Supë alfabeti
Astrit Lulushi
“Një gënjeshtër e përsëritur shpesh bëhet e vërtetë”. Lenini e kishte në mendje këtë shprehje, sa herë përgatiste fjalimet e tij drejtuar popullit. Fjalët i sollën atij sukses, dhe filluan të përsëriteshin nga ata që pasuan. Antikomunizmi bën mē shumë dëm, e shqetëson në ambjente të mbyllura komuniste. Kritikat ndaj kësaj ideologjie do të hiqen nga fjalori një partie. Në shtyp, gazeta e portale online nuk do të ketë më shkrime që tregojnë sa i keq është komunizmi.
Termi “ligj” ka një kuptim krejtësisht të ndryshëm prej sa zbatohet nga sundimtarët e statistët që nuk ndalen së vjelluri e infektuari aty ku ka njerëz. Zotat ekzekutivë, legjislativë dhe juridikë e krijojnë ligjin me një trill, duke ndryshuar përkufizimin. Një listë fjalësh të tilla si: drejtësi, bashkim, mirëqenie, përcaktojnë tashmë tregtinë, luftën, paratë, titujt e nderit, reformën, të drejtën për të protestuar. Duket sikur qeveria kërkon falje. Por është thjesht ndryshim përkufizimi.
Ekzistojnë tre hapa për të kuptuar origjinën e faljes: Një individ mund të kuptojë lirinë e fituar përmes njohjes së origjinës nga ajo ka ardhur: Nuk ka asnjë konflikt midis Lirisë dhe drejtësisë shoqërore: Vetëm një fe sekrete ose një socializëm mund të nxisë konfliktin pa shkak. Beteja për pushtet është betejë për përkufizime. Duhet mbjellur fara para se të korren frutat. Liria fitojet, nuk falet, nuk vjen por lind. Bima e Lirisë sapo zë rrënjë, rritet me shpejtësi. Njerëzve u ofrohet të imitojnë mjedisin e tyre, ata që nuk nënshtrohen, janë ata që mendojnë vetë. Shpirti i Lirisë, është Shpirt pa kufizime.
Një art i rëndësishëm i politikanëve
është gjetja e emrave të rinj për institucionet të cilat nën emrat e vjetër janë bërë të urryer për publikun. Sot kemi një supë shkronjash për emërtime. Doktrina e Drejtësisë përdoret në vend të censurës; ulja e taksave, për mirëqenie; progresiv, për fashist; liberal, në vend të socialist. Hej, kjo është kënaqësi.
Gjuha politike – për të gjitha partitë politike, – është krijuar për t’i bërë gënjeshtrat të tingëllojnë të vërteta, krimet e vrasjet të respektohen, me ‘to të mburren për t’i dhënë një pamje mbizotëruese ere së pastër të kombit ku jemi pjesë dhe vendit ku jetojmë.
Gjuha politike është një varrim që projektohet për t’i bërë gënjeshtrat të tingëllojnë të vërteta. Policia nuk është e shtetit, por e popullit, duhet t’i shërbejë atij; gjykata nuk është e ligjit, por e drejtësisë ku Ligjet e natyrës dhe të Kushtetutës nuk shkelën. Kleptokracia okupuese dhe statistët që godasin gjyqësorin nuk kanë aspak lidhje me jurisprudencën e vendosur de jure. Fatkeqsisht, gjyqësori është kthyer në zyrë përmbarimi të një filozofie kriminale dhe arbitrare.