entuziazëm e kaloi matanë bregut Serbinë, a thua se ky shtet nuk kishte probleme e detyra të tjera të papërmbushura, përveç atyre me Kosovën. Natyrisht Serbinë, përveç miqve të kahershëm në BE, e ndihmoi edhe konjuktura e zhvillimeve të fundit në Ukrainë, ku miliardat e BE dhe sfilitjet politike shkuan djerrë, teksa Putini e bleu Janukoviçin me 15 miliardë $ kredi të butë afatgjatë, me ulje të ndjeshme të çmimit të gazit rus, me lehtësira dhe favore të tranzitit nëpër territorin ukrainas drejt vendeve anëtare të BE kufitare me Kievin, natyrisht edhe me shantazhe dhe ndihmë të pakursyer për të qëndruar në pushtet. Kësisoj BE-në e kapi paniku se mos Ukraina bëhej shembull dhe precedent për Serbinë, çka do të prishte ndjeshëm balancat e brishta midis Brukselit dhe Moskës. Por askush me mend në kokë nuk ka dyshim se Serbia do të luajë me dy porta, tash dhe në të ardhmen. Do të luajë kështu e do të kërcejë “Kalinkën”, jo vetëm se e di mirë destinin historik të të qenit “përroi” që derdhet doemos në “lumin rus”, por edhe sepse i ka këmbët dhe duart të lidhura nga Marrëveshja e Partneritetit Strategjik me Rusinë, nga miliarda eurot e dhëna nga Putini, nga marrëveshja strategjike e përcaktimit si depozita ballkanike dhe si nyja e tranzitit të gazit të “Gazprom”-it drejt vendeve fqinje të Europës Qendrore, nga ndihma e pakursyer ushtarake e politike, sidomos për çështjen e Kosovës në OKB, teksa ka vetëpranuar dhënien Rusisë të statusit të protektorit si nëna e madhe e të gjithë sllavëve.Serbia e bën me zell dhe dëshirë rolin e “gruas së Lindjes dhe dashnores së Perëndimit”, çka e dëshmojnë dhjetëra studiuesit serbë që kanë marrë grada shkencore, janë hierarkuar e shpërblyer për trajtimin në thellësi e gjerësi të të gjitha stacioneve historike, rrafsheve dhe aspekteve të marrëdhënieve të shkëlqyera afro dyshekullore midis Serbisë dhe Fuqive të Mëdha perëndimore në njërin kah dhe Rusisë në kahun tjetër, përjashtuar Austro-Hungarinë historikisht dhe Gjermaninë në dy luftërat botërore. Gjithmonë serbët kanë adhuruar Perëndimin e ndritshëm, por janë falur veçse në tempujt e Lindjes, teksa kanë zgjedhur për “Mekë” Moskën, pa përtuar të shkojnë për “haxhillëk” edhe në Kinë dhe Iran, dhe pas “kthimit” edhe në Irak, Siri dhe Egjipt. Të gjitha këto zdërhallje Europa i di mirë, ndaj edhe ka ngulmuar për të nënshkruar me Serbinë marrëveshjen e Partneritetit për Paqe (që është paradhomë e NATO-s), dhe me të drejtë, sepse Serbia është faktori më i fuqishëm stabilizues dhe destabilizues në Ballkanin Perëndimor, bazuar në arsenalin gjigant të armatimit strategjik konvencional. Do të mjaftonte vetëm ky fakt që ne shqiptarët t’i japim fund vetëmburrjes se “jemi faktor dhe kontributor i rëndësishëm stabiliteti në rajon”, sa kohë që s’mund të krahasohemi ushtarakisht me Serbinë, teksa nga zelli i habitshëm për t’u vetëçarmatosur, e kemi reduktuar dispozitivin tonë ushtarak shumë më poshtë se Brigada që ka dislokuar Serbia në Luginën e Preshevës. Në Perëndim nënqeshin kur ne vetëshpallemi si faktor stabiliteti në rajon, teksa e dinë se nuk mund të jetë i tillë ai vend që nuk mund të destabilizojë, përveçse të turbullojë paksa ujërat, qoftë edhe kur e merr seriozisht këtë synim. Ndaj dhe në rivalitetin e dy vendeve me të kaluar konfliktuale, për hyrje preferenciale në paradhomën e BE u përzgjodh Serbia para nesh, teksa neve na thanë “laguni sot t’ju rruajmë mot”. Për naivët do të shërbenin thjesht raportet zyrtare të OJQ-ve serbe të financuara nga BE, për të konstatuar situatën alarmante të korrupsionit, krimit ordiner e të organizuar, gjendjen e rënduar të sigurisë juridike, të sigurisë së jetës e të të drejtave elementare të pakicave etnike në Serbi, por këto të dhëna dhe ato të agjencive të Inteligjencës, Perëndimi i mban si “as nën mëngë” dhe nuk merakoset t’i ulë entuziazmin proserb baroneshës Ashton për “harenë” në tryezën ku ajo është ulur në bashin e vendit si kryenegociatore. Dhe kjo sepse Perëndimit, për arsye politike dhe etike, i konvenon t’i krijojë përshtypjen aristokrates angleze se gjoja e ka harruar entuziazmin e dikurshëm dhe më pas zhgënjimin e bashkatdhetarit të saj, lordit Kerrington, në tryezat me Millosheviçin.
Ndoshta baroneshës nuk do t’i ngrijë gazi në buzë, sa kohë që shqiptarët firmosin e zbatojnë kartat serbe që ua kanë vënë para për t’i firmosur, por zonja Merkel di ta përdorë mjaft mirë kartën “Hollbruk”, nëse Serbia përdor skemat prej kopuku të Millosheviçit.Perëndimi e di mirë se duhet pasur kujdes me Daçiç-kryekëshill-tarin e Sllobos, i cili kurrë nuk pati diferenca qëndrimesh me shefin e tij. Perëndimi e di mirë se liderët serbë, edhe kur parashutohen në politikë nga letërsia apo pasarelat, janë po aq të rrezikshëm, sa kohë që kanë në kokë të bëjnë Millosheviçizmin pa Sllobon. Dhe këtë e dëshmojnë strukturat paralele që mbajnë në Mitrovicën e Veriut, ku janë atashuar paramilitarët e luftërave në ish-Jugosllavi, që nuk e kanë të vështirë të ekzekutojnë me snajperë ushtarët e UNMIK-ut kur u prishen pazaret dhe trafiqet në dogana, ushtarë këta që u trimëruan kur pushkatuan para 10 vjetësh 4 qytetarë të paarmatosur shqiptarë që protestuan në mes të Prishtinës. Në të dyja rastet askush nuk u penalizua, por cinizmi ulëriti kur ushtarët rumunë në fjalë u justifikuan se kishin harruar që i kishin mbushur armët me plumba të vërtetë dhe jo me plumba plastikë. Tashmë EULEX-i, edhe pas dështimit të shumicës së proceseve fajësuese të ish-komandantëve të UÇK-së për krime lufte, ia ka arritur më në fund të balancojë krimin e madh gjenocidal të konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë, duke fajësuar njësoj të dyja palët, me ndryshimin se nuk ka mundur të çojë në bankën e të akuzuarve mijëra paramilitarë serbë, me justifikimin se nuk mundet t’i arrestojë sepse janë fshehur nëpër Serbi. Pra EULEX-i pranon se “Serbia demokratike” nuk e ndihmon për të kryer kinse detyrën, por nuk ka shpallur asnjë listë kriminelësh, sikurse shpalli atë të “kriminelëve” shqiptarë. Europa mbarë e dinte se kryekrimineli serb gjatë luftës në Kosovë ishte bash ish-komandanti i Armatës III serbe në Kosovë, Nebojsha Pavkoviç, i cili jo vetëm nuk u procedua penalisht si kriminel lufte, por disa vjet më pas shpalli kandidaturën për President të Serbisë, në garën që e humbi për pak gjë. Nëse rasti do ta sillte të fitonte, mund të ishte ai bashkëbiseduesi i baroneshës Ashton dhe njëkohësisht garanti “proeuropian” i Serbisë. Tashmë kur ojdaniçët e Sllobos kanë fluturuar nga qelitë e Hagës, teksa i kanë kryer dënimet simbolike, atje kanë lënë Sheshelin që ka marrë përsipër gjithçka, për të bërë kundërpartin kontrastues të “demokratëve europeistë” të Beogradit, me qëllim që Serbia të anëtarësohet me përparësi në BE. Tashmë Serbia është para nesh dhe do të kushtëzojë integrimin tonë në ardhmëri, ndonëse nuk e hapëm gojën për 20 mijë të vrarët tanë, për 3 mijë të zhdukurit, për dhjetëra mijëra vilat dhe shtëpitë e djegura, për miliarda $ të grabitur nga fondi i pensioneve të Kosovës, për Trepçën që po e shfrytëzojnë miqtë e Serbisë, për fondet e grabitura të kadastrave, hipotekave, bibliotekave, muze-umeve e mbarë institucioneve shtetërore, të Albanologjisë dhe artefakteve të qytetërimit iliro-dardan, që tashmë është përvetësuar nga serbët, që na kanë dalë autoktonë në Kosovë, kurse shqiptarët i kanë nxjerrë ardhacakë nga Kaukazi para 7 shekujsh.
Tashmë ata janë bujtës në shtëpinë e BE, ndërsa ne shqiptarët mbetemi ende jashtë, ku “na ka xanë nata”.

E solli per Diellin Ahmet HOTI

Filed Under: Analiza Tagged With: shqiperia dhe Serbia, Statusi, Sulejamn Gjana

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT