• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kush po na e risjellë “Sulejmanin e Madherueshem”

September 26, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Një lojë e fëlliqur me kombin, një dëshirë për mposhtjen tonë morale, një tentim për të na larguar edhe më shumë nga Europa:  ” Pllaka me mbishkrimin ne gjuhen osmanisht qe sjell ne vëmendje periudhën osmane dhe Sulejmanin e Madherishem është rivendosur ne hyrje te kalasë se Lezhës, aty ku ne fakt ishte vendosur ne vitin 1522 “.

Dikush po luan me ne , dhe na pavetëdije po e lozim vallen e dreqit të mallkuar : ““Përveç TIKA-s , janë shumë organizma publik turk të cilët e kanë për detyrë të inkurajojnë shpërndarjen e gjuhës turke, që të mbështesin projektet turke për ruajtjen dhe vlerësimin  e trashëgimisë otomane në Ballkan. Është gjithashtu Instituti Junus Emre (Yunus Emre Enstitüsü, YEE) i cili e shpërndan një vëmendje të posaçme turke ne Ballkan . Me vite të tëra serialet televizive turke janë bërë shumë të njohura, e njëra ndër to ishte edhe “Muhteşem Yüzyıl “ ( Shekulli madhështor )  ( nga studimi i më sipërm , me nëntitullin : Série télévisées : le soft power de Soliman le Cathodique )””(  Fahri Xharra, Atentati ndaj kombit me seriale turke debat.al )

*Kalaja e Lezhës ka një simbolikë shumë të madhe, sepse është edhe simboli i Besëlidhjes së Lezhës të bërë nga Skënderbeu që bashkoi princat shqiptar kundër turqve, po ashtu është edhe vendi ku është varrosur Skënderbeu.*

“Ky është një konspiracion ndërshtetëror shqiptaro-turk ,( e ndoshta edhe shqiptaro-serbo-turk ) Së pari, duhet me qartësuar opinion publik me atë që po ndodh në Kalanë e Lezhës e dikush duhet të mbaj përgjegjësi e kjo e fundit nënkupton e kërkesës e faljes nëse gabohet si dhe aktin e dorëheqjes nëse gabimi është i rëndë”. Por jo nuk është gabuar pa qellim  , por ajo pllakës  është vendosur me qellim; dhe me një qëllim me pasoja. Me besoni , me pasoja historike.

Historia nuk është prone individuale e as një njeriu  ( sepse ai njeri e ka vdekjen ) e asnjë qeverie ( sepse ajo e ka mandatin e kufizuar) , e asnjë ministri ( sepse ay, në çdo kohë mund të del jasht loje). Vetëm historia është e pavdekshme dhe është prone e kombit tonë. Ajo nuk duron mbështjellje me rrena dhe intriga. Edhe ajo një ditë pëlcet!

“Se kombi ynë është në gjendje të mjerë dhe në duar të mbetjeve osmane e renegatëve këtë e dëshmojnë më së miri veprimet e pamenduara mirë dhe të paguara nga qarqet e ndryshme te politikes turko-sllave për ndryshimin e themeleve të historisë së kombit shqiptar dhe monumenteve të tij të lashta.” –  shkruan historiani Gjon Keka . Por unë them që jo, fajet janë tek qeveritarët tanë të cila e ngacmojnë një popull të tërë vetme për ” një darkë të shtruar “ në mënyrë konfidenciale.

E pat kombi , na humbi ardhmëria në Europë, sepse i madh e i vogël po mundohen që gjëja ne jemi të pandashëm nga e kaluara jonë me turqit : vendosja e mbishkrimit të Sulltan Sylejmanit në Kalanë e Lezhës është një nga poshtërsitë më të mëdha në vazhdën e shumë poshtërsive që po iu bëhet kombit tonë nga renegatët dhe mbetjet osmane. Si mund të vendoset një mbishkrim i tillë në atë Kala të lashtë Ilire, në atë Kala që u bëri ballë pushtuesve barbarë? Kush po i lejon këto marrëzira të ndodhin para syve tanë si komb ndër më të lashtët në gadishullin Ilirik dhe në kontinentin europian.

Më besoni qe ne  si popull që jemi , jemi të pafajshëm, jemi të pa sherr. “Sherri “ po na vjen nga individë qeveritar. Është një konspiracion antishqiptar !Në një vepër mbi gjeografinë e Europës, të botuar në vitin 1852, faqe 361, shkruan kështu: “Lezha ose Alessio me 3000 banorë është një qytet i vjetër që nga koha e Dyonysius von Syrakus me emrin Lissus, pastaj sërish ra në duar të ilirëve dhe aty ishte një kala malore e pazëvendësueshme-Aero-lissus”. – shkruan Gjon Keka.

“Klasa  politike në Shqipëri  e ka të vështirë të dali  nga kurthi i së kaluarës. Ajo nuk e ka as aftësinë e as vizionin për një gjë të tillë. Ata kalojnë nga krekosja nacionaliste, në përulje kozmopolite. Të kthehem te çështja e Europës Është i njohur admirimi i pakusht i shqiptarëve për Europën dhe SHBA-në. Kjo ndoshta vjen ngaqë humbjen e Europës ne e kemi përjetuar më tragjikisht se të tjerët. Qysh në vitet 30-të një poeti ynë ka shkruar se ne “e duam Perëndimin me një dashuri tragjike”. Ky tragjizëm u theksua gjatë izolimit komunist.

Por ne nuk po e duam Europën , me krenari po mbesim në tutelën antishshqipare.Pyetja shtrohet fare thjesht: Ç’do të bëhet me shqiptarët sipas zgjidhjes turke? Të kthehen në turq? Të ikin? Të dëbohen? Ja, pra,  e kthyem historinë parapa .

,25.09.15, Gjakovë

Filed Under: Histori Tagged With: Fahri Xharra, Sulejmani i Madherishem

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT